Turqia dhe Greqia po kërkojnë të përmirësojnë raportet mes tyre. Ky ishte dhe mesazhi që dha sot Greqia përmes vizitës së sotme të ministrit të jashtëm Nikos Dendias në Turqi.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, u takua me homologun e tij turk, Mevlut Cavugoslu, dhe më pas të dy hipën në një helikopter për të vizituar zonat e prekura nga tërmetet.
Vizita e Dendias shënon vizitën e parë të një ministri evropian në Turqi që nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit.
“Dua të përcjell te udhëheqja turke dhe populli turk ngushëllimet më të sinqerta nga Qeveria e Mitostakis dhe nga i gjithë populli grek për humbjet pas dy tërmeteve shkatërruese”, tha Dendias gjatë konferencës për media në Cavugoslun në Antakia.
“Kjo tregon solidaritetin e popullit grek me Turqinë dhe me popullsinë turke. Greqia është një ndër shtetet e para që ka thirrur Turqinë për t’i ofruar ndihmë pas tërmeteve”, shtoi Cavusoglu.
Cavusoglu kujtoi ndihmën që shtetet i kishin dhënë njëra-tjetrës më 1999, kur Turqia dhe Greqia u goditën nga tërmetet.
“Shpresoj që do të bëjmë përpjekje për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet tona përmes dialogut, që do të zhvillohej në një mënyrë të sinqertë”, tha kryediplomati turk.
Dendias po ashtu tha se “ne nuk kemi nevojë të presim që të ndodhin fatkeqësi natyrore për të përmirësuar raportet tona”, teksa shtoi se ndihma për Turqinë do të vazhdojë.
m.b./dita
