Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana
AktualitetKronike

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana

Published: October 1, 2024
Shpërndaje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Genci Qana. Vendimi për rikthimin e tij në detyrë u mor nga trupa e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare.

NJOFTIM VENDIMI NGA KPA: 

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 50/2021, datë 01.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Qana kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 362, datë 31.03.2021.

- Publicitet -

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 362, datë 31.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Genci Qana.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 01.10.2024.

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Genci Qana u përball në mars te 2021 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshime mbi burimin e ligjshëm për disa prej pasurive të tij dhe denoncime për çështjet që kishte hetuar, përfshi pushimin e hetimeve për një aksident me vdekje në punë. Sipas analizës financiare, Qana rezultonte me një bilanc negativ me  1.4 milion lekë për periudhën deri në vitin 2003 dhe me mbi 2 milionë lekë nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Nga relatimi rezultoi se KPK nuk kishte konsideruar të ligjshme një hua 5 mijë euro dhe 730 mijë lekë të tërhequra nga llogaritë bankare për blerjen e një makine për 14 mijë euro në vitin 2012, duke krijuar një minus prej 1.7 milionë lekë  në burime të ligjshme.

Qana tha se kishte “konsideratë të lartë për procesin”. Ai pretendoi se bilancet negative  vinin për shkak të disa llogaritjeve të gabuara nga KPK dhe kërkoi konsiderimin si të ligjshme të huasë dhe të ardhurave të bashkëshortes, ndërsa kërkoi konfirmimin në detyrë. Ai u hetua nga një trupë e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me anëtare Etleda Çiftja dhe relatore Xhensila Pinen.

Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ’90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 06 tetor 2026
  • Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë
  • Partia “Protesta”
  • SPAK arreston administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
  • Pse reforma e pensioneve do jetë e dhimbshme

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  2. Anonymous on Protestat e banorëve kundër Reformës Territoriale dhe fushata e “mbledhjes së halleve”
  3. Protestusi on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale parashikojnë censurën më të rëndë në media që nga fillimi i pluralizmit
  4. K R on VIDEO: “Hajdut, opozitë e shitur, Berisha në burg”, protestuesit rrethojnë deputetin e PD-së
  5. K R on Shfaqet në videot e skandalit Hila, këngëtarja nga Kosova dorëzon kallzim në Policinë e Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?