Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, lihet në burg daja i Zegjine Caushit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, lihet në burg daja i Zegjine Caushit
AktualitetKronike

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, lihet në burg daja i Zegjine Caushit

Published: November 9, 2026
Shpërndaje

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 52-vjeçarin Bledar Bakaj, i dyshuar për plagosjen e rëndë me dashje të 67-vjeçarit Enver Grëmi dhe për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Vendimi është marrë këtë të hënë nga gjyqtarja Bora Shaholli, pas kërkesës së Prokurorisë së Fierit për caktimin e masës së sigurisë më të rëndë.

Ngjarja që çoi në arrestimin e 52-vjeçarit u regjistrua në fshatin Suk të Roskovecit, ku ai dyshohet se tentoi të merrte sërish me forcë vajzën 34-vjeçare të familjes Grëmi. Përballja me të atin e saj përfundoi në konflikt fizik, ku 67-vjeçari mbeti i plagosur pasi u godit me një mjet prerës, drapër, në këmbë.

- Publicitet -

Por pas kësaj ngjarjeje fshihet një histori edhe më e rëndë, e rrëfyer nga vetë babai i vajzës. Sipas tij, gjithçka kishte nisur disa muaj më parë, kur Bledar Bakaj i ishte afruar familjes me premtimin se do ta ndihmonte për të gjetur një vend pune për vajzën e tyre, e cila vuante nga anemia dhe kishte probleme shëndetësore.

Më 26 maj, babë e bijë shkuan në Spitalin Rajonal të Fierit për një vizitë mjekësore. Sipas pretendimeve të 67-vjeçarit, pas daljes nga spitali, Bakaj e mori vajzën dhe e largoi me vete, duke i thënë të atit se do ta dërgonin me ambulancë drejt Tiranës. Për 45 ditë, familja nuk pati asnjë kontakt me 34-vjeçaren.

Pas rikthimit në banesë, vajza u ka treguar prindërve se ishte mbajtur kundër dëshirës së saj dhe ishte dhunuar seksualisht. Më pas ajo kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje në polici.

Megjithatë, sipas dëshmisë së babait, një natë më parë 52-vjeçari është rikthyer në banesën e tyre në Suk, duke tentuar ta marrë sërish vajzën. Kundërshtimi i të atit solli përplasjen që përfundoi me plagosjen e tij.

Ndërkohë, Prokuroria e Fierit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa Gjykata ka vendosur që Bledar Bakaj të qëndrojë në burg deri më 17 dhjetor 2026, në kuadër të masës së sigurisë së caktuar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, lihet në burg daja i Zegjine Caushit
  • Pas taksës së karburantit, vendoset “vinjeta” për çdo automjet në rrugët kombëtare
  • Zgjedhjet e 9 majit, Florjan Binaj konfirmon kandidimin për Bashkinë e Tiranës
  • Erjoni dhe Eva, plagë që flasin
  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  2. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. drejtesi e munguar on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Fjalë me vend on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  5. Demotakercita on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?