Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kombëtarja i shpëtoi karrierën, shqiptari Sylvinho dhe basti i fituar me kuqezinjtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Kombëtarja i shpëtoi karrierën, shqiptari Sylvinho dhe basti i fituar me kuqezinjtë
Sport

Kombëtarja i shpëtoi karrierën, shqiptari Sylvinho dhe basti i fituar me kuqezinjtë

Published: November 23, 2023
Shpërndaje
FILE PHOTO: Soccer Football - Euro 2024 Qualifier - Group E - Albania v Poland - Air Albania Stadium, Tirana, Albania - September 10, 2023 Albania coach Sylvinho reacts REUTERS/Florion Goga/File Photo

I pajisur rishtazi me pasaportën shqiptare. I vlerësuar me “Shqiponjën e Artë” në Samitin e Diasporës së zhvilluar në Tiranë. Sylvinho po shijon orët e merituara të triumfit, pas kualifikimit të Kombëtares në finalet e Euro 2024.

Emërimi te Shqipëria ishte lëvizja e duhur. Ecuria me Kombëtaren i riktheu në shinat e duhura karrierën si trajner, që edhe pse e praktikonte prej pak kohësh, rrezikonte ta mbyllte pa sukses. Gazeta spanjolle “Sport” analizoi si Sylvinho ishte njeriu i duhur për Kombëtaren dhe se si kuqezinjtë ishin ekipi i duhur për brazilianin.

“Karriera e Sylvinho-s në stol u ndal pas shkarkimit nga Corinthians, në shkurt të vitit të kaluar. Pas stazhit si asistent i Mancinit te Inter dhe Tites te përfaqësuesja e Brazilit, ai kërkonte një eksperiencë të re, teksa punoi për një kohë të shkurtër edhe te Lyon në Francë. Shqipëria e thirri, teorikisht jo një prej detyrave më prestigjioze në panoramën e futbollit europian. Sylvinho bëri një vesh të shurdhër ndaj miqve që e këshilluan të mos e lidhte emrin e tij me Shqipërinë. Mori një vendim me rrezikshmëri të lartë, duke pranuar postin në janar të këtij viti… dhe në fund ia doli”, shkruan media spanjolle.

- Publicitet -

E përditshmja spanjolle e vlerësoi 49-vjeçarin si një trajner emergjent, studioz, këmbëngulës dhe shumë elastik. Mrekullia me Kombëtaren mund t’i hapë dyer të shumta në të ardhmen në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh. Kuotat e  Sylvinho-s në panoramën e futbollit botëror janë rritur dukshëm, duke e shndërruar në një prej trajnerëve të së ardhmes që duhen mbajtur nën vëzhgim.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?