Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kombëtarja udhëton të premten drejt aeroportit të Nishit, masa të forta sigurie në Serbi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kombëtarja udhëton të premten drejt aeroportit të Nishit, masa të forta sigurie në Serbi
AktualitetSport

Kombëtarja udhëton të premten drejt aeroportit të Nishit, masa të forta sigurie në Serbi

Published: October 7, 2025
Shpërndaje

Të shtunën në orën 20:45 kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë në Leskovac, sfidë kjo që vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Dueli nga dy kampet shihet si një finale, pasi rezultati është shumë i rëndësishëm për të përcaktuar ekipin e vendit të dytë në grup.

Shqipëria mban vendin e dytë momental, por tanët kanë një ndeshje më shumë se Serbia dhe pikët janë jetike për ëndrrën amerikane. Nga ana tjetër, veç fushës, në Serbi po mendojnë të bëjnë një organizim sa më të mirë, duke harruar mbrëmjen e 14 tetorit 2014, kur huliganët serbë thyen sigurinë në stadiumin e Beogradit, u futën në fushë dhe dhunuan futbollistët e Shqipërisë.

Kombëtarja kuqezi me Sylvinhon në krye është grumbulluar të hënën në Tiranë, ndërsa një ditë para ndeshjes, të premte, pritet që ekipi të udhëtojë me një linjë direkte nga Tirana për në aeroportin ‘Kostandini i Madh’ në Nish.

- Publicitet -

Pas mbërritjes, ekipi kuqezi dhe stafi do shoqerohen me masa të forta sigurie nga policia serbe, për t’u vendosur në një hotel mes Nishit dhe Leskovacit, qytetit ku do luhet ndeshja.

Po të premte, skuadra ka stërvitjen gjenerale në ‘Duboçica’. Në orën 16:30 të së premtes, Sylvinho dhe me gjasë kapiteni Gjimshiti (ose Hysaj, i vetmi që vijon të jetë në ekip që nga mbrëmja e Beogradit në vitin 2014), do dalin para mediave.

Pas orës 17:00 ekipi do zbresë në fushën e stadiumit ‘Duboçica’ në Leskovac për të zhvilluar stërvitjen gjenerale. Gjatë gjithë itinerarit ekipi do jetë i shoqëruar nga policia serbe, si edhe gjatë gjithë kohës së qëndrimit në hotel.

Edhe të shtunën paradite nuk është programuar asnjë dalje nga hoteli për ekipin tonë. Në orët e pasdites skuadra do i drejtohet sërish Leskovacit për ndeshjen që merr jetë më 11 tetor në orën 20:45.

Ndeshja është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga FIFA, duke dërguar dy oficerë sigurie. Veç zhvendosjes së sfidës nga Beogradi në Leskovac për shkak të frikës nga huliganët dhe klimës së tensionuar politike, Federata Serbe e Futbollit nuk nxorri në shitje asnjë biletë.

6500 tifozët serbë në Leskovac do jenë me ftesa dhe të përzgjedhur, përfshi futbollistë nga akademitë e futbollit. Serbia është e dënuar që këtë duel ta zhvillojë me reduktim të 20 përqind të kapacitetit të stadiumit.

Pas pesë sfidave të luajtura në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Anglia me 15 pikë mban kreun duke lënë pas Shqipërinë me tetë pikë. Serbia me shtatë pikë ndodhet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak. Më pas vijnë Letonia (4 pikë) dhe Andorra me zero pikë.

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  3. K R on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?