Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Komisar Dritan Lame më ka dhunuar”, Nuredin Dumani: I thashë “Mbaje mend…”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Komisar Dritan Lame më ka dhunuar”, Nuredin Dumani: I thashë “Mbaje mend…”
KronikeLajmi i fundit

“Komisar Dritan Lame më ka dhunuar”, Nuredin Dumani: I thashë “Mbaje mend…”

Published: April 8, 2025
Shpërndaje

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë në GJKKO, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të avokatit të Henrik Hoxhajt, Gentian Rumano.

Dumani ka treguar edhe një episod me policin e ndjerë Dritan Lame, që siç tregon i penduari i drejtësisë e ka dhunuar.

“Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu”, ka treguar Dumani.

- Publicitet -

Po ashtu Nuredin Dumani ka deklaruar se porositë për punët që bënte i merrte vetëm kur bëhej pagsa, ose gjysma e pagesës.

Pjesë nga seanca me pyetje pergjigje: 

Gentian Rumano avokati i Henrik Hoxhajt: Si e ke njohur Henrik Hoxhaj?

Dumani: Unë e kam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fush Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm pimë kërcyem ndërsa Henriku ishte në gjumë pjesën dërrmuese të kohës sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht. Unë e  njihja si drogaxhi dhe pijanec.

Avokati: E keni pare me përpara këtij momenti?

Dumani: E kam pare një herë tek lokali i Festim Qolit, ky ishte në kërkim për vrasje ndërkohë. Unë kam vajtur aty sepse me thanë që ka një sherr dhe kam vajtur aty, por nuk e dija që ishte ai Henriku.

Dumani: Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli.

Avokati: Cili ka qenë shkaku që polici Dritan Lame ju ka rrahur?

Në këtë moment SPAK kundërshton pyetjen dhe gjykata pranon qëndrimin e SPAK.

Avokati: Ju keni thënë që kur qëndronit me Henrikun për ngjarjet kur keni marrë pjesë?

Dumani: Po i kemi treguar njeri-tjetrit

Avokati: Konkretisht për cilat ngjarje?

Dumani: Për dy vjet që kam nejt une me Henrikun, i bie të rrime këtu gjatë, një nga ngjarjet që i kam treguar ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër s’më kujtohet për momentin.

Avokati: Nuk mu përgjigjet për pyetjen, i keni treguar Henrikut edhe ngjarje te tjera?

Dumani: Kjo me kujtohet, por kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shume kohe për të folur për ngjarje te shkuara se kishim shume ngjarje neper duar.

Avokati: A keni marre porosi nga ndonjë person, qe ke dashur ta kryesh por nuk e ke realizuar dot?

Dumani: Porositë i merrja kur behje pagesa ose gjysma e pagesës.

Avokati: Ju kujtohet ti keni kërkuar Henrikut , qe doni te kryeni një ngjarje dhe nuk e keni realizuar.

Dumani: Une e quaj tentative kur kam marrë pagesën, por muhabete kot pa lidhje kemi bere ne.

Avokati: E keni deklaruar ne gjykatë të gjitha ngjarjet?

Dumani: Këto që kam deklaruar këtu i keni dëgjuar, i kam deklaruar në vend tjetër.

Avokati: A kanë qene edhe persona te tjerë?

Dumani: Ka qene edhe Festim Qoli, kur ne kemi bere biseda, kemi qene tek shtëpia ime, me vone edhe ne nje dreke ne Peqin, unë Skredi Tase dhe Henrik Hoxhaj.

Dumani: Përpara 2020 kam bërë vetëm në një fshat të Beratit.

Avokati: Si je njohur me Erjon Alibejn?

Dumani: E kam takuar dhe njohur nëpërmjet, Eljo Bitrit dhe me hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë. Eljo Bitri, me tha qe dyshonin se isha unë i përfshire në masakrën e Bradasheshit, e dhjetorit 2018. Pas disa ditësh kam taku kushëririn e Elio Bitrit, ai dinte shumë gjera dhe une ju kam sqaru që skam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun aty ishte dhe Erjon Alibejn por une kisha përshtypjen se ishte me i madh ne moshe, por ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që skam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama në “Ruhr Summit”: Inteligjenca artificiale po bën revolucion administrativ në Shqipëri
  • FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  • Macron drejt fundit të mandatit të dytë, Franca cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor

Komentet e Fundit

  1. K R on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  2. K R on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  3. Sa të ketë Nivica djem - nuk e merrni Kakomen on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. ELA on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Narko Shtet on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?