Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kompania e Elon Musk nuk paguan taksat në Shqipëri, Tatimet e vendosin nën sekuestro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kompania e Elon Musk nuk paguan taksat në Shqipëri, Tatimet e vendosin nën sekuestro
KronikeLajmi i fundit

Kompania e Elon Musk nuk paguan taksat në Shqipëri, Tatimet e vendosin nën sekuestro

Published: January 17, 2025
Shpërndaje

Starlink Albania, kompania që ofron shërbim interneti përmes satelitit është në telashe me zyrën e taksave.

Administrata Tatimore ka vendosur sekuestro mbi kompaninë me përfitues fundor Elon Musk, për shkak se ka detyrime të papaguara tatimore.

“Kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit tatimor”, ardhur nga Drejtoria e mbledhjes se detyrimeve tatimore te papaguara Rajoni Qendror , Tirane , ku eshte kerkuar: Vendosja e masës së sigurimit tatimor mbi pasuritë e tatimpaguesit “STARLINK ALBANIA” pajisur me NUIS (NIPT) M21705037B , duke moslejuar tjetërsimin mbi pasurinë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij subjekti,” thuhet në dokumentacionin e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

- Publicitet -

Starlink është një kompani që ofron shërbim të shpejtë internetit përmes satelitit, pa patur nevojë për lidhje fizike.

Aktualisht kompania është prezente në mbi 70 vende të botës.

Në Shqipëri, ajo është prezente përmes Starlink Albania, e cila është themeluar në maj të vitit 2022.

Aksionet e Starlink Albania zotërohen në masën 100 për qind nga Starlink Holding Netherlands B.V, që ka përfitues fundor miliarderin amerikan Elon Musk.

Sipas të dhënave nga bilance zyrtare të dorëzuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në vitet 2022 dhe 2023 kompania nuk ka patur asnjë të ardhur nga aktiviteti i saj në Shqipëri.

Shërbimi i internetit satelitor që ofrohet nga Starlink funksionon përmes një pajisje të posaçme, e ngjashme me një antentë, e cila ka një kosto rreth 450 dollarë.

Me instalimin e saj, qytetarët ose bizneset mund të abonohen tek kompania Starlink me një tarifë mujore prej rreth 60 dollarësh dhe të kenë shërbim të shpejtë interneti pa kufi.

Avantazhi kryesor i Starlink është se ajo ofron shërbim interneti edhe në zonat më të thella, të cilat nuk kanë infrastrukturë fizike për mbulim me internet.

Edhe pajisja që mundëson shërbimin është e lëvizshme dhe praktike, ndaj mund të merret lehtësisht kudo edhe atëherë kur qytetarëve u duhet të lëvizin./Kapitali.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj
  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?