Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kompania zvicerane MABCO denoncon tentativën për shpronësim dhe bllokimin e paligjshëm të investimit në Aeroportin e Vlorës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Kompania zvicerane MABCO denoncon tentativën për shpronësim dhe bllokimin e paligjshëm të investimit në Aeroportin e Vlorës
Komunitet

Kompania zvicerane MABCO denoncon tentativën për shpronësim dhe bllokimin e paligjshëm të investimit në Aeroportin e Vlorës

Published: January 19, 2026
Shpërndaje

Shoqëria zvicerane MABCO, zotëruese e 98% të aksioneve të kompanisë VIA (Vlora International Airport), denoncon publikisht një skemë të mirëorganizuar që synon shpronësimin de facto dhe de jure të investitorit shumicë dhe paralizimin e një prej investimeve më strategjike në Shqipëri.

Përmes vendimeve të kontestueshme gjyqësore, MABCO-s po i bllokohet çdo e drejtë në shoqërinë ku ajo zotëron pothuajse të gjithë kapitalin, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për sigurinë juridike dhe investimet e huaja në vend.

Shkeljet kryesore të evidentuara:

- Publicitet -
  • Përmbysja e parimeve tregtare: Në një rast të paprecedent, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë i ka njohur një aksioneri minoritar (me vetëm 2% të aksioneve) të drejtën për të bllokuar të drejtat, vullnetin dhe vendimmarrjen e aksionerit që zotëron 98% të kapitalit.
  • Arbitrariteti procedural: Vendimet e gjyqtarëve Fatmir Ndreu dhe Marjana Shegani janë marrë në mungesë të plotë të përfaqësuesve të MABCO-s, pa njoftim paraprak dhe në fshehtësi, duke shkelur parimin e kontradiktorialitetit.
  • Zvarritja e qëllimshme: Ndonëse vendimi i gjyqtares Shegani është dhënë mbi tre javë më parë, pala jonë ende nuk është njoftuar zyrtarisht. Kjo vonesë po përdoret si mjet për të zvarritur procesin e ankimimit në Gjykatën e Apelit.
  • Shpërfillja e hierarkisë gjyqësore: Pavarësisht se Gjykata e Apelit e rrëzoi më parë vendimin e gjyqtarit Fatmir Ndreu, një vendim pothuajse identik është rishfaqur nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm një ditë më pas, duke sfiduar hapur vendimmarrjen e një gjykate më të lartë. Kjo përmbysje e hierarkisë gjyqësore, do të përbënte kudo një rast për të hetuar deri në fund motivet që kanë çuar gjyqtaren në shpërfilljen e vendimit të një gjykate më të lartë.

Alarmi për sigurinë dhe kostoja publike

MABCO thekson se ky ngërç artificial ka paralizuar punimet në Aeroportin e Vlorës. Për më tepër, vijimi i punimeve pa mbikëqyrjen dhe kontrollin e aksionerit shumicë përbën një rrezik serioz për standardet teknike dhe sigurinë e ardhshme të qytetarëve. Ky skenar nuk dëmton vetëm investitorin zviceran, por rëndon drejtpërdrejt mbi qytetarët shqiptarë, të cilët rrezikojnë të paguajnë koston e dështimit të një projekti që duhet të bëhet funksional së shpejti.

Thirrje për ndërhyrje të menjëhershme

MABCO u bën thirrje zyrtare:

  1. Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe organeve të inspektimit të hetojnë menjëherë motivet dhe procedurat e ndjekura nga gjyqtarët e përfshirë.
  2. Institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndalur këtë tentativë për “plaçkitje” juridike të një investitori të huaj.

MABCO mbetet e vendosur të mbrojë investimin e saj qindra milionë eurosh në të gjitha instancat e drejtësisë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të garantuar që ky projekt strategjik të mos mbetet peng i interesave të dyshimta.

DOKUMENTI (KLIKO)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës
  • 20 vatra aktive zjarri në vend, ministri Nufi: 727 forca operacionale të angazhuara në terren
  • SHBA ratifikoi marrëveshjen e huas me Shqipërinë, reagon Ambasada Amerikane
  • Forcimi i lekut – një avantazh që duhet të shfrytëzohet
  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?