Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konfliktet në Lindjen e Mesme në qendër të vëmendjes në Organizatën e Kombeve të Bashkuara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Konfliktet në Lindjen e Mesme në qendër të vëmendjes në Organizatën e Kombeve të Bashkuara
BoteLajmi i fundit

Konfliktet në Lindjen e Mesme në qendër të vëmendjes në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

Published: 27 Shtator, 2024
Shpërndaje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti sot veprimet e shtetit të tij në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë Presidenti palestinez Mahmoud Abbas kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të veprojë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të premten dhe tha se po e bënte këtë me qëllim që të hedhë poshtë të gjitha të pavërtetat, siç tha ai, që kishte dëgjuar gjatë javës nga udhëheqës të vendeve të tjera rreth konflikteve në Lindjen e Mesme.

“Nuk planifikoja të vija këtu këtë vit. Shteti im është në luftë, duke jetuar për jetën e tij. Por pasi dëgjova gënjeshtrat dhe shpifjet që i bëheshin shtetit tim nga shumë nga folësit këtu, vendosa të vija dhe të flisja”, tha zoti Netanyahu.

- Publicitet -

Kryeministri Netanyahu tha se Izraeli dëshiron paqe, por paralajmëroi Iranin, duke thënë “po na sulmuat, do t’ju sulmojmë”. Ai fajësoi Iranin se qëndron prapa shumë problemeve të rajonit. Ndërkohë që zoti Netanyahu po ngjitej tek foltorja, nga audienca u dëgjua rrëmujë.

“Erdha këtu për të folur për njerëzit e mi, për vendin tim, për të vërtetën. Dhe ja ku po u them të vërtetën. Izraeli do paqe… Njëkohësisht ne përballemi me armiq të pamëshirshëm që duan shkatërrimin tonë. Na duhet të mbrojmë veten nga këta vrasës të pamëshirshëm. Armiqtë tanë jo vetëm që duan shkatërrimin tonë, ata duan të shkatërrojnë civilizimin tonë të përbashkët dhe të na kthejnë në epokën e errët të tiranisë dhe terrorit”, tha ai.

Të enjten, nga e njëjta foltore, Presidenti palestinez Mahmoud Abbas foli për mbi 41,000 palestinezë të vdekur gjatë 11 muajve të fundit në luftën ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

“Qindra familje palestineze janë asgjësuar. Mbiemra të tërë familjesh janë fshirë nga regjistrat civilë. Mbi 100 familje nuk janë më në regjistra. Nuk ekzistojnë më. Mijëra kanë vdekur si pasojë e përhapjes së sëmundjeve infektive dhe epidemive, si dhe mungesës së ilaçeve dhe ujit”, tha ai.

Presidenti palestinez nuk përmendi Hamasin, por ai iu referua sulmit terrorist të 7 tetorit, dënoi vrasjen e të gjithë civilëve dhe bëri thirrje për lirimin e të gjithë atyre “që po mbahen” – një referencë e tërthortë për pengjet e rrëmbyera nga Izraeli.

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të veprojë për t’i dhënë fund luftës.

“Ndaleni këtë krim! Ndaleni tani! Ndaleni vrasjen e fëmijëve dhe grave! Ndaleni gjenocidin! Ndaleni dërgimin e armëve Izraelit! Kjo çmenduri nuk mund të vazhdojë”, tha ai.

Diplomatët amerikanë dhe francezë propozuan një armëpushim të përkohshëm për të ulur tensionet pas një valë sulmesh ajrore izraelite në pjesë jugore të Libanit dhe sulmeve me raketa të Hezbollahut në Izrael.

“Lufta nuk është e pashmangshme. Një zgjidhje diplomatike është gjithsesi e mundur. Ditëve të fundit, kemi punuar me partnerët tanë amerikanë për një marrëveshje për armëpushim të përkohshëm prej 21 ditësh që do t’u hapte rrugë negociatave,” deklaroi Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot.

Takimet vjetore të Kombeve të Bashkuara gjithmonë shoqërohen me protesta. Të enjten, ndërkohë që Presidenti palestinez po mbante fjalimin, përkrahësit u mblodhën në afërsi të selisë së OKB-së për të kërkuar armëpushim në Gazë./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën një 60-vjeçar në Tiranë
  • Ambasada e SHBA: Këshilltarët e Ushtrisë Amerikane mbështesin Forcat Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
  • Dasma e Alex Soros bën bashkë personalitetet në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin
  • Shqipëria merr kryesimin e SEECP, Rama: Jemi në qendër të diplomacisë ndërkombëtare
  • Nesër Ministeriali i SEECP në Tiranë, Policia: Ja rrugët ku do të ketë bllokime dhe kufizime

Komentet e Fundit

  1. demo në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
  2. Peshkaqeni i prroit t‘Cycenit në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
  3. xyz në Familjet e Mëdha dhe “Opingat”
  4. Phoenix në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
  5. Phoenix në VIDEO: Balena shfaqet në ujërat e Karaburunit, pamjet e rralla nga ajri
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?