Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama konfirmon ‘spastrimet’ nga partia, Ndreca dhe Spiropali zyrtarisht jashtë PS
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Rama konfirmon ‘spastrimet’ nga partia, Ndreca dhe Spiropali zyrtarisht jashtë PS
Lajmi i funditPolitike

Rama konfirmon ‘spastrimet’ nga partia, Ndreca dhe Spiropali zyrtarisht jashtë PS

Published: November 21, 2026
Shpërndaje
Screenshot

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar dy përjashtimet nga Partia Socialiste, duke iu referuar avokatit të Erion Veliajt Plarent Ndreca dhe Elisa Spiropalit dhe një tjetër personi, të cilët i cilësoi si “të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Tiranë, ku Rama kritikoi ashpër edhe mënyrën e menaxhimit të administratës së Bashkisë së Tiranës.

Në fjalën e tij, Rama iu referua avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, duke deklaruar se ai u drejtohet me shkresa zyrtare strukturave të bashkisë dhe firmos si drejtues politik, duke e cilësuar si ‘një prej dy personave të përjashtuar së fundmi nga PS-ja’.

Rama ngriti gjithashtu shqetësimin për largimet nga puna në administratën bashkiake, duke kritikuar vendime që, sipas tij lidhen me mungesën e mbështetjes për qëndrimet publike të Veliajt apo të avokatit të tij.

- Publicitet -

Kryeministri përmendi rastin e Elona Lalajt, duke kundërshtuar largimin e saj dhe të punonjësve të tjerë për arsye që ai i konsideron arbitrare.

Ai paralajmëroi se Partia Socialiste nuk do të tolerojë drejtues apo punonjës të Bashkisë së Tiranës që zbatojnë vendime të tilla, pavarësisht përkatësisë së tyre politike.

Rama iu drejtua edhe vetë Veliajt, duke deklaruar se nuk mund ta gjykojë për qëndrimet dhe veprimet e tij, por shprehu shpresën që kryebashkiaku të kuptojë se, sipas tij po gabon në raport me kryeministrin dhe Partinë Socialiste.

“Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, dhe të tjerë drejtues e punonjës të bashkisë së Tiranës pse nuk u bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit, nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij. Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga 2 të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi. NUk do të tolerohet më askush që flet dhe sillet me detyrat ndaj popullit dhe kësaj familje si e ëma e Zeqos në majë të thanës. E përsëris, nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe bën, por uroj me gjithë zemër që të kuptojë që është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe PS-në. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do të zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë, qofshin anëtarë të kësaj familje, qofshin shërbëtorë politikë pa parti si Elona Lalaj, apo qofshin edhe qytetarë demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në Bashkinë e Tiranës. E dimë të gjithë që mungesa e kryebashkiakut është një problem shumëplanësh për eurinë e punëve. Këtë do ta zgjidhim në 9 maj me fitoren në ditën e madhe të Europës“, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama konfirmon ‘spastrimet’ nga partia, Ndreca dhe Spiropali zyrtarisht jashtë PS
  • Nis Asambleja e PS-së në Tiranë, Rama: Kryeqyteti prej dy vitesh me ‘kokë të prerë’
  • Veliaj sfidon Ramën nga burgu: PS është kthyer në hordhi privilegjesh
  • Përplasjet në koalicion, Meloni trazon politikën italiane, paralajmëron zgjedhje të parakohshme
  • Trump dhe Xi bien dakord: AI të mos marrë vendime autonome për veprime ushtarake

Komentet e Fundit

  1. Buda on SHËNIM: Emigrimi masiv si faturë e fshehur e moshës së tretë
  2. Buda on Falsifikime si Zvërneci: 16 milionë euro prona të konfiskuara në zonën e Ujit të Ftohtë i përkasin Artur Shehut dhe rrethit të tij
  3. Liria on Pas rënies së turpshme të ambasadores amerikane në Athinë fshihet një histori shumë serioze
  4. Anonymous on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë
  5. Anonymous on Beteja e 17 nëntorit për Tiranën në arkivat amerikane: Një ofertë e heshtur për grusht shteti që u refuzua në fushëbetejë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?