Gjykata e Durrësit caktoi sot masën e sigurisë arrest në burg për vëllezërit Martin dhe Alfred Nikolli, të cilët u përfshinë në një konflikt disa ditë më parë.
50-vjeçari, me detyrë nënoficer sigurie në grupet e shoqërimit, pranë Gardës së Republikës, ka përdorur armën e shërbimit jashtë orarit të punës, gjatë një konflikti në Hamallaj në Durrësit.
Më herët, ministri Taulant Balla, njoftoi shkarkimin nga detyra të punonjësit të gardës
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hidrovor rreth orës 11:30.
Pas dhunës fizike, Martin Nikolli anëtar i njërës prej familjeve në konflikt dhe njëherazi punonjës i Gardës ka qëlluar më shumë se një herë me armën e shërbimit, por fatmirësisht nga të shtënat nuk është lënduar askush.
Konflikti mes dy familjeve që janë kushërinj ka nisur prej disa muajsh për një rrugicë. Sherri i fundit ka nisur për një “pse sheh nga shtëpia jonë?”, që pjesëtarë të familjes Nikolli i kanë thënë Pjetër Kaçit.
Përveç armës së shërbimit, në sherr janë përdorur dhe shkopinj bejzbolli. Në pranga ra edhe Alfred Nikolli, që po ashtu u përfshi në konflikt.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njofton se ndaj Martin Nikollës rëndojnë veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
p.k. / dita

O gjykata mendjethata ?? Po si e perdori kete armen ky Alfred Nikolli se shtiu ne ajer per te ndare sherrin?? Po policia cfare bente apo hante qofte e pinte birra ne ndonje “zgara” ??
Po sikur te ishin vrare e coptuar me shkopa bejzbolli e thika dy grupet e sherrit kush do ta mbante pergegjesine?? Apo meqe shpetuan njehere e nuk pati te vdekur ne rastin e Borizanes, keshtu do ndodhte perseri edhe ne kete rast?? Po pse nuk e dini ju qe edhe me nje goditje grushti ka rene tjetri perdhe i vdekur top ne vend??
Po shkaku i sherrit, kush ishte shkaku..?? Nje turp, hapja e nje rrugice. Edhe kusherinj. Ne token time nuk te le te hapesh rruge ti kusheri, ti vella..!! Se tek toka e rrugices qe do ecesh ti une nxjerr ca domate e ca speca me teper.
E si te mos ikin njerezit pastaj…