Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: UT miraton 5565 kuota pranimi, si ndahen për çdo degë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > UT miraton 5565 kuota pranimi, si ndahen për çdo degë
AktualitetShoqëri

UT miraton 5565 kuota pranimi, si ndahen për çdo degë

Published: March 29, 2023
Shpërndaje

Për vitin e ri akademik 2023-2024 në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, si dhe programin e integruar të ciklit të dytë të studimeve në fushën e Drejtësisë, do të pranohen 5565 studentë të rinj, pjesa dërrmuese e të cilëve do të përzgjidhen në radhët e maturantëve brenda vendit. Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka miratuar vendimin me ndarjen e plotë të kuotave për secilin program studimi të ciklit të parë që zhvillohen në të gjashtë fakultetet që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend.  

Nga kuotat totale të miratuara për këtë cikël studimi, 4752 do të jenë kuota pranimi për kandidatët studentë brenda vendit (konkurrimi në radhët e maturantëve), 270 janë kuota pranimi për kandidatët studentë nga trojet shqiptare, 66 janë kuota pranimi për kandidatët studentë shtetas të huaj, 153 janë kuota pranimi për studentët në radhët e kategorive të veçanta (me statusin e personit me aftësi të kufizuara, statusin e jetimit, si dhe kandidatë studentë romë dhe egjiptianë), 213 janë kuota të rezervuara për kandidatët studentë që do të transferojnë studimet, si dhe 111 kuota për studentët që do të aplikojnë për të ndjekur një program të dytë studimi. Ndarjen e plotë të kuotave e gjeni të detajuar në tabelën në vijim të shkrimit.

Në përbërjen e tij Universiteti i Tiranës janë gjashtë fakultete, përkatësisht: Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Historisë dhe të Filologjisë, Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik ndodhet edhe Filiali i Sarandës.

- Publicitet -

Për të qenë pjesë e garës së konkurrimeve për kuotat e reja të pranimeve të miratuara për çdo program studimi të universiteteve publike dhe private në vend, edhe për vitin e ri akademik 2023-2024, kriteri kryesor që do të duhet të përmbushë çdo maturant apo kandidat tjetër, është mesatarja minimale e studimeve të shkollës së mesme, kufiri i të cilës miratohet nga Këshilli i Ministrave me vendim të posaçëm.

Mesatarja që duhet për konkurrimet e 2023 

Pjesë e garës në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, mund të bëhen kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë, minimalisht me notë mesatare 6.5. Në degët e gjuhëve të huaja janë përfshirë në konkurrim vetëm maturantët dhe kandidatët që kanë pasur mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7. Po ashtu, edhe për degët e mësuesisë në garë mund të përfshihen të gjithë maturantët që kanë mesatare të gjimnazit jo më të ulët se sa nota 7.5.

Kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, minimalisht me notë mesatare 6.5, mund të aplikojnë edhe në programet e studimit të gjuhëve të huaja dhe në programet e studimit  për gjuhë-letërsi , por këta kandidatë pajisen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore me numër të veçantë matrikullimi, i cili nuk i lejon të ndjekin më pas programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë.

Ndryshe nga strukturat e tjera të arsimit të lartë, sa i takon mesatares së konkurrimit, ndër vite Universiteti i Mjekësisë aplikon një mesatare më të lartë. Konkretisht, për të garuar në degët për programet e teknikës dentare dhe higjienist dentar duhet një mesatare mbi notën 7, për degët logopedi, teknik laboratori, teknik imazherie, mami, fizioterapi, infermieri e përgjithshme duhet notë mbi 7.5, për degën e shëndetit publik duhet mesatare e gjimnazit mbi notën 8, si dhe për degët siç janë: mjekësia, farmacia, dhe stomatologjia në garë mund të përfshihen vetëm kandidatët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 8.5 dhe më lart. Për herë të parë, gjatë këtij viti për degën e Mjekësisë së Përgjithëhsme, krahas formulës aktuale të Maturës, si kriter pranimi do të jetë edhe testimi që do të zhvillojë çdo kandidat në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit.

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon: mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.

 

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?