Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konkursomania dhe “grykomania”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Letrat e Lexuesve > Konkursomania dhe “grykomania”
Letrat e Lexuesve

Konkursomania dhe “grykomania”

Published: January 6, 2026
Shpërndaje

Thoma Goga, Korçë

Këto ditë u zhvillua në Korçë konkursi i Letërsisë satiro-humoristike organizuar nga një kompani me presidente F. Nikolla. Interesimi ishte i lartë, nën trysninë e kërkesave të organizatores, e cila donte edhe kallaballëk, për të arritur qëllimin e saj. Erdhën autorë të letërsisë satiro-humoristike nga të gjitha trevat shqipfolëse. Por ndryshimi disa herë i kritereve dhe strukturës së çmimeve, më bindi se ishte paracaktuar fituesi.

Më 15 prill 2025, kur u çel ky konkurs, u shpërnda një komunikatë. Aty thuhej se do të kishte nga një çmim të parë për prozën, poezinë, fabulat (meqënëse ato shkruhen në prozë edhe në poezi) si dhe një çmim për dokumentarin më të mirë. Po atë ditë u prezantua edhe një juri.

- Publicitet -

Duke kaluar javët ndryshuan edhe anëtarët e jurisë, edhe struktura e çmimeve. Kryetari i jurisë F. Toçi, vetëm dy javë para natës finale, nëpërmjet një video zbuloi strukturë tjetër. Ai prezantoi se do të kishte një çmim për veprat në prozë, një për ato në poezi si dhe një çmim për autorin që ka patur aktivitet botimi intensiv vitet e fundit.

Duke ikur e duke u “situr” pjesëmarrësit. Aq sa në natën finale kryetari tha se “do të kishte vetëm një çmim kryesor”. Mirë që nuk tha, se fituesi duhet të jetë me mustaqe, pasi këtë “kriter” vetëm karikaturisti e plotësonte.

Kjo lojë e ulët më kujton një ngjarje të viteve të shkuara. Një kryetar kooperative kërkonte nga brigadieri një dash për ta çuar në ekspozitë për konkurim. Po dashi duhej të ishte… laraman. E meqë në tufë ishte vetëm një dash i tillë, kurorën e meritoi ai dash.

Kështu ndodhi edhe në këtë konkurim, ku fituesi ishte i paramenduar. I njëjti ka fituar një çmim në bienalen e karikaturës vitin e kaluar.  Mbase znj.Nikolla i ka borxhe këtij autori, po jo ta shpërblejë me forma të tilla abuzive. Po ta financonte nga llogaria personale e ta kishte tërësisht privat konkursin, mund t’i jepë mikut të saj çfarë të dojë.

Po e dini ku fle lepuri? Nën emrin e këtij konkursi merren shumë fonde shtetërore nga bashkitë e zonës në qarkun e Korçës apo dhe nga ministria. Favorizimi i paramenduar i personave të caktuar dhe sjellja si pronare e këtyre fondeve, është korrupsion.

Dhe s’është hera e parë që ndodh kështu. Veprime abuzive u përdorën edhe në vitin 2023, në konkursin e dytë, ku çmimin e parë ja dha një miku të babait, që nuk u paraqit fare. Po të ishte baba Niko i “HOSTENIT” gjallë, këto marifete do i vinte në faqen e parë.

Më vjen keq edhe për kryetarin e jurisë, zotin F. Toçi, që shiti personalitetin e tij dhe bëhet palë, duke u bërë pis nga kjo baltë.

Në fund një apel për bashkitë që janë përzjerë në këto mesele. Ju hiqni nga goja e taksapaguesve tuaj për të ushqyer një mashtrim? Mos t’u vijë keq kur të shkoni në dyert e SPAK-ut.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    January 6, 2026 at 5:42 pm

    Organizatorja konkursit mos eshte e bija Niko Nikolles,drejtorit legjendar te Hostenit?
    Kryetari Jurise F.Toci mos eshte botuesi Fatmir Toci?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?