Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontrata 6 milionë dollarë për non gratan e Berishës, media shkruan se SPAK ka nisur hetim kryesisht
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kontrata 6 milionë dollarë për non gratan e Berishës, media shkruan se SPAK ka nisur hetim kryesisht
KronikeLajmi i fundit

Kontrata 6 milionë dollarë për non gratan e Berishës, media shkruan se SPAK ka nisur hetim kryesisht

Published: April 27, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet lidhur me kontratën prej 6 milionë dollarësh që Partia Demokratike ka lidhur me kompaninë amerikane Continental Stategy.

Hetimi ka nisur kryesisht pas publikimit te kontratës në media. Sipas burimeve për Euronews Albania rasti do të hetohet nga një prej prokurorëve të caktuar në Tiranë sa i takon krimeve zgjedhore, megjithëse në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një vepër të tille penale.

Hetimi synon të provoje burimin e parave, mënyrën e pagesës dhe nëse janë zbatuar dispozitat ligjore nga funksionarët e PD.

- Publicitet -

Kontrata e lobimit e Partisë Demokratike në SHBA është firmosur më prill nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka është bërë me kompaninë Continental Strategy.

Vlera e kontratës arrin në 6 milionë dollarë, nga të cilat 3 muajt e parë 750 mijë dollarë janë paguar tashmë. Si garant i pagesës së kësaj shume ka dalë shqiptaro-amerikani Nuredin Seci.

Kompanina Continental Strategy është një firmë konsulence dhe lobimi me bazë në Shtetet e Bashkuara, e specializuar në marrëdhënie me qeverinë dhe strategji politike. E themeluar në fillim të vitit 2022 nga ish-ambasadori dhe përfaqësuesi shtetëror Carlos Trujillo, kjo kompani ka lidhje të forta politike me figurat kryesore të Partisë Republikane në SHBA, përfshirë Katie Wiles dhe Senatorin Marco Rubio.

Në kontratë thuhet se kompania Continental Strategy bie dakord t’i ofrojë PD-së shërbime të marrëdhënieve me qeverinë në lidhje me këtë fushë shërbimesh si krijimi i marrëdhënieve me aktorë kyç në degët ekzekutive dhe legjislative për të lehtësuar zhvillimin e politikave dhe objektivave të saj elektoral dhe qeverisës.

Në një reagim për mediat të shpërndarë nga Partia Demokratike theksohet se shuma e dakorduar për t’u paguar 6 milionë dollar do bëhet nga një fondacion i krijuar nga shqiptarë të Amerikës me emrin “Make Albania Great Again”.

Në harkun e 3 muajve të fundit, kjo është kontrata e dytë që PD-ja nënshkruan me njerëz të afërt të presidentit të SHBA, Donald Trump. Më herët PR-i për fushatën e 11 majit i është besuar kompanisë se Chris Lacivita njëri prej dy strategëve të Presidentit të SHBA në fushatën e zgjedhjeve të fundit presidenciale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Vlora 97 says:
    April 27, 2025 at 3:04 pm

    Mire Spaku se e dine nga i ha krraba po si ka mundesi qe asnje socialist, nuk ben kallzim zyrtar sic ben Bardhi apo ziu e t tjeret???

    Reply
  • rrena i ka kembet e shkurtera says:
    April 27, 2025 at 3:09 pm

    Ne fillim u hodh ne mediat prane Rilidjes me te njejtat tituj se Kontrata ishte per ti hequr Berishes ate non grata.
    Pasi u botua ajo Kontrata e aty nuk kishte asnje fjale fare per ate non grata te Berishes (perpos orekseve te medha te Rilindjes per ta percaktuar keshtu) tashme i mbetet SPAK te kryeje detyren per te verifikuar financimin.
    Por ama, ajo Tollumbacja e pare ”PD paguan 6 milion dollare ne Amerike qe ti hiqet non grata Berishes” plasi me shpejt se c’ishte programuar e kjo eshte dicka e mire. Ne fund te fundit, rrenat i kane kembet e shkurtera.

    Reply
  • xhemilja says:
    April 27, 2025 at 5:49 pm

    Populli yne na paska qene i mallkuar. Keta e vodhen dhe shkaterruan gjithe shqiperine dhe me te drejte DASH i ka shpallur NON GRADA, tani ky paguan 6 milion dollar per te hequr kete njolle me boje te zeze qe i ka bere Amerika ketij, qe te shpetoj vehten, familjen dhe gjitha pasurine qe i ka vjedhur popullit. Ky nuk ka nevoj per lobim, se kete e njeh mire populli se kush eshte, i cili cfare nuk i ka bere ketij populli bashke me banden e tij te hajduteve, i ka vjedhur, i vodhi dhe shkaterroj gjithe pasurite kombetare per interesat e tij, i vodhi gjithe kursimet, i vrau ne Gerdec ne nje biznes faliliar duke perdorur pasurine ushtarake te krijuar me gjakun dhe djersen e popullit. Keto lobimet duhet te ndalohen me ligj dhe kush parti merret me kete lloj biznesi duhet perjashtuar nga gara elektorale, sepse ne i njohim mire kush jane partite tona politike dhe ato qe jane ne krye te tyre dhe nuk kemi nevoj te vijne lobistet nga Amerika apo diku tjeter per te na i prezantuar keta kerma politike, qe kerkojne te sundojn, te vjedhin dhe te vrasin popullin ne perjetesi.

    Reply
  • NATO says:
    April 27, 2025 at 6:09 pm

    Po paguajne rregullisht sipas kontrates La Civitan.

    Reply
  • Agon Dita says:
    April 27, 2025 at 8:13 pm

    Eshte shume e qarte tashme per Ameriken… Topi ne fushen e tyre… Ishte Amerika ajo qe me shume saktesi e emertuan Sali Berishen TE KORRUPTUAR DHE RREZIK PER DEMOKRACINE…Tani Sali Berisha i hyri me SHPATEN E KORRUPSIONIT ne dore ne mes te DEPARTAMENTIT AMERIKAN TE SHTETIT DUKE KERKUAR NE MENYREN ME KORRUPTIVE , TI HIQET VULA E KORRUPSIONIT… Eshte njesoj sikur nje killer te hyje ne shtepine e viktimes me koken e prer ne dore dhe te thote… Jam I pafajshem… TOPI NE PORTEN TUAJ I NDERUARI DEPARTAMENT I SHTETIT AMERIKAN.

    Reply
  • Agon says:
    April 27, 2025 at 8:15 pm

    It is very clear now for America… The ball is in their court… It was America that most accurately called Sali Berisha CORRUPTED AND A DANGER TO DEMOCRACY… Now Sali Berisha entered with the SWORD OF CORRUPTION in his hand in the middle of the AMERICAN DEPARTMENT OF STATE DEMANDING IN THE MOST CORRUPTIVE WAY, TO REMOVE THE SEAL OF CORRUPTION… It is the same as if a killer enters the victim’s house with a severed head in his hand and says… I AM INNOCENT… THE BALL IS AT YOUR DOOR, DEAR AMERICAN DEPARTMENT OF STATE.

    Reply
  • Agon Dita says:
    April 27, 2025 at 8:51 pm

    It is very clear now for America… The ball is in their court… It was America that most accurately called Sali Berisha CORRUPTED AND A DANGER TO DEMOCRACY… Now Sali Berisha entered with the SWORD OF CORRUPTION in his hand in the middle of the AMERICAN DEPARTMENT OF STATE DEMANDING IN THE MOST CORRUPTIVE WAY, TO REMOVE THE SEAL OF CORRUPTION… It is the same as if a killer enters the victim’s house with a severed head in his hand and says… I AM INNOCENT… THE BALL IS AT YOUR DOOR, DEAR AMERICAN DEPARTMENT OF STATE.

    Reply
  • Sul Koburja says:
    April 28, 2025 at 1:28 am

    Spak thjesht te hetoje si eshte bere pagesa prej 750 mije dollare,te tjerat dalin hap pas hapi.Trecerek milion dollarre me nje dore,jo keq per lobistet,pagesa tipike keto nga forca politike mafioze nga vende te botes se trete.Saliu eshte Kadafi shqiptar.

    Reply
  • fery says:
    April 28, 2025 at 7:30 am

    Nqs kriminelet Berisha,Rama e Meta nuk i heton dhe ndeshkon SPAK per arsye te keqeperdorimit te parase per interesa persobale ateher,denimin do ta beje populli shqiprar dhe zgjedhesit me 11 maj me voten e tij hedhe kunder keryre zullumqareve te kombit

    Reply
  • Petriti says:
    April 28, 2025 at 7:43 am

    As PS as Rama ne krye ndonese ne fushate nuk kane bere as gek as mek per kete kontrate te PD ne Amerike.
    C’do kujt pa pasione militanteske duhet ti mjaftoje ky fakt per ta kuptuar se tere kjo corbe eshte gatuar nga mediat sahanlepirese te pushtetit me urdher nga lart per ta ngrene vete pastaj plotesisht si nje sherbim rutine per pushtetin qe e mba ne preher.

    Reply
  • Tellalli says:
    April 28, 2025 at 11:41 am

    Po ç’flet o Petrit ? Rama foli dje në Vlorë për këtë lobim astronomik me 6 milion dollarë . Nuk ja ke vënë veshin .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Greqia nis misionin e parë hapësinor, kush është Adrianos Golemis dhe pse po thuhet se ai është shqiptar?
  • Lufta SHBA-Iran, arrihet dakordësia për armëpushim të përkohshëm, të martën takimi në Katar
  • Në shtet, privat, apo institucione ndërkombëtare, punët që kishin pagat më të larta në 2025
  • Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  • Formula e re e taksës së pronës: Kush paguan më shumë dhe kush përfiton nga zbritjet?

Komentet e Fundit

  1. Xhozi on Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  2. Presori on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  3. nastradini on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  5. Na ruajt zoti on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?