Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontrollet për sigurinë\ Bllokohet 1 traget, 28 varka dhe 5 skafe në Liqenin e Komanit dhe Lumin e Shalës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kontrollet për sigurinë\ Bllokohet 1 traget, 28 varka dhe 5 skafe në Liqenin e Komanit dhe Lumin e Shalës
AktualitetKronike

Kontrollet për sigurinë\ Bllokohet 1 traget, 28 varka dhe 5 skafe në Liqenin e Komanit dhe Lumin e Shalës

Published: July 12, 2023
Shpërndaje

 

Vijon plani operacional policor për kontrollin ndaj mjeteve lundruese që operojnë për qëllime argëtimi dhe lundrimi.

Plani i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me pjesëmarrjen e dhjetëra efektivëve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, Delta Forcën dhe me Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, po kryen kontrolle në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, dhe janë konstatuar shkelje të shumta.

- Publicitet -

Në nisje të këtij operacioni, në vendin ku ankorohen mjetet lundruese në liqenin e Komanit u konstatuan 13 varka artizanale që nuk përmbushnin kriteret e sigurisë dhe nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës.

Në vijim, në hyrje të liqenit të Komanit, u konstatua një traget me mbishkrimin “Rozafa”, për të cilin specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar kanë referuar materialet në Prokurori, pasi u konstatua për herë të dytë, në cenim të plotë të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë.

Gjithashtu, janë konstatuar edhe 5 mjete lundruese skafë, drejtuesit e të cilëve kishin autorizim për përdorim personal, por jo për të ushtruar veprimtari ekonomike si operator turistik. Drejtuesit e këtyre skafëve nuk u lejuan të merrnin pasagjerë në bord.

Nga kontrollet u konstatuan edhe 25 varka artizanale të bregëzuara në pjesë të ndryshme të liqenit të Komanit. Shërbimet e Policisë vijojnë verifikimet për të identifikuar pronarët e këtyre mjeteve, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme për bllokimin e mjeteve lundruese që nuk përmbushin kushtet e sigurisë, për transportimin ditor, për qëllime turistike, të turistëve dhe vizitorëve.

Plani operacional policor i koduar “Lundrim i sigurtë” përfshin kontrolle të imtësishme ndaj të gjitha mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, për të verifikuar pajisjen me dokumentacionin që kërkon ligji për të lundruar, përmbushjen e kritereve për sigurinë e pasagjerëve, pajisjen me autorizim për të ushtruar aktivitet ekonomik, si dhe teknikalitete të tjera të kësaj fushe. Kontrollet ushtrohen nga brigjet e liqenit dhe lumit, si dhe nga sipërfaqet e tyre ujore, me grupe kontrolli dhe me mjete lundruese.

Rreth 2 javë më parë, si rezultat i kontrolleve në liqenin e Komanit, Policia e Shkodrës bllokoi 1 traget dhe 10 varka artizanale. Drejtuesi i tragetit u procedua penalisht, ndërkaq drejtuesit e varkave u ndëshkuan me masë administrative 10 000 të rinj, secili.

Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare apelojnë për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit me varka artizanale dhe me mjete të tjera lundruese, që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve. Gjithashtu, apelojnë për qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë, si dhe iu garantojnë se do të ndërhyjnë menjëherë, për të ndëshkuar konform ligjit, çdo operator ekonomik që duke abuzuar, rrezikon jetën e qytetarëve, vizitorëve dhe pushuesve

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  • Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
  • Mbi 40 gradë Celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
  • Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë
  • Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoresha e Postës me burrin, 675 hyrje në kazino

Komentet e Fundit

  1. Iliada & Odiseja on Çështja Homerike
  2. E on PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  3. 1 on Paratë e pensioneve dhe ndihmës sociale përfunduan në ruletë: Ish-drejtoresha e Postës me burrin, 675 hyrje në kazino
  4. demo on Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  5. demo on Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?