Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Korridori i ndihmës për Gazën përmes Qipros mund të hapet të dielën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Korridori i ndihmës për Gazën përmes Qipros mund të hapet të dielën
Bote

Korridori i ndihmës për Gazën përmes Qipros mund të hapet të dielën

Published: March 8, 2024
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen tha sot se nisma për të dërguar ndihmë në Gazë përmes një porti detar të Qipros, mundësi që Presidenti Biden e përmendi në fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit, mund të nisë të zbatohet që prej së dielës, nëse jo më herët.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtypin me Presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides, zonja Von der Leyen tha se korridori është shumë pranë hapjes dhe se mund të jetë funksional të dielën, ose edhe të shtunën.

Në fjalimin e tij, zoti Biden tha se ushtria amerikane do të drejtonte një mision urgjent për të ndërtuar një port të përkohshëm në Mesdhe në bregdetin e Gazës, ku mund të ankorohen anije të mëdha që transportojnë ushqim, ujë, ilaçe dhe tenda për strehim të përkohshëm.

- Publicitet -

Përmes një deklarate të përbashkët, të shpërndarë sot, Komisioni Europian, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Republiak e Qipros, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan formalisht planet për hapjen e korridorit,

“Korridori detar mund dhe duhet të jetë pjesë e përpjekjeve të qëndrueshme për të rritur dërgimin e ndihmave humanitare në Gazë përmes çdo mënyre të mundshme”, thuhej në deklaratë. “Ne do të vazhdojmë të punojmë me Izraelin për të dërguar ndihmat në rrugë tokësore, duke këmbëngulur në nevojën për lehtësimin e sa më shumë rrugëve të transportit dhe hapjen e pikave të reja të kalimit me qëllim dërgimin e sa më shumë ndihmave tek sa më shumë njerëz”, thuhej mes të tjerash në deklaratë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes
  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet
  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  4. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?