Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Korrupsioni në Sarandë, skema që ndiqnin zyrtarët e arrestuar me ndërtimet dhe legalizimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Korrupsioni në Sarandë, skema që ndiqnin zyrtarët e arrestuar me ndërtimet dhe legalizimet
AktualitetKronike

Korrupsioni në Sarandë, skema që ndiqnin zyrtarët e arrestuar me ndërtimet dhe legalizimet

Published: October 27, 2023
Shpërndaje

 

Ariel Balani, zyrtari i  Drejtorisë së Urbanistikës së Bashkisë Sarandë u arrestua mbrëmjen e së enjtes, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Vetë SPAK, ka dhënë informacion zyrtar këtë të premte në lidhje me arrestimin, ku njoftohet se Balani ka konsumuar veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.

- Publicitet -

Balani, ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit, në vitin 2021 për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit, dy personave të cilët kishin ndërtuar një objekt. Zyrtari u kishte kërkuar 12 mijë euro dhe fillimisht mori 6 mijë euro. Por paratë i ktheu, pasi marrëveshja nuk u realizua.

Ndërkaq, një inspektor i IKMT-së në Sarandë, i identifikuar si shtetasi J.P, në mars të vitit 2020, i ka kërkuar njërit prej dy personave të cilët do të bënin marrëveshjen me Balanin, shumën prej 7.500 eurosh, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil.

Inspektori mori 3000 euro dhe objekti u prish në vitin 2021. Për inspektorin, Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e materialit hetimor të dërguar për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka regjistruar procedimin nr.188 të vitit 2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, rezulton se shtetasit S. D. dhe F. D. janë përballur me një situatë problematike për pajisjen me leje për shfrytëzimin e plazhit në Ksamil ku kishin ndërtuar një objekt. Shtetasi A. B. duke qenë punonjës në Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë Sarandë ka ndërvepruar me shtetasit F. D. dhe S. D., të cilëve iu ka kërkuar 12.000 (dymbëdhjetëmijë) Euro për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek Agjencia Kombëtare e Bregdetit për t’iu nxjerrë lejen e shfrytëzimit të plazhit. Në muajin Korrik të vitit 2021 shtetasi A. B. ju ka marrë këtyre shtetasve shumën prej 6.000 (gjashtë mijë) Euro dhe kanë biseduar që pjesën tjetër do t’ia jepnin kur të nxirrej leja, por më vonë marrëveshja nuk është arritur të realizohej dhe shtetasi A. B. ia ka kthyer shumën monetare.

Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi A. B., ka konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.

Gjithashtu nga hetimi rezulton se shtetasit F. D. dhe S. D. kanë patur probleme edhe në lidhje me një objekt të ndërtuar nga ata në Ksamil, për të cilin kishin nisur procedurat e legalizimit. Gjatë inspektimeve të kryera nga IKMT-ja në vitin 2019 subjekti “F. D.”, është proceduar me masë administrative. Në muajin mars të vitit 2020 shtetasi J. P. me detyrë inspektor i IKMT-së i ka kërkuar shtetasit F. D. shumën monetare 7.500 Euro, për të mos i prishur objektin që kishte ndërtuar në plazh Ksamil, por pasi kanë negociuar ai i ka dhënë shtetasit J. P. shumën prej 3000 Euro dhe nuk i është prishur objekti në vitin 2020 edhe pse ka pasur vendim prishje nga IKMT që prej muajit Shtator të vitit 2019. Nga dokumentacion i administruar nga IKMT rezulton se objekti i shtetasit F. D. është prishur vetëm në datën 07.06.2021.

Sa më sipër, nisur nga hetimet e kryera në kuadrin e këtij procedimi penal, rezulton se ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, shtetasi J. P., ka konsumuar elementë të veprës penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.115 date 25.10.2023, ka vendosur :

1.Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në Burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim A. B., hetuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i katërt i Kodit Penal.

2.Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Arrestit në Burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale ndaj personit nën hetim J. P., hetuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Masat e mësipërme janë ekzekutuar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 26.10.2023.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK e kërkon për mega-aferën AKSHI, Ermal Beqiri arrestohet për spiunazh në Francë
  • Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  • Tragjike: Emigranti dibran humb jetën në det në ishullin grek
  • Zyrtarët e Bashkisë së Divjakës shpallen fajtorë për shkeljet në tendera
  • Avokatët e huaj takojnë Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Dinshunk on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  2. K R on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  3. Vesho on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  4. Iku dekada on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta
  5. dashamires on Raporti i ri i Departamentit Amerikan të Shtetit: Shqipëria, me korrupsion të lartë, krim të organizuar dhe institucione të brishta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?