Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kosova, Macron dhe Scholz i dërgojnë letër Vuçiçit: “Duhet të tregosh gatishmëri për të marrë vendime të vështira”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kosova, Macron dhe Scholz i dërgojnë letër Vuçiçit: “Duhet të tregosh gatishmëri për të marrë vendime të vështira”
KosovëKryesore

Kosova, Macron dhe Scholz i dërgojnë letër Vuçiçit: “Duhet të tregosh gatishmëri për të marrë vendime të vështira”

Published: September 4, 2022
Shpërndaje

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz thanë më 4 shtator se normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor.

Ata thanë se kanë ngarkuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme dhe siguri, Jens Plettner dhe Emmanuel Beaune, për t’i ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, njoftoi Presidenca e Serbisë më 4 shtator, transmeton agjencia e lajmeve Beta.

Macron dhe Scholz thanë në një letër të përbashkët drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, duhet të bëhen përpjekje më të forta që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet.

“Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër.

Macron dhe Scholz i kanë bërë thirrje Vuçiqit që të tregoj vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet mes dy vendeve.

“Tensionet e fundit kanë treguar se urgjentisht nevojiten hapa konstruktivë, si në nivel praktik ashtu edhe në atë politik”, thuhet në letër.

“Ne sugjerojmë që këshilltarët tanë, së bashku me Miroslav Lajçak, të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, për të shqyrtuar mundësitë për të çuar përpara procesin”, thuhet në letrën drejtuar Vuçiqit.

- Publicitet -

Më 27 gusht, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve.

Kosova dhe Serbia kanë marrëveshje për lëvizje të lirë prej vitit 2011. Serbia e ka zbatuar atë menjëherë dhe për 11 vjet u ka lëshuar qytetarëve të Kosovës këtë lloj dokumenti. Kur Qeveria e Kosovës ka vendosur ta zbatojë këtë pikë të marrëveshjes më 1 gusht, serbët në veri të Kosovës kanë rritur tensionet përmes vendosjes së barrikadave.

Qeveria e Kosovës ka shtyrë më pas zbatimin e vendimit për 1 shtator, mirëpo ndërkohë palët janë marrë vesh për moslëshimin e tyre.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur 11 vjet më parë. Kosova insiston që dialogu për normalizim të marrëdhënieve të përmbyllet me njohje reciproke në mes të të dyja vendeve. Serbia, në anën tjetër kërkon “zgjidhje kompromisi”.

i.b. / dita

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Te tille jini , sa here qe hapni gojen says:
    September 4, 2022 at 4:20 pm

    Ky eshte rezultati i “Litarit mbi varr ” qe lane francezet , kur mbaroi lufta e Kosove ata kerkuan me kembengulje qe pjesa veriore e Kosoves te lihej nen kontroll te forcave ushtarake francize . Vete gjenerali famekeq francez e pohoi boterisht se , ishte pikerisht ai qe vendosi piketat tek ura ne Mitrovice e lart te mbeteshin nen kontrollin serb . Atehere , perse investoi NATO per clirimin e Kosoves nga pushtimi serb ? ! Francezet dalin fare zbuluar me p[oshtersine e tyre ne favor te Beogradit e Moskes , si puna e budallait qe hodhi nje gur ne lume , por jane me qindra te mencem e me dekada te tera qe nuk do te mund ta zgjidhin kete katrahure te qellimeshme e kedashese per vete BE – ne !. Tani qe po u vjen veza ne bythe , psikopati Macron i lutet Serbise qe te ndreqe felliqesite e parardhesve te tij , edhe pse realisht eshte ne te njejten linje !

    Reply
  • Sos says:
    September 4, 2022 at 6:15 pm

    MIKRONI I VOGEL
    E DREDH SI JEVGJITKE
    GJERMANI NGAPAS
    I BEHET LEPITKE

    TE DONIN KOSOVA
    TE BEHEJ VERTETE
    SERBIN KISHIN NGRITUR
    ME KEMBE PERPJETE

    FATI I TE VOGLIT
    DERE HEKURI PERHERE
    KA QENE E DO JETE
    TE MEDHENJTE SEKSERE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare aktivistja dhe ish-deputetja e Kosovës
  • Vendimi për Veliajn, Rama: Rasti i tij është unikal në Europë, kostot e këtij eksperimenti po i paguajnë qytetarët e Tiranës
  • Rekord historik në Japoni, mbi 100 mijë persona kanë kaluar moshën 100 vjeç
  • Policia jep njoftim zyrtar për tubimin e djeshëm te “Zogu i Zi”: Arrestohen 12 persona
  • Shtyhet CENSI i Bujqësisë, ja kur do të nisë regjistrimi i sektorit bujqësor dhe blegtoral

Komentet e Fundit

  1. Lola on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. demo on GJKKO rrëzon kërkesën e Metës, ish-presidenti do vazhdojë të mbahet në arrest me burg
  3. bilivideos.cc on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  4. Berlin on Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn
  5. Berlin on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?