Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kredi me zero interes për shtëpi, si do të ndahen 300 kuotat për administratën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kredi me zero interes për shtëpi, si do të ndahen 300 kuotat për administratën
AktualitetKronike

Kredi me zero interes për shtëpi, si do të ndahen 300 kuotat për administratën

Published: July 26, 2024
Shpërndaje

Për të dytin vit radhazi janë hapur aplikimet e punonjësve të administratës publike për të përfituar kredi të lehtësuara për banesa, bazuar në Ligjin nr. 22/2018, “Për strehimin social”, të ndryshuar.

Këto aplikime do të jenë të hapura deri në datën 14 gusht 2024. Kështu ka deklaruar ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka theksuar se në bazë të vendimit të 19 qershorit 2024 të Këshillit të Ministrave, janë 300 kuota për kredi të lehtësuara për administratën publike, ku përfitues do jenë arsimtarë, mjekë, infermierë, policë, ushtarakë, punonjës të gardës, veterinerë, etj..

“90 nga kuotat do të jepen për Ministrinë e Brendshme, 90 për Ministrinë e Mbrojtjes, 30 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 30 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, 45 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 15 për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Dy ditë më parë solla në vëmendje rastin e Florinit, punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Shkodër, bashkëshort dhe babai i një djali. Me hapjen e mundësisë për kredi me zero interes për banesa vjeshtën e kaluar, inspektori aplikoi dhe në përfundim të procedurave bleu një banesë ku jeton prej muajsh bashkë me familjen e tij. Kemi po ashtu rastin e doktoreshë Blertës, bashkëshortit dhe dy binjakët e sapoardhur në jetë, e cila rezultoi fituese nga faza e parë e programit të kredive”, – tha Spiropali. Më tej, ajo shtoi se aplikimi kryhet “online” përmes portalit unik “e-Albania” dhe do të qëndrojë i hapur deri në 14 gusht.

- Publicitet -

“Kjo do t’u mundësojë punonjësve të administratës aplikim të shpejtë dhe të lehtë, me një procedurë që përfundon në pak minuta. Si qeveri jemi të vendosur për t’i dhënë mbështetjeje afatgjatë familjeve të reja të atyre që i shërbejnë pa u lodhur qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, – u shpreh ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

VENDIMI I PLOTË

Punonjësit e administratës publike do të mund të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes, pas skemës mbështetëse të miratuar nga qeveria. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar kriteret, ndërsa për vitin 2023 janë hapur vetëm 300 kuota. Përfituesit e kredive me 0% interes janë tre kategori, punonjësit e sistemit shëndetësor publik, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ushtarakët e Forcave të Armatosura. Për secilën nga kategoritë janë të disponueshme 100 kuota.

Efektivët e policisë dhe ushtarakët e FA që të përfitojnë nga kredia është kusht që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile. Sa i përket kritereve të tjera, që të marrin kredi me 0% interes, ata nuk duhet të kenë banesë në pronësi, ose banesa në të cilën jetojnë ka rrezik për shembje, rrezikojnë të mbesin të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, apo banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi. Po ashtu sipas VKM thuhet se policët Forcat e Armatosura do mund të marrin kredi edhe në rastet kur banesa ku banojnë prishte ose përjashtohet nga procesi i legalizimit, për shkak të investimeve publike.

Të njëjtat kritere vlejnë edhe për mjekët, ndërsa mund të aplikojnë vetëm ata që plotësojnë katër kushtet e vendosura nga qeveria. Konkretisht, mund të aplikojnë ata mjekë që janë punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar, mjekët që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit ose në zona rurale apo qendra sekondare apo terciare. Po ashtu nga kjo skemë mbështetëse do të përfitojnë edhe studentët që kanë nënshkruar marrëveshjen e re përmes së cilës do t’i duhet të punojnë për 5 vite në Shqipëri.

“Në rast se rezultojnë më shumë kandidatë me pikë të barabarta sesa kuotat e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, përzgjedhja e tyre do të realizohet sipas sistemit të pikëzimit, të përcaktuar nga vetë institucioni përfitues. Punonjësit e administratës publike përfitues përfitojnë kredi me interes 0%. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare|,-thuhet në Fletoren Zyrtare.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?