Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krerët e dy prej agjencive më të mëdha në botë të spiunazhit: Bota, më e kërcënuar se kurrë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Krerët e dy prej agjencive më të mëdha në botë të spiunazhit: Bota, më e kërcënuar se kurrë
BoteLajmi i fundit

Krerët e dy prej agjencive më të mëdha në botë të spiunazhit: Bota, më e kërcënuar se kurrë

Published: September 7, 2024
Shpërndaje

Rendi ndërkombëtar botëror është i kërcënuar në një mënyrë që nuk e kemi parë që prej Luftës së Ftohtë. Paralajmërimi është bërë nga krerët e shërbimeve amerikane dhe britanike të inteligjencës, CIA dhe MI6.

Krerët e dy prej agjencive më të mëdha në botë të spiunazhit kanë deklaruar se të dyja vendet që përfaqësojnë qëndrojnë së bashku për t’i bërë kontrast politikës së sertë të jashtme të Rusisë dhe luftës së Putin në Ukrainë.

Në një artikull të përbashkët të publikuar në “Financial Times”, drejtorët Uilliam Bërns dhe Sër Riçard Mur janë shprehur se e panë luftën në Ukrainë që po afrohej dhe mundën të paralajmëronin komunitetin ndërkombëtar, pjesërisht duke publikuar sekrete në ndihmë të Kievit.

- Publicitet -

Ata kanë deklaruar gjithashtu se një punë e madhe po bëhet për të “penguar fushatën e papërgjegjshme të sabotazhit” të ndërmarrë nga Rusia në Evropë, për të çtensionuar konfliktin Izrael-Hamas dhe për të asgjësuar rilindjen e Shtetit Islamik.

“Nuk ka asnjë dyshim se rendi ndërkombëtar botëror, ai sistem i balancuar që çoi drejt paqes relative dhe stabilitetit që solli rritjen e standardeve të jetesës, mundësive dhe prosperitetin, është nën një kërcënim të cilin nuk e kemi parë që prej Luftës së Ftohtë”, kanë thënë njëzëri dy drejtorët në artikullin e përbashkët.

Sipas tyre, një nga mënyrat e paprecedenta të kërcënimit me të cilin përballen të dyja vendet është lufta në Ukrainë, e cila ndodhet në vitin e tretë.

“Vazhdimi i kursit të nisur është më jetik se kurrë”, kanë thënë Mur dhe Bërns, duke shtuar se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë dhe se presidenti Putin nuk do t’ia arrijë qëllimit të tij.

“Përveç Ukrainës, ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të frenuar fushatën e papërgjegjshme të sabotimit të ndërmarrë nga inteligjenca ruse në Evropë dhe përdorimin cinik që ajo i bën teknologjisë, për të përhapur gënjeshtra dhe keqinformim, për të ngritur barriera mes nesh”, kanë vijuar krerët e agjencive të spiunazhit.

Ata kanë paralajmëruar më tej se, të dyja shërbimet e inteligjencës shohin edhe rritjen e Kinës si sfidën më të madhe gjeopolitike të shekullit dhe kanë shtuar se janë riorganizuar për t’i kushtuar vëmendje këtij problemi.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht
  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?