Nga Migena Aleksi
Botuar në DITA
Të kthehet apo jo dënimi me vdekje? Në sfondin e krimeve që po shtohen dita ditës, dilema është mjaft tunduese. Të mos harrojmë se ne kemi edhe një dukuri tjetër si gjakmarrja që është një krim mjaft turpërues për ne, përveç të tjerash.
Krimi i sapo ndodhur, por edhe shumë të tjerë, provojnë se dënimi me vdekje ekziston në Shqipëri. Nuk ekziston si drejtësi por ekziston si padrejtësi, si krim. A duhet t’i përgjigjet shteti vdekjes me vdekje si në kohën e Hamurabit?
A mundet që drejtësia që nuk vret, pra pa dënim me vdekje, të mposhtë dënimin me vdekje si krim, si padrejtësi? Këto janë dilemat.
Por kthimi te dënimi me vdekje, sado tundues, është një kthim i frikshëm prapa. Besoj se ka ende shumë për të bërë për ta shmangur këtë regres së qenuri akti i fundit shpëtimtar. Edhe për faktin se ne nuk e kemi parë akoma në veprim drejtësinë që nuk dënon me vdekje, pra që nuk vret.
Por çfarë kemi parë? Kemi parë një “drejtësi” të korruptuar që fsheh provat e vrasjeve duke bërë që në qarkullim të ketë kriminelë të shumëfishtë që i kanë duart të lira me gjakun e kushedi se sa jetëve të marra. Shpresën për një luftë të suksesshme kundër krimit të vrasjes e shoh akoma te një pushtet drejtësie që nuk është krijuar akoma. Dhe mendoni sa e rrezikshme do të qe për jetën e njeriut të vendosësh dënimin me vdekje në një shtet ku nuk ka drejtësi.
Ka shumë që mendojnë se ky lloj dënimi do ta ulte kriminalitetin. Është vështirë ta thuash. Ka raste kur rivendosja e dënimit me vdekje nuk ka sjellë ndonjë rënie të shënuar të krimeve të rënda. Krahasuar me gjendjen e sotme të korrupsionit kur vrasësit arrijnë të shijojnë lirinë duke blerë prokurorë e gjykatës, pa tjetër që do të sillte rënie. Por siç e thashë më sipër, para se të vijmë te domosdoshmëria e keqe e rikthimit te dënimi me vdekje, shqiptarët duhet të provojnë më parë një situatë me një drejtësi që nuk fal vrasësit.
Të mos harrojmë se heqja e lirisë përjetë, është për njeriun një nga dënimet më të rënda. Zbatimi i një ndëshkimi të tillë për vrasësit, mendoj se do të sillte rënie të kriminalitetit. Ndoshta po aq sa një rikthim te dënimi me vdekje. Por që kjo të provohet, duket ngritur një pushtet i pa korruptueshëm drejtësie. Deri atëhere mendoj se nuk kemi të drejtë të bëjmë hapa prapa drejt dënimit me vdekje.
Ç’ është kjo pyetje e çuditëshme, a duhet kthyer dënimi me vdekje?!! Njerëz mos nuk e shikoni që dënimi me vdekje ekziston, kemi dënime me vdekje çdo ditë por jo më si dikur nga gjykatat por dënimet i vendosin kriminelët dhe i ekzekutojnë po ata vetë dhe “dënohen” prej tyre edhe njerëz të pafajshëm si banakjerja e shkretë para tre ditësh.
Po të kishte drejtësi dënimi me vdekje duhet vendosur urgjentisht duke ja hequr këtë akt të marjes së jetës kriminelëve por,
sa herë që ndoth ndonjë ekzekutim nga kriminelët, policë, prokurorë, gjykatës fërkojnë duartë të lumtur dhe pregatiten që të fitojnë miljonat sikurse po fitojnë për çdo krim që bëhet. Joooo……, drejtësia e sotme nuk do kurrë të rivendoset dënimi me vdekje me ligj sepse duke ja lën në dorë “dënimin me vdekje” kriminelëve e kanë kthyer krimin e vrasjes në minierë floriri për të gjithë, policë, prokurorë dhe gjykatës.
Po të mos kishim një kryeministër vagbond që shprehet për krimin e vrasjes “hëngshin kokat me njeri tjetrin”, po të mos kishim ministër të drejtësisë Ulusi Manjën që duhet të ishte në burg si subjekt e krimit të flliqur zgjedhor të tërmetit elektoral në Dibër, po të mos kishim ministër të brëndshëm një qofte që as shuan as ndez, dënimi me vdekje do të vazhdoj dhe gjykatësit dhe ekzekutuesit do të jenë Dan Hutrat, ndërkaq policët, prokurorët dhe gjykatsit që duam numrojnë miljonat që fitojnë për çdo krim dhe
të jeni të sigurtë që po të dënoheshin me vdekje me ligj të shtetit kriminelët vrasës do të vendosej qetsia sikurse ndodhi për nja dy vjetë mbasi vrasësit horror të Libofshës u ekzekutuan me vdekje por ……..
do t’na ngeleshin policët që duam të Çuçit, prokurorët që duam dhe gjykatësit që duam të Manjës fukarenjë more aman dhe
po të ishin policë, prokurorë dhe gjykatës shërbëtorë të denjë e të përkushtuar të drejtësisë dhe me ligj vrasësit do të ekzekutoheshin me vdekje do të dilte një problem,
me kohë edhe Sali Berisha, edhe Fatos Nano, edhe Ilir Meta edhe sa të tre së bashku në poshtërsit, vagabondi Edi Rama do të ishin ekzekutuar me kohë për krimin e vrasjes jo të një, dy, tre…..vetave por për krimin horror të vrasjes së një kombi të tërë.
Ja pse dënimi me vdekje vazhdon të ekzekutohet për ditë nga “gjykatsit” Dan Hutra nën bekimin e kombvrasësve Sali Berisha , Ilir Meta dhe Edi Rama që kan frikë nga dënimi me vdekje me ligj nga drejtësia e vërtetë e gjykatsëve të ndershëm , jo gjykatës të drejtësisë së kriminelit zgjedhor Ulusi Manja.
Qe neser !!!!! Jo pushkatim varje !!!!
Ore , sikur po me kujtohen fjalet e atij qofte-largut te tufezave qe na thoshte se “sistmi i borgjezise mbarset me interesin e fitimit personal dhe pastaj sigurisht pjell krimin si kopil kudo qe te mundet neper rruge dhe deri perpara zyres bankare ” . Apo mos nuk thoshte keshtu dhe une them budallalleqe te kohes qe ka vdekur ?
Po daleni more se nuk jemi vrare aq sa duhet , se po te rikthehet denimi me vdekje i krimineleve na i mbyll porten Europa qe mezi po na pret , apo e di gabim une ?!
Ndersa une kam nje mendje tjeter : Te filloje procedurat lehtesuse ne Kuvendin Popullor qe kriminelet te mund te eksportohen jashte shtetit tone He si thoni , nuk eshte mendim i mire ?!!! Ose ti paguajme ne qe ata te jetojne jashte Shqiperise dhe ne shpetojme nga vrrasjet jo vetem si meshkuj por edhe femrat
Denimi me vdekje? Joooo, Vetingu u realizua, Drejtwsia u vendos, demokracia ecen perpara! Ja, ajo nena lehone e shkrimit tjeter, per shkak gjobe dhe probleme pagesash per punen e femijes, u burgos dhe do rri ne burg per disa vjet, si fajtore qe eshte! Ndersa ata vrasesit e shkrete, si te penduar qe jane, do dalin menjehere nga burgu! Rrofshin miqte tane, qe vendosen drejtesine e ligjit!
Dënimi kapital u hoq në Shqipëri që në vitet e para të ardhjes së demokracisë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe ishte një akt normal i një shoqërie të lirë demokratike si dhe një reminishencë e mijëra dënimeve me vdekje me e pa gjyq në kohën e diktaturës komuniste. …Skënderbeu e ka thënë shkurt dhe qartë: “Kush ngre shpatën, prej saj duhet të bjerë.”
Antiteza: Shumë organizata dhe “teoricienë” na bëjnë dhe sofizma për mendimin tim se, thonë ata, “Zoti ta jep jetën dhe vetëm ai mund të ta marrë”!” Këtij kundërshtimi ndaj zërave të shumtë për rikthimin e dënimit me vdekje mund t’i përgjigjemi me argumente të tjera të forta edhe më të shkoqitura më poshtë:
Së pari, me fjalën e urtë të popullit si argument i parë” “Pësimi të bëhet mësim” me kuptimin që ai që e mendon ta bëjë një krim (Ky s’e ka frikë Zotin), duhet ta ketë në mendje nenin përkatës të ligjit që thotë: “Po vrave, do të të vrasë Kushtetuta, dhe organet e drejtësisë së shtetit”.
Së dyti, duke rikthyer për një kohë të caktuar dënimin kapital, do të ulej në mënyrë drastike numri i vrasjeve dhe i krimeve të rënda, përndryshe kurba e krimeve do të shkojë në ngjitje, sepse riedukimi si mjet është fakt se nuk ka vepruar pozitivisht, përkundrazi.
Së treti, duke ndëshkuar me barazi të jetëve njerëzore Drejtësia e shtetit, nuk do të ketë shkak të vetëgjyqësisë me e pa Kanun, siç po ngjet dita-ditës.
Së katërti, organet e drejtësisë, prokuroria, hetuesia, gjykatat si dhe avokatët t’i kenë duart e lira dhe të kenë siguri jete për vete e familjet që kriminelët e dorasit të dridhen para ndëshkueshmërisë së ashpër të mjeteve të ligjit. Përfundimi: Rikthimi i dënimit me vdekje për krimet e rënda do të ishte një mjet efikas e i tmerrshëm mbi ata që kanë bërë dhe bëjnë vrasje makabre, të cilat njollosin dhe emrin e mirë që ka pasur vendi e populli ynë si vend i sundimit të njerëzve me karakter të fortë dhe me virtyte të shquara e të vlerësuara në botë.
Ne vitet 1945-1946, kur shteti sapo ishte formuar ne disa vise te Shqiperise filloi ashper gjakmarrja me mendimin se : “Shume shpejt do te thyejne qafen komunistet!” Ne Diber kjo situate e vuri pushtetin ne zgrip te ekzistences. Rastesisht Haxhi Lleshi te pazari i Shupenzes merr vesh se aty kishte mbetur i vrare nje nga Kurtbegu prej dores se nje nga Gjorica. Haxhi Lleshi nxjerr nga xhepi nje shami dhe ia vendos mbi fytyre te vrarit dhe urdheron: “Te kapet Z. K. dhe sot nje jave te behet gjyqi ketu ne kete vend.”
Dhe e verteta eshte qe vrasesi u kap dhe u denua nga gjyqi me varje. Ekzekutimi u be ne pazar. Haxhi Lleshi tha vetem kete fjali: “Kush do te vrase si ky i varuri do ta pesoje!”
E verteta eshte se ne Diber u shuan vrasjet dhe u be pajtimi i gjaqeve, madje sipas Kanunit…
Kush planifikon vrasje dhe i kryen duhet te vritet.
Denimi me vdekje eshte gjeja me normale ne nje shoqeri njerezore, kur ajo kthehet ne bashkesi gjallesash, pastaj ky denim kthehet ne privilegj per kriminelin. Bashkesia e soteme demokratike bie ne kundershtim me vendimet e saj mbi lirine dhe te drejtat e njeriut se nuk i mbron por i varros dhe fajin e ka viktima. Por si po shikojme, ashtu si ne te gjitha fushat e jetes soteme, njerezit jane te denuar pa u burgosur, ndersa ata qe drejtojne e udheheqin jane padronet e botes qe s’u preket asgje dhe kjo sa vjen e thellohet deri aty sa njeriu nuk e zoteron me dot veten e tij por eshte kthyer ne nje skllav modern pa zinxhira hekuri, por me zinxhira te padukshem qe jeta e tij eshte e rrezikuar ne çdo moment. Uroj qe bota te ndryshoje, por kjo arrihet vetem kur ekonomi e tregut qe fuqizohet nga krimi, te zhduket.
Ishte dobic,o qofte largu,prandaj vriste te pafajshem me gjyq e pa gjyq.
Ay dobici vriste per kenaqesi,jo per drejtesi.
Denimin me vdekje e kishte dhe Zogu,por drejtesi e tij varte ne litar ata qe vrisnin.
Ay qe ti i ke harryar emrin vriste per kenaqesi,per te plotesiuar planin dyvjecar,pesevjecar, ata,qe ishin diplomuar,qe e kishin pare shtrember.qe i kishin share anene,i kishin dhene borxhe,qe nuk pranuan te martohen me Sanon,Ne fund vrau edhe te gjithe ekzekutoret qe zbatuan urdherat e tij,,pse Ata kishin ndermend te rronin pas tij.
E para, ti Zani Burimi ia ke fut kot kur ia atribuon Skenderbeut ate thenien “Kush nxjerr shpaten, nga shpata do te vdese”. E ka thene Jezu Krishti. Thjesht per hir te saktesise.
E dyta, DENIMI ME VDEKJE, me falni or zoterinj qe kujtoni se po te rivendoset denimi me vdekje gjerat rregullohen. Ju harroni qe edhe denimin me vdekje do ta japin po ata gjyqtare qe sot i lirojne kriminelet, keshtuqe po te vendeoset denimi me vdekje gjyqtaret do te kene mundesi te fitojne me shume para. Nqs tashti kriminelet paguajne qe te lriohen nga burgu, do te detyrohen te paguajne qe te mos denohen me vdekje. Si thoni ju o mendjendritur per cilen nga keto paguhet me shtrenjt? Tjetra, ndodh qe te merren vendime te gabuara dhe te denohen njerez qe nuk kane para dhe qe nuk e kane kryer krimin per te cilin akuzohen. Nqs me vone provohet se jane te pafajshem por nderkohe i kane pushkatuar, si thoni ju mendjendritur, a mund te kthehet mbrapsht vendimi. A ka gjykates qe ia kthen jeten atij qe shteti e ka vrare padrejtesisht?
E kuptoj shume mire qe indinjata ndaj krimineleve qe madje nuk kane asnje lloj turbullimi per ta pranuar krimin qe kane kryer eshte e madhe, por ja qe asgje nuk zgjidhet me magji. Burgimi i perjetshem eshte edhe me i tmershem se denimi me vdekje, puna eshte tu jepet nga gjykata styre qe e meritojne. Pra problemi nuk qendron a rivendoset apo jo denimi me vdekje, problemi qendron tek pastertia e sistemit te drejtesise.
Ne se do te jete denimi me vdekje,me pak te vdekur do kete vendi! Ne kohen e Enverit ,gjakmarrja shkoi ne Zero,sepse vetem shteti denon me burg ose me vdekje! Ne se kete e bente individi,e kishte te sigurt vdekjen e tij. Sot krimineli vret,sepse ai nuk do vritet: Do jetoje dhe do shpresoj!
Enveri vrau kundershtaret e tij politike dhe jo te tjeret keshtu qe nuk eshte per tu marre si shembull. Si shembull e marrin vetem besniket e tij qe i kane sherbyer me besnikeri,qe zbatonin urdherat e tij qorrazi, qe na denonin edhe per nje mendim te pa çfaqur akoma,per nje antene televizori dhe tani i vjen keq sepse i duhet te punojne ne vend qe te spiunojne apo torturojne.