Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KRIMI DHE POLITIKA
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > KRIMI DHE POLITIKA
AnalizaLajmi i funditopinion

KRIMI DHE POLITIKA

Published: July 10, 2024
Shpërndaje
_upscale

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

 

- Publicitet -

Disa nga përgjimet e bëra tashmë publike, pra, të njohura për të gjithë, për shfaqin një gjendje të rënduar të politikës shqiptare, gjithnjë të lidhur me krimin, bandat e organizuara, figura të njohura të botës së nëndheshme, ndikimin e tyre në jetën politike, deri në dëshirën e fuqishme për të qenë pikërisht ato, bandat, sunduese të politikës.

Nga bisedat e bëra në një aplikacion të zbërthyer tashmë, dy figura të njohura të botës së nëndheshme në Shkodër, pikërisht në kohën kur ish ministri Beqaj emërohet si i deleguar politik i PS në qarkun e Shkodrës, bëjnë çdo gjë të mundur që të sundojnë mbi forcën e tij politike, shantazhojnë militantë të zgjedhur, quajnë fyerje të madhe që nuk janë pyetur për një gjë krejt të zakonshme, anatemojnë të deleguarin, dhe, në fakt, ia arrijnë që herë pas here të shfaqin forcën e tyre. Të mësuar për të bërë ligjin në një botë të errët, duan me çdo kusht dhe në çdo mënyrë që një forcë e caktuar politike të jetë e nënshtruar ndaj saj.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në krahun tjetër të politikës. Nganjëherë është shkuar edhe më larg se kaq. Përmes presionit të bandave janë emëruar deputetët e ardhshëm, janë hequr nga listat të pabindurit, nuk janë pranuar figura të shquara të mendimit politik dhe qytetar, si ishte rasti i Gilman Bakallit, janë larguar njerëz të ditur, si Romeo Gurakuqi për të ardhur anonimë , janë ngritur dosje fantazmë, që , edhe pse ishin të stisura janë afishuar pa asnjë droje ndaj dhimbjes që mund të shkaktojë përkohësisht te njerëzit.

Në çdo qark është folur për bandat e lidhura me politikën. Nuhatja e tyre për të shkuar nga pushteti është e fuqishme. Ata bëjnë të gjitha llogaritë e duhura, lëshojnë terren aty ku nuk ecin me forcë, si ishte rasti i Abdylajt në Durrës, pastaj rikthehen për të ushtruar presionin e tyre , gjë ë shpesh herë e bëjnë edhe përmes disa mediave të lidhr me to dhe që financohen prej tyre. Përgjime të zbardhura tani së fundi dëshmojnë se mjaft gazetarë, që në emisione të njohura duken si “ të ndershmit e botës”, në fakt janë financuar jo pak nga njerëz të bandave, nga figura që më pas u bënë drejtues të krimit, e jo vetëm nga Vis Martinaj, që vetëm në një vit ka financuar në shuma të mëdha gazetarë që sot janë në prehrin e opozitës, por edhe të tjerë.

Si u bë krimi palë me qeverisjen, me opozitën dhe me partitë politike? Përse tashmë bandat mafioze shqiptare zënë faqet e mediave të gjithë botës, edhe në ato vende ku fuqia e tyre është e pakët ose e pa përfillur?  

Pa asnjë droje se mund të më quajnë nostalgjik, e vërteta është se para vitit 1990 askujt nuk i shkonte mendja tek mafia shqiptare, familje mafioze, krim ekonomik, banda, oligarki financiare, ministra të super korruptuar, nëpunës me pasuri të jashtëzakonshme, presidentë që donin të vetëvriteshin si Allende, drogë dhe përleshje mes grupeve të ndryshme, vrasje në mesin e ditës, vrasje nga errësira, në rrugë, në makinë, në lokale, në shtëpi, nganjëherë edhe jashtë Shqipërisë; gjëma radhë pas radhe. nga njëri vëlla tek tjetri; deputetë që janë pjesë të bandave, që hetohen për pasuri të paligjshme, nisin sherret ,dhe që , pas sherreve, ose kanë fituar të drejtën e një licence, ose kanë marrë lejen e ndërtimit të disa pallateve; të panjohur që i futen politikës dhe largohen po ashtu, të panjohur, por të pasur, arrogantë dhe pa asnjë përgjegjësi shoqërore; askush nuk e ka menduar se mund të vijë një ditë dhe pas disa vrasjeve, nuk ka asnjë vrasës; që një bankier të vritet në mesin e ditës në hyrjen e bankës që drejton dhe kjo bankë është në mesin e Tiranës. Kush ka menduar se një deputet si Xhindi do të vritej dhe , me gjithë  premtimet e bujshme të ish ministrit të brendshëm të kohës, Nishani se, ishin shumë afër zbulimit të së vërtetës, gjithçka do të binte në heshtje. Xhindin e ndjerë tani pak vetë e kujtojnë, partia e tij thuaj e ka harruar.  Askush nuk do të kish menduar se një vit si ky i tashmi do të ishte i mbushur me kronikat e njëpasnjëshme të drogës që zihet, që kalon përmes detit , që bëhet mollë sherri për disa vende njëherësh dhe që, në harkun e pak viteve gjenden të arrestuar, në hetim disa ministra të kabinetit Rama, i cili vërtet po ngre godinën e një shteti modern, por korrupsioni brenda saj është “mos, oh Zot”!

Në atë kohë, pra, para vitit 1990, shteti bënte ligjin, të shtypte dhe të detyronte të mbyllje gojën, nëse nuk i bindeshe – të tregonte derën e burgut që ishte e rëndë e për disa nuk hapej më…të shkollonte, por edhe të tregonte se ku e kishe vendin…shumë nga vjedhësit ordinerë merrnin nga pas edhe një „ agjitacion e propagandë“…

Por banda nuk kishte. Në një regjim të lirë, ku është e lirë fjala, mendimi, jeta…, normalisht nuk duhet të ketë banda, ..në një vend ku shteti ka të gjithë mekanizmin në duart e tij, nuk duhet të ketë vrasje, ose fare pak; në një shtet ku ka edhe sot e kësaj dite, në emra të tjerë, sigurim të shtetit, polici, hetuesi, prokurori, gjykatë, Drejtësi të reformuar, SPAK, BKH, , ministër të brendshëm, kryeministër, president…ku bëhen përgjime të ligjshme e të pa ligjshme. Ku njerëzit e politikës më shumë përgjojnë njëri tjetrin se sa bandat, në fund të fundit duhet të ketë një fund kjo marrëzi që sot quhet..luftë mes bandave…, bandat që bëjnë lgjin në parti politike…, krim i organizuar…oligarki financiare…politikë e lidhur me krimin…parlament i kriminalizuar…familje mafioze… banda…

E gjithë kjo ka detyruar institucione të rëndësishme ndërkombëtare të flasin , ndoshta më haptas se asnjëherë tjetër se, në këtë vend, kështu si është ecur deri tani, nuk mund të bëhet më tutje. Kushdo që mund të mendojë se diplomacia ndërkombëtare flet ashtu se thjeshtë se është bërë traditë, janë të gabuar.

Ka dy gjëra në këtë mes: ose problemet janë thelluar ku nuk shkon më dhe kjo gjendje nuk mund t tolerohet më tej, ose, dhe kjo është më e hidhura, shteti i fuqishëm ka nisur të mendojë se strukturat e deritashme të shtetit shqiptar nuk janë në gjendje të luftojnë krimin, pasi, ose janë bërë pjesë me të, ose krimi i ka mposhtur.

Në shumë institucione të rëndësishme evropiane , ku trajtohen edhe problemet e shtetit shqiptar në çështje të sigurisë dhe të stabilitetit, shqetësimi është rritur dhe jo rastësisht qeverisë shqiptare i është përcaktuar njëra nga përparësitë e saj: mposhtja e krimit të organizuar.

Gjithçka mund të rëndohet në vitin e ardhshëm, si ndodh zakonisht në vitet e zgjedhjeve politike,

Nëse gjendja është kaq alarmuese, sa që për të trazimi është përhapur në dy kontinente, atëherë duket të ketë edhe përgjegjës për këtë. Kalimi i fajit tek qeveria Berisha është e patakt, e pabukë dhe hileqare, në mos kërkohet të tallet me inteligjencën e shqiptarëve.Përgjegjësia bie fillimisht mbi qeverinë…drejtuesi i saj është Edi Rama.

Ajo që ka premtuar dhe ajo që i kanë dhënë, një pushtet të koncentruar në duart e tij, kërkon një rrjedhë logjike të ngjarjeve…ose do të bëhen çfarë ka thënë, pa e detyruar askush, ose pas 11 viteve në pushtet ai do të jetë edhe një herë një rishtar në politikë. Asnjërën prej premtimeve të tij nuk mund të bartë, nëse nuk heq qafe bandat që e kanë „pushtuar“ politikën, jo vetëm tek kundërshtarët e tij politikë, por edhe brenda „ vathës“ së tij.

Deri më tani ai, megjithëse i takon së majtës progresive, është treguar i ashpër me të vegjlit dhe i dhembshur me të fuqishmit. I ashpër për një çati të ndërruar, dorëlehtë me milionat e avulluara nga hilet e profesionit.

A ka krimi një fillesë?

Ishte rastësi përhapja e tij dhe pse ai u bë kaq i fuqishëm , brenda pak viteve, sa që arriti të jetë njëri ndër „eksportet“ e njohura shqiptare? Ndoshta pak vetë e dinë, por në burgjet evropiane ka shumë më tepër shqiptarë , se sa vendas dhe mbi 90 për qind e tyre janë të lidhur me vepra të përbashkëta, që në shqip i quajmë banda?

Është e vërtetë se krimi dhe bandat nuk kanë ngjyrë partiake, por po aq e vërtetë është se bandat dhe familjet mafioze nuk mund të jetonin më gjatë nëse nuk kanë mbështetjen e politikës, nëse ata, sipas kohës së qeverisjes, nuk mbështeten një herë nga e majta dhe një herë nga e djathta.

Fillesa e krimit është kur ai u bë palë me politikën. Ajo që përcaktohet se nuk ka ngjyrë politike është vetëm pamja e jashtme, e vërteta që duket, ndërsa ajo që qëndron pas saj, zhytur si një ajsberg, është se pa mbështetjen e politikës asnjë bandë, asnjë familje mafioze nuk mund të jetonin kaq gjatë, sa që sot të cilësohet se familje dhe banda mafioze prej kohe janë shndërruar në pjesë të qeverisjes apo të pjesës më delikuente dhe të rrezikshme të opozitës. Struktura e ngritur nga sekretari i përgjithshëm i opozitës, bardhi, në emër të ruajtjes së votës, është dëshmi se politika e përdor krimin, e josh atë dhe lidhet me të deri në thelbin e veprimeve politike të saj.

Fillesa e lidhjeve mafioze politikë plus banda janë edhe fillesat e krimit në jetën tonë të përditshme. Mundet që më pas ata të dalin jashtë kësaj orbite, por sot për sot ata janë brenda saj.

Klanet mafioze të ngritura pranë PD-së, jo vetëm tani, por që në fillimet e jetës së saj politike, jo vetëm janë të njohura, por kanë emrin e tyre edhe në jetën e tashme. Më shumë se kaq, kanë diktatin e tyre. Ata, edhe sot e kësaj dite, kanë të krijuar rrjetin e tyre, fillimisht përmes „besnikërisë“ ndaj të parit të tyre, më pas, si ndodh gjithnjë, përmes lidhjeve financiare të fuqishme. Edhe sot e kësaj dite gjen rrallë ish shef e drejtor politicie  të asaj kohe që nuk ka në pronësinë e tij të paktën një restorant, që i ka bërë me „ rrogën“ e policit.

Disa prej tyre, me kalimin e pushtetit tek socialistët, ndërruan mend, u bënë forca goditëse të së majtës, e rritën pasurinë, ndonjëri u bë edhe deputet i saj, synoi edhe qeverinë, kur nuk iu desh më socialistëve kaloi përsëri nga e kishte nisur, si mund të ndodhë edhe më të tjerë.

Socialistët deri në vitin 1997 ishin , si të thuash, të imunizuar, nga prania e bandave të lidhura me të. Ndodhte kështu pasi, ajo fillimisht ishte paraqitur si një lëvizje politike e moderuar , dhe ashtu ishte, por edhe nga fakti se askush nga bandat që po krijoheshin nuk kishte interes të lidhej me socialistët, të cilët, si kishte deklaruar në Shkodër Berisha-president, nuk do të vinin në fuqi as për 50 vite! Cilës bandë i interesonte të lidhej me një forcë që për gjysmë shekulli nuk do e dinte se ku e kishte kokën e saj?

Socialistët e panë se nëse nuk do të bënin për vete disa nga këto të fuqishëm, do e kishin të vështirë të vinin në pushtet, pasi votat do u vidheshin përsëri, tensioni do të shtohej, njerëzit do të bliheshin e do të shiteshin përmes dhunës. Loja me pushtetin afroi „të fortët“ , të cilët, më pas, donin hakun e tyre.

Fillesa e botës mafioze në Shqipëri vazhdon të mbetet tek lidhjet e saj me politikën. Jashtë politikës ajo nuk ka forcë të veprojë për shumë kohë. Do të asfiksohej gradualisht dhe do të mposhtej.

E keqja qëndron se vetë familja politike e mban afër botën mafioze.

_____

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • HAJRO LIMAJ says:
    July 10, 2024 at 1:46 pm

    PO KU ESHTE REALITETI I DHIMBSHEM I SHQIPERISE.PARTITE POLITIKE JANE KTHYER NE ORGANIZATA TE KRIMIT TE ORGANIZUAR EKONOMIK NE BASHKEPUNIM ME BANDAT KRIMINALE. VJEDHJA KAPITALE ESHTE SISTEM.GJITHE QEVERITARET DHE POLITIKANE TE ZHYTUR NE KRIMIN EKONOMIK. ME PASURI TE PA TUNDESHME DHE ME PASURI TE FSHEHURA. SPAKU PO PUNON POR NUK PO GIDET KOKAT E SHTETIT DHE TE POLITIKES PER TU RREZUAR PIRAMIDA.
    TE PRESIM NESE DO TA KETE KETE REZULTAT. DUHET TE PERMBYSET KY SISTEM ME KETO TRE PARTI POLITIKE DHE PJELLAT E TYRE.

    Reply
  • Kamer Elezaj says:
    July 10, 2024 at 1:46 pm

    Respekt për ty Bedri Islami, me këtë po tregon se ke dellin e guximit të paraardhësve tu dhe guxon të prek tema të nxehta.
    Është rrjedhë normale që krimi i formës së prostitucionit, vjedhjes, shitjes së drogës do tolerohej nga perëndimi për grupet e reja të emigracionit. Kjo ka ndodhur me të gjitha grupet e reja të emigracionit në Europën perëndimore. Mirëpo pritjet nga perëndimorët ishin që pjesa e njerëzve që merren me këto “profesione” do të ulej me kalimin e kohës.
    Mosintegrimi i Shqipërisë ka bërë që kontingjenti i njerëzve që merren me veprimtari kriminale të mos ulej, madje edhe të pësoj rritje.
    Vërtetë që krimi në Shqipëri ishte i lidhur me Sali Berishën sepse Sala ishte i interesuar të rrëzoi pushtetin dhe në atë përpjekje do bashkëpunonte me të gjithë, edhe me krimin edhe me forca të tjera, por Sala kishte ca rregulla, Sala lidhjet me krimin i mbante përmes ndërmjetësve (në vitet 90-ta , sepse tani edhe Sala po vepron njësoj si Edi).
    Partia Socialiste ishte e frustruar në fillimet e viteve 2000-2003 dhe sa duket Edi Rama gjeti një mënyrë për ta rikthyer në fuqi Partinë Socialiste – Aq sa shihet nga larg Edi Rama i ofroj krimit kushte më të mira se Sali Berisha dhe i bëri bandat e krimit për vete. Pushteti i Ramës jo vetëm që u ofroj bashkëpunim njerëzve të krimit por atyre u ofroj edhe pushtet ekzekutiv duke i bërë kryetar bashkish, deputet e deri edhe ministra. Masmedia është plotë me lajme të njerëzve të krimit të ldhur me pushtetin.
    Europa është e mendimit se Shqipëria ka kaluar të gjitha kufijtë e një shteti normal. Europa perëndimore (Franca, Gjermania, Hollanda) kanë të gjitha të dhënat e nevojshme për lidhjet e krimit me qeverinë dhe autoritetet shqiptare. Me vite këto shtete kanë përgjuar komunikimin e krimit me qeverinë dhe autoritetet shqiptare sepse ato kanë dekoduar porositë që krimi dhe autoritetet shqiptare i kanë dërguar njëra-tjetrës përmes aplikacioneve të koduara. Duke menduar se këto porosi nuk mund të dekodoheshin qeveritarët dhe autoritetet kanë komunikuar me njëra-tjetrën “hapur”.
    Një qeveri ku ministri i brendshëm zbulohet nga agjencitë jashtë Shqipërisë se ka bashkëpunuar me stërshitësit e drogës nuk ka besueshmërinë nga qeveritë europiane.
    Natyrisht që të gjithë politikanët europian i buzëqeshin Edi Ramës në takime ndërkombëtare sepse sot Europa rrezikohet nga Rusia dhe nuk ka llogari të prishte me asnjë qeveritar në Europë, sado i vogël që të jetë ai, por nesër, kur të jetë larguar rreziku rus, Europa nuk mund të duroj një qeveri që ju shet drogë qytetarëve të Europës.
    Mos harroni se konsumatorët e kësaj droge shpeshherë janë fëmijët e qeveritarëve të lartë europian.
    Pra ti si shtërshitës droge je duke helmuar jetën e fëmijëve të qeveritarëve të lartë të Europës. Nuk mund ta falin këtë dëmë ndaj fëmijëve të vetë qeveritarët europian.
    Qeveria dhe autoritet qeveritare në Shqipëri duhet të pastrohen nga krimi.
    Shoqëria shqiptare mund të përballoj (duroj, lejoj) krimin në margjina të vetë, pra nëse krimi dhe veprimtarit kriminale nuk kalon 3 deri 5 % të veprimtarisë ekonomike të një vendi, sepse krimi dhe veprimtaria kriminale ekziston kudo në botë, edhe në Europë.
    Por kur krimi arrin mbi 10 %, apo, mos dhashtë Zoti, bëhet veprimtaria kryesore ekonomike e një vendi, atëherë vendi mbetet jashtë sistemit të Europës perëndimore dhe do kthehet në një armik të vetë vendit.
    Shqipëria duhet të ketë forcë të ndahet nga ky fenomen dhe të bëhet një shoqëri normale europina ku krimit i kufizohet veprimtaria nën masën 3% të veprimtarisë ekonomike.
    Kjo ndarje duhet të vij shpejt dhe për këtë ka nevojë për forca të reja politike të paprekura nga krimi.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 10, 2024 at 2:09 pm

    OK,B.Oslami:
    -Nuk do as mënd as kalem se BANDAT SHQIPËTARE EKZISTOJNË NË
    SHQIPËRI E JO VETËM ,JANË TË LIDHURA ME POLITIKËN,ME BANDAT PARTIT VIJNË NË PUSHTET..por duhet përcaktuar më mirë se kush i krijoi më parë Ato,Qëllimi i krimit të tyre,Kush e si duhet të eleminohen kur Shqipëria është më e varfëra në Europë dhe nga duet nisur për FORCIMIN E SHTETIT LIGJOR:
    -BANDAT e çdo kallëpi në Shqipëri jan krijuar që në vitin 1991 nga PD,kur në Shkodër u vranë 4 protestues të pafajshëm për marrjen e pushtetit.
    •Në ato kohë u krijua BANDA E një qintëve XHUPE BLU TË A.HAJDARIT(dihet me urdhër të shefit të të tij)
    duke bër kërdinë ndaj kundërshtarëve politikë të gjakosur në Libofshë,Tirane e kudo,deri në zbatimin e terapisë “SHOCK” për shkatërrimin e mbi 5 00 nd/jeve e institucioneve mbi 350 mild.$ dhe këto MASAKRA NUK U GJYKUAN ASNJËHERË.
    • BABDA e drogës u ligjërua fillinmisht në LAZARAT nga kryeMafiozi Tropjan Sb,ndërsa ishte përhapur në gjithë vëndin nga lindën si kërpudha pas shiut VILAT E VIPAVE PAMBARIM,ku nuk dihet se cila parti ka më shumë.
    • BANDA e vjedhjes së VOTAVE u krijua fillimisht nga Sb në 1996..vazhdoi në 2009,2011..e nga 2013 brënda PD,derisa e bëri PD-copë e çikë.
    -Më vjen keq kur thoni de ..fain nuk e ka SALIU,Kur ky u shpall non grsta nga DASH,ANGLIA BE..për Korrupsion madhor,Minim të demokracisë,Shpërfillës të drejtësisë..dhe dhpifs me RETORIKË helmuese Kombëtare e Nd/Kombëtare..Duke i bërë shumë dëme edhe KOSOVËS(që dihen tashmë)nga ku edhe A.Kurti është infektuar prej tij,duke krijuar L/VV në Shqipëri e pa ndodhur në Rruzullin toksor.
    -Është e vërtet se në 2013 E.Rama ja mori disa banda Salizmit për të marr pushtetin:
    • I mori Like/Floririn i filmuar me D.Priftin për 7 përqindëshin nga djersa e popullit,i shpëtuar nga Sb pasi piu VERËN E SHIJSHME NË SHTËPIN E TIJ,kur ky korrupsion i madh shpuri në VRASJEN SHTETRORE TË 21 JANARIT 2011,me urdhër dhënës KM e kohës DV.
    • E.Rama i mori Saliut Arben Ndokën e Lezhës për pak kohë etj.DMTH:
    ● EDI RAMA I GJETI BANDAT E PD NË ZENIT,ku me në krye AK,AB,AH,etj VODHËN SA DESHËN,me teorinë e lëvizjes së lirë të Sb,VRAN SA DESHËN..mbi 200 në Tropojë,26 në Gërdec,4 në Shkodër,4 në Tiranë,80 në Otranto,3500 për pronat,4000 në 1997..= me 20.000 të vrarë nga 1991deri 21 prill 2021 Elbasan,Ku drejtuesi bandës së mbrojtjes së votës(Shtet brënda Shtetit) Gaz Bardhi i cili nxori nga furgoni Tij vrasësin Tropojan PAPLEKA për të vrarë Dr.Xuvanin e PS të pa armatosur,ku gjykata i fali 15 vite burgim(nga 22 në 7)dhe dihet nga kush..Sikurse gjykata e tredhur nga Sb i dha këtij VULËN,duke dal kundër SHBA që i monitoron.
    -E.Rama është inkurajuesi i REFORMËS NË DREJTËSI,Mbështetsi saj,Ka lëshuar mish për qënt e rrugës shumë të PS,por nuk bëhet PREKUROR E GJYKATËS PËR TË FUTUR NË DHE BANDAT E SB ME NË KRYE PËRBINDSHIN TROPOJAN SB,SPIUNIN E ÇEPANIT,LULIN 7×7=42,MonaÇizmen,etj ku vetëm me pasurinë e tyre u shtohet pesioni 50 pensionistëve deri 500.000 lv.Ndeërsa sekuestrimi i pasurive të pushtetarve që nga 1992(80 % e gjyqtarëve e Prekurorve të kapur nga vetingu) u shtohen pesionet 100 % pensionistëve dhe fukarenjvr vunerabël.
    SHKURT:
    -Fatkeqsia Nr.1 në Shqipëri është Sb familjarisht dhe me Ha-le-Atët..
    -Fatkeqsia Nr.2 është Drejtësia e tredhur prej Sb 92= 100 %..dhe nuk bëhet më pa u rrëzuar Sb nga KALI( sipas Namik Hotit).
    -Fatkeqsia Nr.3 është MEDJE e kapur nga Sb 2005= 99 %.
    -E.Rama do jet KM deri 2029,pasi të paktën nuk ka VRAR NJËRZ,NUK KA DOSJE E VIDIO ME ZË E FIGURË..DHE se ka OK E SHBA+BE..pasi non grata nuk hipën dot më në AVION nga Rinasi..dhe se në OPZITË NUK KA LINDUR AKOMA NJË BURRË-SHTERAS..!
    -KM në Shqipëri Antare e NATO,Veç votave duhet edhe OK I SHBA.PIKË.
    -VO:
    • 101 FAKTET E KRIMIT TË SB(15 I SERVIR IZET HAXHIA NË BURG PREJ SB) DO TI NUMUROJMË TJETËR HERË.
    -FLM BI,DITA.

    Reply
  • katarakti says:
    July 10, 2024 at 2:40 pm

    Një nga shkrimet më të mira të Islamit. Megjithatë mania e tij e sëmurê për të shkruar gjatë ia humbet deri diku bukurinë dhe koherencën analizës. Unë do të shtonja se sot në Shqipëri kemi të bëjmë thjesht me një “kapitalizëm mafioz dhe korruptiv”. Bedriu, si një person që jeton jashtë, duhet ta dijë se shpesh herë krimi dhe kapitalizmi janë tê lidhur bashkë, ose pothuajse janë sinonime. Shteti po të dojë dhe po të jetë shtet në shërbim të shumicës së popullsisë mund ta zhduke krimin për 24 orë nëse do. Mbetet pyetja përse nuk do?! Për sa i takon bandave në Shqipëri ato u formuan gjatë shkërmoqjes së shtetit që në vitin 1990. Kam qënë vetë dëshmitar kur bandat në emër të Partisë Demokratike iu kundërvunë policisë në vitin 1991 te ish Shkolla e Bashkuar. Shumica ishin ish-burgaxhinj ordinerë.
    P.s. “Dita” ku e keni Viktor Malajn?!

    Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    July 10, 2024 at 2:45 pm

    Z. Ethem (nese jeni emri i vertete )

    Popullit te ndershem nuk i duhen emrat e partive dhe te kryetareve,por emrat e atyre qe i sherbejne Shqiperise dhe popullit te saj.
    Prej viteve 1990 e deri me sot eshte nje histori e zeze e shvillimeve politike,ekonomike,sociale dhe ushtarake. E filluan dhe shkaterruan ne palce shtetin drejtuesit e PD-se,por Edi Rama per 11 vjet ne pushtet po te ishte i perkushtuar dhe i vendosur per rindertimin e shtetit demokratik dhe ligjor do ta kishte pastruar vendin ne te gjitha fushat.Ne qeverisje dhe ne politike do te merrte kuadrot me te paster dhe me te afte.Do te mbeshteste fuqishem pushtetin e gjyqesorit, nga i cili mbrohet shteti ligjor dhe demokratik,do ti perkushtohej zhvillimit te ekonomise per rritjen e mireqenies te shtresave te varfera dhe te mesme, do kufizonte shpenzimet marramendese te qeveritareve dhe te kryebashkiakeve etj etj.Po te kishte bere keto te akuzuarit nuk do rrinin 6 muaj ne ballkone dhe me vare ne duar…..

    Reply
  • Aldrinp says:
    July 10, 2024 at 2:59 pm

    Popole qiptare, Ivanka Tram ka deklaruar se Sazani eshte ishulli i saj.
    Syri i Kalter po merret nga Greket,
    Deti i eshte dhene Greqise,
    Durresi me gjithe Port i eshte dhene Vulinit
    Ku Jeni popole Qiptare?
    Grini sallate gazetave per Ramutin?
    Apo i mbushni mendjen brekdhjerrit Etem per Ramen?
    Ethem Gjenerali te shkoje ne Sazan e te mbaje nje llogore gati, se luftoi nje jete te tere per ta marre Rama si kurve, e ta bej pastrues halesh te Ivankes.
    Ne Sazan Etem, ne Sazan
    Italianet nuk e moren dot Sazanin me lufte e me ushtri.
    E merr Ivanka me nje kafe me Ramen

    Reply
  • demo says:
    July 10, 2024 at 4:16 pm

    I ka dhene o Aldrip i ka dhene.Te tera i ka dhene,.Kur ti merzitet pushteti ketij ,ne do te jemi pa Atdhe.Kushedi ku do na dergoje me concession.Ne vertet llapim kot,,por te pakten llapim.Mbase Zoti na degjon dhe e permbys gjekundi.

    Reply
  • I says:
    July 11, 2024 at 10:21 am

    demo
    Une kur isha i ri duke u endur neper bote i bertisja nenes sime se babait s’ma mbante t’i thosha ‘pa atdhe’ por nje vend kaq i dobet sa i joni vetem kishte nevoje per ne
    Ata qe jane brenda nuk mund te jene qytetare pa pasur atdhe dhe ata jashte s’mund te kene atdhe te dyte pa e ditur c’eshte atdheu
    Ky shkrim me ate te Kadarese per Çamërinë me bejne te mendoj se mund te titulloheshin te dy
    Gabimi dhe politika jo krimi dhe politika megjithese vrasjet ne Kufi jugor te Shqipërisë jane te mire dokumentuara
    Duke parë harta te vjetra mendoj qe burimi gjendet ne veri qe kreshniket i quanin kotorret e reja ndoshta zone 5 me 10 km gjeresi e gjatesi gjeografike por me mire eshte ne Kembrixh eshte nje kosovare qe ka njohur vajzen e protagonistit te Dosjes H, por temen e ka njohur me mire nje Frasheri qe ka qene atje por se di per pak kohe apo me gjate
    Ja keshtu o i bukur

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?