Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kritikoi luftën, ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus dënohet me rreth 9 vjet burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kritikoi luftën, ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus dënohet me rreth 9 vjet burg
BoteKryesore

Kritikoi luftën, ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus dënohet me rreth 9 vjet burg

Published: October 4, 2023
Shpërndaje

Një gjykatë në Moskë dënoi të mërkurën ish-gazetaren e televizionit shtetëror rus, Marina Ovsyannikova, me 8 vjet e gjysmë burg në mungesë, për shkak të protestës së saj kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Ky zhvillim shihet si goditja më e fundit ndaj zërave kundër agresionit rus, që janë intensifikuar që nga fillimi i sulmit 20 muaj më parë.

Marina Ovsyannikova u akuzua për përhapje të informacionit të rremë mbi ushtrinë ruse, konsideruar tashmë një vepër penale, me miratimin e një ligji, menjëherë pasi Kremlini dërgoi trupa në Ukrainë.

Në korrik të vitit 2022 gazetarja u shfaq me një pankartë e poster në kryeqytetin rus ku shkruhej: ‘Presidenti rus Vladimir Putin është një vrasës’, ‘Ushtarët e tij janë fashistë’, ‘352 fëmijë janë vrarë në Ukrainë’. ‘Edhe sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin që ju të ndalni (luftën)?”.

- Publicitet -

Pas këtij momenti Marina Ovsyannikova, e cila deri në mars të vitit 2022 punonte si gazetare në kanalin shtetëror rus ‘Channel One’, u ndalua dhe ndaj saj u vendos masa e arrestit shtëpiak, por ajo arriti të arratisej në Francë me vajzën e saj.

Autoritetet ruse e futën atë në listën e personave të kërkuar, e ndoqën penalisht dhe e gjykuan në mungesë.

Në mars të vitit 2022, gazetarja bëri lajm në mediat ndërkombëtare me shfaqjen e saj gjatë emisionit të lajmeve në ‘Channel One’, me një poster duke qëndruar pas kurrizit të spikeres. Në poster shkruhej; “Ndalni luftën, mos i besoni propagandës, ata po ju gënjejnë”.

Pas këtij zhvillimi ajo vendosi të lërë punën ndërsa autoritetet e akuzuan për përçmim të ushtrisë ruse duke e gjobitur me 270 dollarë.

Kremlini ka ndërmarrë masa legjislative duke i konsideruar kritikat ndaj luftës vepra penale. Në 20 muajt e fundit me mijëra rusë janë gjobitur e qindra të tjerë janë përballur me akuza penale pasi kanë folur publikisht ose protestuar kundër luftës.

Kritikët kryesorë të Kremlinit janë dënuar me burgim afatgjatë, organizatat e të drejtave të njeriut janë mbyllur, faqet e pavarura të lajmeve janë bllokuar si dhe gazetarët e pavarur janë larguar nga vendi, nga frika e ndjekjes penale.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta
  • Turisti 20-vjeçar nga Franca gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli

Komentet e Fundit

  1. demo on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  2. Kohë on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  4. K R on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA
  5. K R on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?