Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kroacia thotë se dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia e destabilizon gjendjen në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kroacia thotë se dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia e destabilizon gjendjen në rajon
AktualitetBote

Kroacia thotë se dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia e destabilizon gjendjen në rajon

Published: November 21, 2023
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë tha të martën se vendimi i Serbisë për ta shpallur sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Beograd si persona “non grata” i përkeqëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e destabilizon situatën në rajon.

Më 20 nëntor, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e shpalli Hrvoje Shnajderin person të padëshirueshëm në Serbi sepse ai “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”, konfirmon Radio Evropa e Lirë.

Kroacia e ka kundërshtuar vendimin e Serbisë duke thënë se nuk i pranon “arsyet për dëbimin e një diplomati të akredituar kroat.”

- Publicitet -

“Vendimi i lartpërmendur i Republikës së Serbisë paraqet një hap drejt përkeqësimit të marrëdhënieve të ndërsjella, si dhe destabilizimit të mëtejshëm të situatave të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale në një kohë kur stabiliteti i Evropës Juglindore është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë Evropën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kroate.

Ajo tha se ndihet e shqetësuar se dëbimi i diplomatit kroat “paraqet presion shtesë ndaj punonjësve të ambasadës kroate në Beograd, i cili posaçërisht manifestohet në periudhën parazgjedhore në Republikën e Serbisë”.

“Shprehim keqardhjen tonë që përshkallëzimi i parashikuar i marrëdhënieve nga Republika e Serbisë në këtë kohë u realizua me një vendim drastik për dëbimin e diplomatëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme kroate.

Kroacia nuk ka nevojë t’i përgjigjet Serbisë “në mënyrë të fuqishme” derisa të sqarohet situata, tha presidenti i Komisionit të Politikës së Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Parlamentit kroat, Sinisha Hajdash Donçiq, për Radio Televizionin Kroat (HRT), duke e komentuar vendimin e Beogradit.

Ambasada kroate në Serbi nuk e bëri të ditur këtë vendim me të cilin Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e shpalli Shnajderin persona “non grata” më 20 nëntor për shkak se ai “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”.

Vendimi, siç thuhet, është marrë në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës.

“Gjatë angazhimit të tij profesional në Republikën e Serbisë, Shnajder ka dalë jashtë kornizës së normave diplomatike dhe ka shkelur Konventën e lartpërmendur. Me këtë rast, ambasadorit kroat Hidajet Bishçeviq i është dorëzuar nota diplomatike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi nuk specifikoi se si Shnajderi i tejkaloi normat diplomatike.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, siç thuhet në njoftim, shpreh keqardhje për veprimet e diplomatit të lartpërmendur në periudhën e kaluar “që nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe ngritjes së përgjithshme të nivelit të paqes dhe stabilitetit në rajon”.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Marrëveshja me SHBA, opozita: Jemi pro, por kundërshtojmë mënyrën sesi Rama kërkon ta miratojë brenda ditës në Parlament
  • Lirohen disa nga të shoqëruarit e protestës, mes tyre edhe Arben Kola
  • PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK për Agron Shehajn
  • VIDEO: Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ja fut vrapit
  • Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Komentet e Fundit

  1. IMER BAZE on VIDEO: Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate Policinë, shoqërohen 5 prej tyre
  2. Rexha on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Anonymous on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Jimi on Pse heshtin artistët?
  5. Anonymous on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?