Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryebashkiaku i Kievit i shtang të gjithë: Zelensky drejt largimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kryebashkiaku i Kievit i shtang të gjithë: Zelensky drejt largimit
AktualitetBote

Kryebashkiaku i Kievit i shtang të gjithë: Zelensky drejt largimit

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

Ndërsa luftimet vijojnë të jenë të ashpra mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse, kreu i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka lëshuar një deklaratë të papritur.

Ai ka thënë se Volodymyr Zelensky do të largohet nga posti si president i Ukrainës.

Klitschko, ish-kampion i botës në boks në peshat e rënda, e bëri deklaratën e tij befasuese në një intervistë për gazetën zvicerane “20 Minuta”.

- Publicitet -

Ai tha se kundërofensiva e Ukrainës ka ngecur dhe Zelensky po “paguan për gabimet e tij”.

52-vjeçari, i cili e drejton Kievin që nga viti 2014, u shpreh se popullariteti i Zelensky ka rënë.

Ai sulmoi kundërshtarin e tij politik duke thënë se injoroi paralajmërimet për pushtimin rus në 24 shkurt të vitit 2022.

“Njerëzit shohin se kush është efektiv dhe kush jo. Ka pasur dhe ka ende shumë pritshmëri. Zelensky po paguan për gabimet që ka bërë. Njerëzit tani ngrenë pyetjen se pse nuk ishim më të përgatitur për këtë luftë? Pse Zelensky e mohoi deri në momentin e fundit se do të vinim në këtë ditë?

Presidenti ka një funksion të rëndësishëm sot dhe ne duhet ta mbështesim atë deri në fund të luftës. Por në fund të kësaj lufte, çdo politikan do të paguajë për sukseset apo dështimet e tij”, tha ai.

Klitschko u pyet nëse ka ambicie për të kandiduar për President të Ukrainës.

“Do të ishte marrëzi të mendosh për këtë sot. Sot pyetja e vetme është nëse Ukraina do vazhdojë të ekzistojë ende”, tha ai për median zvicerane.

Pavarësisht deklaratave të Vitali Klitschko, popullariteti i Zelensky-t, sipas mediave në Ukrainë, është shumë herë më i lartë se sa në vitin 2022, përpara se Rusia të niste ofensivën e saj.

Por mbështetja ndaj Zelenskyt ka rënë në muajt e fundit krahasuar me kohën kur nisi lufta, sipas një sondazhi të organizuar nga “Statista” në Ukrainë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  2. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. Vlora 97 on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?