Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.
Deri tani nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Siç shihet nga pamjet, Hajdari ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion në praninë e avokatit të tij, Theodhori Sollaku.
Kujtojmë se një ditë më parë KQZ konfirmoi mandatin e Hajdarit, pas verifikimeve të një dënimi të tij në shtetin grek.
Hajdari akuzohet se fshehu në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi.
p.k\dita
