Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryemadhi ankimon vendimin e GJKKO për masën e sigurisë, dorëzohet sot edhe ankimimi i Metës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kryemadhi ankimon vendimin e GJKKO për masën e sigurisë, dorëzohet sot edhe ankimimi i Metës
KronikeLajmi i fundit

Kryemadhi ankimon vendimin e GJKKO për masën e sigurisë, dorëzohet sot edhe ankimimi i Metës

Published: November 4, 2024
Shpërndaje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Kryemadhi e ka dorëzuar përmes postës ankimimin, ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Edhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes avokatit pritet që këtë të hënë të depozitojë zyrtarisht ankimin në Apel.

Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK. Ndërkohë për Metën, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg.” Ish-presidenti prej më shumë se një jave është transferuar në paraburgimin e “313”.

- Publicitet -

Avokati Genc Gjokutaj tha dje se është bërë gati edhe kallëzimi penal për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës. Ai theksoi se ata kanë përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e policisë. Ai shtoi se Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat.

Arrestimi i Metës

Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua më 21 tetor me urdhër të SPAK në zonën e “Casa Italia” në Tiranë. Meta po kthehej nga Kosova kur grupit operacional në zonën e “Casa Italia” kanë rrethuar mjetin e me të cilin po udhëtonte Meta. Nga pamjet e publikuara personat ishin të maskuar ndërsa Meta u nxor me dhunë nga mjeti. Gjithashtu nga pamjet duket një nga policët të cilët godasin Metën në kokë.

Arrestimi i Metës u bë për akuzat “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, për “Pastrimi produkteve të veprës penle ose veprimtarisë kriminale” dhe për “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?