Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen
KronikeLajmi i fundit

Kryeministri britanik viziton Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e FA: Marrëveshje për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen

Published: May 15, 2025
Shpërndaje

Gjatë vizitës së parë zyrtare të një kryeministri britanik në vendin tonë, kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar sir Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u prit nga ministri Mbrojtjes Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënat Arben Kingji.

Ministri Vengu dhe kryeministri Starmer panë mjediset e këtij kompleksi, ku u takuan edhe me ushtarakë shqiptarë dhe britanikë.

Ministri Vengu shprehu kënaqësinë për të pritur në këtë kompleks inovativ kreun e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe për të nderuar bashkëpunimin e përbashkët midis Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë si aleatë në NATO dhe jo vetëm në NATO, por edhe brenda Ballkanit Perëndimor. “Kemi një qëndrim të përbashkët për kërcënimet me të cilat po përballemi dhe gjithnjë e më shumë po ndërtojmë kapacitete të përbashkëta dhe sot, nën kujdesin dhe udhëheqjen e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe kryeministrit të Shqipërisë, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme me ambicien për të bashkëpunuar edhe më fort në industrinë ushtarake dhe në inovacion.”- u shpreh zoti Vengu.

- Publicitet -

Nga ana e tij, kryeministri britanik Starmer falënderoi ushtarakët shqiptarë që punojnë bashkë me ata britanikë në misioni Interflex, për të trajnuar trupat ukrainase. “Puna në të cilën jeni të angazhuar aktualisht, që është trajnimi për ukrainasit, është e një rëndësie të dorës së parë. Kam qenë vetë në trajnimin e Interflex për ta parë atë të ofruar në disa raste. Profesionalizmi dhe përkushtimi janë në një nivel shumë të lartë dhe janë me rëndësi të madhe për ukrainasit, të cilët pasi përfundojnë atë trajnim shkojnë në vijën e frontit, jo vetëm për të mbrojtur vendin e tyre, por edhe vijën e frontit të vlerave tona të lirisë dhe demokracisë.”-theksoi kreu i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili shprehu kënaqësinë edhe nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes. “Jam vërtet i kënaqur që në kontekstin më të gjerë sot, kemi arritur një marrëveshje për të përmirësuar punën që bëjmë si dy vende për sigurinë dhe mbrojtjen, duke përfshirë prodhimin dhe prokurimin, sepse mendoj se kjo është një epokë e re për Evropën. Kjo është një epokë e re për sigurinë dhe mbrojtjen, ku ne lidhemi me aleatët tanë edhe më fort.”

Më herët, zoti Starmer u prit në takim zyrtar nga kreu i qeverisë Edi Rama në Kryeministri, ku u nënshkrua gjithashtu “Deklarata e qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial” – nga ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Robert John Abbott.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?