Kryeministri Edi Rama ka thënë se situata e rendit në vend “nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot”, gjatë një lidhje me televizionin Top Channel, që vetëm pak orë më parë ishte shënjestër e një sulmi me armë, që la të vdekur rojën e godinës.
Rama tha se policia është shumë pranë autorëve, teksa shtoi se ende nuk ka një rezultat konkret.
I pyetur nëse është politika dhe ai vetë që përmes gjuhës së ashpër ndaj medias, mund të nxisin dhunë, Rama e ka quajtur “dizinformim” i bërë nga gazetarët.
Pjesë nga intervista e Ramës në Top Channel:
Rama: Motivet e drejtpërdrejta të këtij agresioni kriminal ende nuk i dimë, por fakti që një breshëri plumbash derdhen mbi një institucion kombëtar siç është Top Channel, e bën këtë të lidhur me një institucion të fjalës së lirë, pavarësisht se nuk i dimë motivet ekzakte, policia u është afruar autorëve por ende nuk ka rezultat konkret.
Nuk ka sesi një agresion i tillë të mbetet pa u përcaktuar qartë si agresion ndaj një institucioni të pushtetit të katërt.
Si mund të goditet një media si në gjendje lufte?
Rama: Realiteti patjetër që përcaktohet me perceptim por analizohet dhe gjykohet me shifra, rendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë sesa sot në aspektin e akteve me pasojë vrasjen apo plagosjen apo pasoja të rënda të kësaj natyre.
Sigurisht ka shumë vend për t’u përmirësuar dhe ne do të vazhdojmë të përmirësohemi. Nuk mund të mohoj se këto lloj ngjarjesh, kanë një mënyrë dhe kanë një shfaqje të agresivitetit që i bën shumë të bujshme të zhurmshme dhe shqetësuese.
A duhet të mbajë një lloj përgjegjësie edhe klasa politike, si dhe ju, kur në momente të caktuara i jeni drejtuar medias, a meriton t’i drejtoheni duke thënë kazan, një verb agresiv që mund të japë dhe sinjale për njerëz të tillë të papërgjegjshëm?
Rama: Mëkati i madh i medias, është ai që ju sapo e bëtë, që është dizinformimi…

Po të ishte Top kanali i dikurshën kur ishte opozitari i qeverisë Berisha, do mendoja që ky akt sulmi me kallashnikov do ishte një sulm terrorist, apo mafioz kundër fjalës së lirë. Por Top kanal ka rreth një dekadë tashmë që shpërdoron fjalën e lirë dhe është thjesht një megafon propagande! Dikur kur qe Ben Blushi drejtor, ishte dhe një emision gjobvënës ndaj bizneseve me anë të dokumentarëve që jepeshin në Top story. Emisioni më i shikuar aktualisht te Topi është Big Brother Vip. Një spektakël televiziv me skenar (eksperiment social) ku banorët gjasme vipa nxiten nga produksioni të krijojmë situata koti nga hiçi duke u konfrontuar, ofenduar, sharë e kërcënuar me njëri tjetrin, me qëllimin e rritjes së audiencës dhe kështu përfitimit përmes reklamave super të shtrenjta gjatë transmetimit të showt, dhe sponsorave të ndryshëm. Është një program jo edukues, ku promovohet bullizmi, dhe ka një sforcim artificial dhe amplifikim të emocioneve të banorëve për përfitim shikueshmërie. Përveç kësaj, produksioni hapur fare mban anë dhe nuk është transparent dhe asnjëanës në masat ndëshkimore të marra kur thyhen rregullat nga banorët, dhe është jo transparent në votat që jep publiku me sms për eliminimin e banorëve “vip” nga shtëpia! Psh, Luizi me 600-700 mijë ndjekës në instagram e me mijëra fansa të tjerë më shumë se Olta Gixhari, nuk artiti të shpëtojë dot Kiarën (të dashurën) nga nominimi. Pra, nuk mjaftuan votat e fansave të të tij dhe Kiarës. Si ka mundësi? Olta ka më pak pëlqyeshmëri në publik, në çdo sondazh apo rrjet social. Luizi futet në tualet me Maestron dhe me Kristin, dhe të tre çohen në nominim. Luizi futet në hale me Oltën dhe nuk ndodh asgjë. Si ka mundësi? Një pyetje ka rëndësi: Ku punon e ëma e Oltës dhe ç’lidhje ka me Lori Hoxhën? Përveç gjithë këtyre më sipër, sidoqoftë, edhe pse Luizi është më i preferuari nga banorët e tjerë, ai nuk përfaqëson ndonjë vlerë të veçantë. Gjatë qëndrimit të tij deri më sot ai ka treguar që është një bullizues,një ofendues e kërcënues burrash e grash pa dallim në atë shtëpi, madje edhe dhunues ku e vërtetoi me Kiarën te situata e lavamanit. Do të fitojë me çdo kusht. Top kanali ka bërë një kontratë të fshehtë me Luizin për menaxhinin e imazhit të tij në çdo aspekt, edhe të zërit të tij, instagramit të tij, etj rrjete sociale, kontratë që ka vlerën 100 mijë €. Topi nga kjo kontratë fiton shumëfish më shumë, dhe Luizit i jep vetëm 100mijë €. Vetëm nga Golden Eagle që donte Luizin si imazh Topi do fitonte 200mijë €. Kjo kontratë me Ejllin, sidoqoftë nuk duhej të firmosej ndërkohë që Luizi është akoma brenda në lojë në BBVip, sepse kështu loja del e trukuar dhe Luizi ka avantazh sepse është i sigurtë edhe nëse nuk fiton në finale. Pastaj, sa kohë ai është në lojë në shtëpi, Topi që menaxhon spektaklin Bbvip nuk duhet të nënshkruajë kontratë imazhi me asnjë banor akoma në lojë gjatë lojës sepse është konflikt interesi. Pra, duke pasur kontratën Topi është e detyruar të kurojë imazhin e Luizit brenda shtëpisë e ta lejojë që ai të dalë i larë nga çdo situatë sado e pafavorshme për të, sepse prishja e imazhit të Luizit dëmton kontratën e Topit, e si rrjedhim fitimet e saj. Besoj tani është e qartë që Top channel nuk është media e fjalës së lirë, por vetëm TV propagande, shantazhi, manipulimi publik, dhe përfitimit të paligjshëm në konflikt interesi.
Ky kryeministër do të jetë nga planeti i UFO- ve dhe jo nga planeti ynë. . . përderisa thotë se “Rendi nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sot”!
Po flet per Shkodren?