Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeqyteti i kulturës dhe dialogut, Tirana e merr titullin në 2025. Bashkia: Prozhektorët e vëmendjes, mbi Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kryeqyteti i kulturës dhe dialogut, Tirana e merr titullin në 2025. Bashkia: Prozhektorët e vëmendjes, mbi Shqipërinë
Aktualitet

Kryeqyteti i kulturës dhe dialogut, Tirana e merr titullin në 2025. Bashkia: Prozhektorët e vëmendjes, mbi Shqipërinë

Published: January 4, 2024
Shpërndaje

Tirana është shpallur Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025. Titulli i jepet atij qyteti që do të përfaqësojë më së miri identitetin mesdhetar dhe Tirana u përzgjodh si fituese pas aplikimit mes shumë qyteteve të tjera. Por çfarë përfiton kryeqyteti shqiptar nga ky titull?

“Praktikisht është një përpjekje për ta mbajtur kryeqytetin tonë nën prozhektorët e vëmendjes. Që sa më shumë të ndodhin gjëra në këtë qytete, që emri i qytetit të dëgjohet, që artistët të shkëmbejnë”, u shpreh Genc Kodheli, drejtor i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik.
Me mbajtjen e këtij titulli kryeqyteti do të kthehet në një urë bashkëpunimi mes qyteteve dhe aktorëve në fusha të ndryshme. “Mendoj që aplikimi i Tiranës ishte i suksesshëm sepse ne u fokusuam shumë te koncepti i Shqipërisë dhe Tiranës si një urë civilizimesh, urë dialogu, shtyjmë përpara disa nga gjerat që ne i mendojmë si më të rëndësishme për kulturën dhe imazhin tonë, harmoninë fetare, kohezionin dhe bashkëjetesën e paqshme mes komuniteteve”

Genci Kodheli, drejtor i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës thotë se do të nisin menjëherë punën dhe se shumë samite ndërkombëtare do të mbahen në kryeqytetin shqiptar.

- Publicitet -

“Përgjatë vitit 2024 do të kemi një dialog të hapur me të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe do të kemi të gjithë ekosistemin e artistëve, do të identifikojmë fushat ku do të fokusohemi dhe ku do të ketë më shumë aktivitete përgjatë vitit 2025, do ti drejtohemi Këshillit Bashkiak që të marrim më shumë buxhet për të rritur fondet për këto aktivitete. Presim që edhe shumë evente të unionit të ndodhin në Tiranë, konferenca, samite”.
Tirana e mbylli vitin 2023 si kryeqytet i sportit, teksa një vit me pare mbajti titullin kryeqyteti Europian i Rinisë.

Ndërsa, përgjatë 2024 Tirana ka presidencën e B40, unionit të qyteteve ballkanike.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  2. Mollosi on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  3. Mentori on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  4. Mentori on Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  5. Saimir on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?