Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Këtë të martë, 6 dhjetor, opozita, do me thënë Partia Demokratike, fraksioni i Sali Berishës, do të jetë në protestën e saj të radhës. Kësaj here, data e zgjedhur, e po ashtu vendi ku synohet të bëhet kjo protestë, ka lidhje me takimin e liderëve perëndimorë dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet në Tiranë, dhe, kjo ndodh për herë të parë në historinë politike të Shqipërisë.
Vendi i zgjedhur i këtij Samiti nuk ka qenë vendim i qeverisë shqiptare. Sidoqoftë, e meriton apo jo këtë nder qeverisja e tanishme, kjo nuk ka lidhje me protestën që mendohet të zhvillohet, e as me këmbënguljen e marrosur që të bëhet pikërisht brenda perimetrit të sigurisë se Samitit.
Më shumë se gjithçka tjetër është vrulli dhe përcaktimi i një njeriu të vetëm, i lënë në vetminë e madhe , më saktë, i braktisur nga Perëndimi, të cilit, në 6 dhjetor synon t’i dëshmojë se ai ekziston. Në momentin kur Berisha shpalli vendin, kohën dhe qëllimin ka qenë i bindur se shumë kancelari perëndimore do të trokisnin në derën e tij për të bërë marrëveshjen e rastit, si një urë për të ardhmen.
Kjo nuk ndodhi e as nuk do të ndodhë, e vetmja rrugë e mbetur është krijimi i incidentit dhe përplasjes politike, që, në një mënyrë a në një tjetër, ai shpreson se do e bëjë përsëri faktor të politikës, duke e ditur fare mirë se tani ka mbetur vetëm aktor i saj, për më tepër, aktor i papërfillur. Çka e zemëron edhe më tej.
Shpesh herë, në politikë, rrugët e shkurtra të dërgojnë më larg qëllimit, por jo vetëm kaq, ata afirmojnë të vërteta që nuk mbahen dot të fshehura për një kohë të gjatë. A do e bëjë opozitën protesta e 6 dhjetorit të ketë një vend në familjen evropiane apo do e largojë edhe më tej atë?
Jo shumë kohë më parë, e jo papritur, Berisha, ngriti “një grup hetimor” për financimet ruse që kishin ndodhur brenda lidershipit të saj dhe që, sado është përpjekur të minimizojë gjërat te një njeri i vetëm, kjo nuk ka pasur të bëjë vetëm me Bashën. Ai ishte njëri nga të shumtët që, i lidhur me nëntokën e fshehtë të politikës ruse, bëri atë çka kishin bërë edhe të tjerët para tij, në të njëjtën familje politike.
Grupi “hetimor” që ngriti Berisha, për të ndëshkuar ish-drejtuesin e zgjedhur me dorën e hekurt, asnjëherë nuk do të dalë me përfundimet e tij. Ai i ngjan atyre komisioneve parlamentare, sidomos të 21 janarit, të cilët u ngritën më shumë për të hedhur tymrat e mashtrimit, se sa për të ndriçuar të vërtetën. Por që, si një paradoks të madh, zbuloi atë që dihej prej disa viteve për disa dhe që nga fillimi për të tjerët: Se, me gjithë përbetimet e vazhdueshme se janë pjesë e familjes Perëndimore, për më tepër, të së djathtës perëndimore, në fakt kishin parë nga Lindja dhe ishin mbështetur prej saj.
Protesta e 6 dhjetorit, në këmbënguljen e saj për t’i dhënë një mësim Perëndimit, se kush duhet pyetur dhe në cilët duhej bërë llogaria është vazhdë e asaj që ka ndodhur në tri dekada të jetës së saj politike, e mendësisë së prapësht se, rruga e Perëndimit në Shqipëri kalon vetëm përmes një njeriu, sado i lodhur të jetë ai, dhe, kushdo që bën llogari të tjera, do të jetë i gabuar.
Protesta e 6 dhjetorit, sado e madhe apo e vogël të jetë, është as më pak e as më shumë, kupola që i vendoset një linje të përcaktuar politike, radikale deri në fund, e verbër pa asnjë rrugë dalje. Mjerisht, as mendjet e shëndosha dhe racionale brenda saj nuk mund të përmbysin një gjendje, e cila është gatuar nga perceptimi i botës shqiptare si peng dhe hakmarrje.
Por, në të njëjtën kohë do të jetë edhe dëshmi se, nga e shkuara nuk është harruar asgjë, dhe nuk është mësuar asgjë edhe për të ardhmen. Do të jetë përpjekja për të krijuar një 14 shtator tjetër, një 2 prill, tani në përmasa ndërkombëtare, një 21 janar apo çfarëdo tjetër, për të cilën askush në Samit nuk do e duartrokasë. Nuk do të guxojnë ta mbështetin haptas as ata që e financojnë këtë mendësi dhe qëndrim skajor politik, që do e dërgojë opozitën edhe më tej në drejtimin e Lindjes.
Shumë shkaqe janë thënë përse Berisha dhe grupi i skifterëve pranë tij kërkojnë të bëjnë këtë demonstrim force, që askund nuk ka lidhje me keq qeverisjen apo korrupsionin e tanishëm qeveritar. Për të cilat, më mirë e më saktë nga vetë opozita kanë shënimet e tyre liderët perëndimorë që do të jenë në Tiranë. Nuk kanë nevojë t’ua thotë Saliu.
Më shumë nga gjithçka tjetër, protesta apo demonstrata, le të quhet si të jetë më e pranueshme për vetë opozitën, për fat të keq ka lidhje pikërisht me përcaktimin e rrugës së saj, luhatjet dhe përplasjet që kanë ndodhur, botëkuptimin politik, e për më tepër me qëndrimin perëndimor ndaj këtij botë kuptimi.
Në të vërtetë: ku po shkon PD-ja në rrugën e saj politike; drejt Lindjes apo drejt Perëndimit?
Slogani i saj ka qenë Perëndimi, shpirti i saj ka qenë Lindja. Lidhjet më të fuqishme, duke hequr vitin 1992, liderët e saj i kanë pasur me lindjen politike, sidomos me lëvizjet politike sllave, duke nisur që nga ajo e Millosheviqit e deri tek lëvizja politike putiniste. Financimi i Bashës nuk është asgjë tjetër veçse zgjatim e financimeve serbe në politikën e saj.
Nuk ka qenë e rastit që në vitet e fundit Berisha, Meta dhe një tufë memecësh që flasin me leje, i janë vërsulur strukturave perëndimore. aq tmerrshëm, sa që nuk mund të mendohej se mund të ndodhte një ditë. Të gjithë emrat e njohur të saj, të cilët për Perëndimin ose janë anonimë ose të njohur për vandalitetin politik, nuk kanë lënë sulm banditësh pa bërë ndaj institucioneve perëndimore, që nga Brukseli e deri në Washington; të dërguarit e tyre, sidomos e dërguara fuqiplotë e Departamentit Amerikan të Shtetit, si më parë Vllahutin e Lu, janë përbaltur e vazhdojnë të përbalten shumë më tepër se dhjetra firma fantomë dhe biznesmenë hije; në faqet e media pro shqupase nuk është lënë gjë pa thënë ndaj të dërguarve perëndimorë, deri sa jo pa qëllim është vënë nën kërcënim edhe jeta e tyre.
Gjuha e përdodur nga PD-ja politike ndaj ambasadorit të Britanisë së Madhe apo ndaj ambasadores amerikane ka qenë e denjë vetëm për rrugaçë politikë të klasit të lartë, akuzat ndaj tyre vazhdonë edhe sot e kësaj dite, si ndodhi pak ditë më parë edhe në njërën nga kërcënimet e zakonshme të ish shefit të qeverisë, Berisha.
Asnjëherë më parë shtetet perëndimore, miq të këtij vendi, nuk kanë pasur mallkime të tilla, zemërime, ngritje të valës kundër perëndimore; asnjëherë më parë, dy drejtuesit e opozitës, njëri i opozitës së madhe dhe reale, dhe, tjetri, i opozitës së vogël dhe fantazmë, nuk kanë mprehur shpatat dhe nuk bërë këtë dalldi si po ndodh në muajt e fundit.
Fakt është se, pas ngritjes së kësaj vale politike, edhe pse nuk duan ta pranojnë, ka një çarje të ndjeshme mes asaj pjesë të popullsisë, që Berisha e quan “populli opozitar” dhe politikës perëndimore, sa asnjë herë tjetër. Dalldia nganjëherë është kaq e furishme sa që dashur pa dashur të kujton mallkimet e një kohe tjetër, që e dërgoi popullin drejt së keqes, duke u mburrur për këtë.
Linja antiperëndim ka pasur dukjet e saj të mëdha që në vitin 1997, por fillesat më të hershme. Megjithëse të padukura, ata kanë rrënjët e tyre që nga janari i vitit 1991, kur emisarët serbë erdhën të orientojnë shkatërrimin e Shqipërisë, përmes “ teorisë zero” apo “ çekut të bardhë” dhe ndoshta vetëm rastësia ka bërë që dy nga ndërlidhësit e parë, Pashko e Hajdari, ka bërë që të mos jenë më në jertë.
Vetëm një figurë politike tmerrësisht i dashuruar me Lindjen mund të bënte atë që bëri Berisha, i cili, kundër Vendimeve të strukturës më të lartë politike, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dërgonte naftë, armë dhe logjistikë të sofistikuar drejt shtetit serb, drejt një njeriu që shumë pak kohë më vonë do të shpallej si Hitleri i Ballkanit dhe, ashtu si në kohën e hitlerizmit, do të sulmohej nga forcat e bashkuara perëndimore.
Reagimi i PD-së, se këtë e bënë për të ndihmuar shqiptarët në Kosovë, sikur ata të udhëtonin me tanke ose avionë, ishte tallje me vetë vizionin që kishte asaj kohe Perëndimi ndaj izolimit të së keqes proruse, që në Beograd kishte dhe vazhdon të ketë simotrën e saj më të fortë.
Nuk mbahet mend asnjë mik shtëpie i Berishës dhe njëkohësisht i pinjollit të tij, tashmë të lëçitur, Bashës, veç Fazlliqit, nipit të shërbimit të fshehtë të sigurimit serb dhe djalit të shefes së kabinetit të Ministrit të Punve të Brendshme serbe, të dy në kohën e Millosheviqit dhe të akuzuar për krime lufte në Kosovë. Fazlliqi ishte dhe mbeti i vetëm mik shtëpie i Berishës, që deshi ta sjellë edhe në parlament, si të ishte një burrë shteti, e po ashtu, si burrë shteti e dërgoi në Këshillin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar.
Fillesa e jetës politike pëdëiste është pikërisht nga njerëz të lidhur me shërbimet ruse, përmes shërbimit serb. Njerëzit që e sollën atë në pushtet kishin interesa të mëdha financiare në Serbi dhe Shqipërinë e trajtonin si një tampon për mbylljen e mbetjeve të tyre politike.
Edhe vazhdohet në të njëjtën rrugë. Megjithëse më e kamufluar. Por ende e dukshme. Në “erën politike” të ditëve të tashme, sulmet kundër perëndimore janë bërë aq të shpeshta sa edhe sllogani “Rama ik”. Të duket sikur, dhe ndoshta jo vetëm duket, opozita më shumë synon që politikisht të denigrojë perëndimorët, që, sipas tij blihen e shiten nga paratë e krimit, se sa të largojë nga pushteti Edi Ramën.
Me këtë të fundit mund të jetë i gatshëm në çdo moment të ndajë hiset e pushtetit, ashtu si shpresoi se do të ndodhë pas 18 majit, ndërsa me perëndimorët duket se nuk do të mund të pajtohet kurrë.
Opozita e vockël, ajo e Ilir Metjës është po ashtu e mllefosur me perëndimin, por e pa përfillur si është, nuk bën asnjë dëm, vetëm se luftën e pa shpallur nga opozita e bën edhe më qesharake, si ndodh zakonisht me perceptimet lilipute në politikë.
Opozita, për fat të keq , ka në kreun e saj njeriun që zë çirret nga perëndimi, por zemrën dhe financat i ka nga Lindja. Primaret nuk e bëjnë atë më perëndimore, kur zallamahia që vjen pas është nga një brumë tjetër. Është koha që opozita të mësojë se në qeverisje nuk vjen duke mbajtur në zemër Lindjen.
Ku po shkon PD-ja?
Më siguri nga një rrugë e prapshtë, kthimi nga e cila do të jetë shumë e vështirë, pasi investimet që kanë bërë shërbimet antiperëndimore nuk janë të pakta dhe nuk janë aq të lehta, nga të cilat mund të tërhiqesh kur ta dojë qejfi.
Shqipfolesit inferior jane lavira. Trurin e kane ne form flugeri.
E kujt i plasi trapi se ku po shkon PD apo PS, o shoku Bedri?
Nje m.. u. t i PPSH-se i ndare ne dy racione eshte. Sido qe ta kthesh e parfumosesh, prape nje m… ut ngelet.
Menu e larmishme me “pluralizem” m.. . uti 33 vjecare per Shqiptaret.
Me pak fjale keni “zgjedhjen e lire me vote” te hani m…. t djathtas, ose ta hani majtas, sipas dezhires dhe oreksit.
Gjeniale do te thosha, per delet e manipuluara. Per nje gje u heq kapelen Satanisteve. Vertet dine ta luajne Poker kete Bote!
Po shkon ne te sëmës.
Mua, aaaaaa-s qe më dhimbset fare, se qe kur u krijua kjo parti dhe une pashe ne te qaresit dhe puthesit e bythes se Enverit, e neverita qe ne krijim te saj kete parti, qe i denoi bllokmenet per sasine e kafese qe kishin pire dhe jo per krimet.
A se harrova shoku Bedri, kisha nje pyetje.
Si ka mundesi qe “Perendimi” e le te livadhise shokun Sali, si ja do kokrra e qejfit per 33 vite?
Shkruaj nje artikull per kete cudi shoku Bedri, qe te na ndricosh me romuzet e tua plot kripe, si te Duces.
Feniks, pergjigjhet e kthjellimet i gjeta tek libri “Receta pa komb” qe sapo e lexova me një frymë.
Ishte dhe pi shkon ne dreq te mallkuar.
Po ti Bedri nga cila ane je ,lindja apo perendimi? Ti Bedri ne nje shkrim te 2-3 diteve me pare na u mburre se vije nga nje familje qe ka luftuar kunder fashizmit e nazizmit dhe se familja jote me krenarine e madhe qe na flisje ishte e reshtuar me frontin lindor sepse Enveri e urrente perendimin,si ka mundesi qe ti po na del me perendimor se te tjeret! Me berishen ju lidh shume partia nga keni ardhe prandaj nuk keni asnje ndryshim.
Pd ka shkuar gjithnje pro perendimit dhe rilindja drejt lindjes dhe diktatures.
Cdo arritje pro perendimore, NATO, Visat etj i kemi nga sala edhe pse ka shume gjynahe nen pushtetin e tij.
Ate qe duhet te ngukisin shqiptaret ne mendje eshte se :
NUK FUTEMI NE BE PA STANDARTE, dhe kur te arrijme standartet,
NUK DO KEMI ME NEVOJE PER BE,
POR THJESHT DO NA SHFRYTEZOJNE SI POLONIA ITALIA HUNGARIA etj.
Rilindja eshte hajdut,PD u formua me hajdut..Ku shkojne Hajdutet o Bedri?Nga Lindja apo nga Perendimi?
Në Maqedoni janë 1.480.000 shqiptarë edhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë
Shqiptarët janë afërsisht 1.480.000 në Maqedoni e janë edhe 270.000 emigrantë shqiptarë. Pra gjithsej shqiptarët e Maqedonisë janë 1.750.000. Numri i lindjeve të shqiptarëve në Maqedoni është afërsisht 28.000 në vit, lindshmëria është 2 % epopullsisë dhe shtimi natyral i popullsisë është 1,6 %. Në të gjitha shkollat 9-vjeçare në Maqedoni janë 240 mijë nxënës shqiptarë edhe numri i nxënësve vërteton që në Maqedoni banojnë 1,48 milionë shqiptarë.
Shqiptarët janë shumica absolute e popullsisë në Shkup, Dibër, Strugë, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kërçovë, Krushevë, Çashkë dhe Dollnen. Shqiptarët janë me afërsisht 68 % shumica absolute e popullsisë në Shkup. Më herët shqiptarët kanë qënë shumica absolute e popullsisë edhe në Manastir, Ohër, Resnje, Përlep dhe Veles. Në 1912 në territorin e Maqedonisë së sotme banonin 650.000 shqiptarë dhe 400.000 sllavo-maqedonas. Shqiptarët ishin para 1912 me mbi 61 % shumica absolute e popullsisë në territorin e Maqedonisë së sotme.
Dihet që në të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni numri i shqiptarëve është deklaruar shumë më i ulët se sa ka qënë në të vërtetë sepse të gjitha regjistrimet e popullsisë në Maqedoni kanë qënë të manipuluara. Numri i sllavo-maqedonasve është 700 mijë edhe me 120 mijë emigrantët janë gjithsej 820 mijë. Por nga këta janë afërsisht 200 mijë shqiptarë që deklarohen sllavo-maqedonas edhe janë shumë të asimiluar. Minoritetet e tjera janë 200 mijë.
Numri i shtetasve të Maqedonisë është gjithsej 2,77 milionë dhe shqiptarët përbëjnë me 64 % shumicën absolute të popullsisë sepse janë 1,75 milionë shqiptarë. Maqedonia është shteti i tretë me popullsi shumicë shqiptare. Përqindja e emigrantëve të shqiptarëve edhe të sllavo-maqedonasve është me afërsisht 15 % e barabartë.
Shqiptarët në Maqedoni janë pak më shumë se 2-fishi i sllavo-maqedonasve. Prandaj shqiptarët janë në Maqedoni numerikisht plotësisht superiorë ndaj sllavo-maqedonasve.
@ Deda ai libri receta pa komb ka disa te verteta por ka edhe disa te paverteta. Mos i beso te tera ato qe ka ai liber. Esht e vertet qe Zogu dhe Enveri komandoheshin nga Londra por edhe Greqia dhe Serbia nga Londra komandoheshin. Nacionalizmi qe u krijua ne Shqiperi ne kohen e Enverit esht i madh kurse Zogu nuk ka pas nacionalizem.
Kur do e kuptojn Shqiptaret ne Maqedoni qe perbejn me 64 % shumicen e popullsis ne Maqedoni? Kur do behet Maqedonia shtet i Shqiptareve? Pse nuk shkruajne gazetat shqiptare ne Maqedoni per kete? Kur do e marrim Maqedonine?
@ Deda Na Shqiptareve te Maqedonis e Kosoves na ka ndihmu shum Nacionalizmi i Enverit per me e rujt Gjuhen Shqipe edhe Ndergjegjen Kombetare.
Phoenix, mendoj se Bedriu i di keto te gjitha por kete rol ka ai qe te shkruaje hartime te pavlera se po te shkruante ato qe thua ti nuk do i publikonte gazeta Dita.