Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kufizimi i komenteve nga Trump, Gjykata e Apelit anulon përkohësisht vendimin, gjobit ish-Presidentin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kufizimi i komenteve nga Trump, Gjykata e Apelit anulon përkohësisht vendimin, gjobit ish-Presidentin
BoteLajmi i fundit

Kufizimi i komenteve nga Trump, Gjykata e Apelit anulon përkohësisht vendimin, gjobit ish-Presidentin

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Një gjykatës Apeli i Nju Jorkut anuloi përkohësisht të enjten vendimin për kufizimin e komenteve të Donald Trump lidhur me pjesëtaret e gjykatës që po shqyrton çështjen ndaj tij.

Gjykatësi ngriti shqetësime për lirinë e fjalës. Vendimi i gjykatësit David Friedman e lejon ish-presidentin që të komentojë lirshëm për stafin e gjykatës ndërsa zhvillohet një proces më i gjatë apelimi.

Gjykatësi Arthur Engoron, i cili po shqyrton çështjen ndaj zotit Trump për mashtrime financiare, dha urdhër më 3 tetor për kufizimin e komenteve të ish-presidentit pasi ky i fundit bëri komente të rreme në median sociale në lidhje me një punonjëse të gjykatës.

- Publicitet -

Pas kësaj, gjykatësi e gjobiti zotin Trump për shkelje me 15,000 dollarë dhe e zgjeroi gjobën edhe për avokatët e tij pasi ata ngritën pikëpyetje në lidhje me rolin e punonjëses së gjykatës tek çështja ndaj  Trump.

Ndërsa mori vendimin në një seancë urgjente të enjten, gjykatësi Friedman vuri në dyshim autoritetin e gjykatësit Engoron për të kontrolluar komentet e zotit Trump jashtë sallës së gjykatës.

Gjykatësi Friedman tha se vendimet për të mos komentuar zakonisht merren për çështje penale, kur ekziston frika se komentet mund të ndikojnë tek juria e çështjes. Gjyqi civil ndaj zotit Trump nuk ka juri. Avokati i Trump, Christopher Kise, tha se gjykatësi i apelit “mori vendimin e duhur dhe e lejoi Presidentin Trump që të përfitonte plotësisht të drejtat e tij kushtetuese që ofron Amendamenti i Parë, të drejtat për të folur për njëanshmërinë në gjyqin e tij, atë që ai po sheh dhe po dëshmon në gjyqin e tij, i cili duhet të ndiqet nga të gjithë”.

Një tjetër avokate e Trump, Alina Habba, tha se ajo nuk ka në plan që ta këshillojë ish-presidentin që të heshtë në lidhje me punonjësen e gjykatës. “Unë nuk shoh arsye për kufizime sepse James po vazhdon ta diskreditojë klientin tim”, tha Habba, duke iu referuar Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, e cila i ka ngritur akuzat. “Të dy palët duhet të jenë në gjendje të flasin”.

Vendimi i gjykatësit Friedman vlen edhe për avokatët e zotit Trump si dhe të tjerët e përfshirë në çështje. Zoti Trump dhe avokatët e tij e kanë kritikuar shpesh punonjësen e gjykatës, Allison Greenfield.

Ata pretendojnë se ish-kandidatja demokrate për një post gjykatëseje është një zë politik në veshin e gjykatësit Arthur Engoron, megjithëse edhe ai është demokrat. Gjykatësi Engoron e ka mbrojtur rolin e saj në sallën e gjyqit, duke urdhëruar që të mos komentohet rreth punonjësve të gjykatës dhe duke e gjobitur zotin Trump 15,000 dollarë, për atë që gjykatësi e konsideroi shkelje.

Javën e kaluar, gjykatësi Engoron u kërkoi avokatëve të çështjes që të mos komentonin rreth “komunikimeve konfidenciale” midis tij dhe ekipit. Avokatët e Trump, të cilët kërkuan pavlefshmërinë e gjykimit të hënën, thonë se urdhëratë e gjykatësit Engoron po shtypin në mënyrë jo kushtetuese fjalën e lirë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?