Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
Analizaopinion

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

Published: June 26, 2026
Shpërndaje

Nga Gjergj Erebara

Kryeministri Edi Rama iu bashkua së fundmi autokratëve të shumtë të Evropës Lindore e gjetkë, të cilët mendojnë se zemërimi popullor nuk është rrjedhojë e çfarë udhëheqësit kanë bërë, por është rrjedhojë e ndonjë komploti të mistershëm, një prej të cilëve rezultoi se është algoritmi.

Më shumë se një dekadë më parë, një studiues në një universitet amerikan tentoi të hulumtojë mënyrën se si funksionon algoritmi i Facebook, duke krijuar një llogari nga e para dhe duke filluar të lundrojë në hapësira që zakonisht frekuentohen nga e djathta konservatore. Ndërsa ndërvepronte me postime të kësaj natyre, zbuloi i lemerisur se brenda një jave, muri i Facebook i ishte mbushur me postimet më ekstreme të imagjinueshme, neonazizëm dhe teori komploti. E njëjta gjë ndodh edhe nëse e nis lundrimin në krahun tjetër. Nga socialdemokracia mundet të përfundosh në stalinizëm.

- Publicitet -

Shqetësimi aktual kryesor në botë nuk është algoritmi i Facebook se sa është algoritmi i Instagram. Për shembull, në ditët përreth 9 Majit, ditës së fitores së Luftës së Dytë Botërore nga aleatët në Evropë, Reels të Instagramit u mbushën me versionet më të larmishme të mundshme të këngës Katjusha. Kjo është një këngë propagandistike sovjetike e vitit 1938.

Suksesi i saj njihet në muzikologji si përdorimi efikas i lajtmotivit, një fragment muzikor që përsëritet me variacione të vogla dhe që e mban mendjen të mbërthyer me variacione brenda temës. Në botën moderne njihet si catchy music dhe që përdoret veçanërisht si sfond muzikor për qendrat tregtare apo supermarketet. Për instagramin, kjo është një lloj muzike shumë me interes sepse, duke mbajtur dëgjuesin më shumë milisekonda të lidhur, ndihmon pronarët e kompanisë të shesin më shumë reklama.

Vija melodioze lejon që kënga të interpretohet në mënyra shumë të larmishme, nga një këngëtare vetëm, nga një e shoqëruar me kor apo nga një orkestër e tërë. Ajo kombinon ëmbëlsinë e një kënge dashurie me pathosin e një marshimi ushtarak.

Katjusha është një këngë propagandistike sovjetike. Teksti flet për një vajzë me emrin Katerina, e cila shkurtohet Katia, e cila me përkëdheli bëhet Katjusha. Teksti flet për një vajzë që përhumbet brigjeve të një lumi ndërsa ëndërron për të dashurin ushtar. Në vargun e fundit, Katjusha, i thotë të dashurit: Ti ruaj atdheun, unë ruaj dashurinë tonë.

Videot që shoqërojnë interpretimet e pafundme të kësaj kënge luajnë me një gamë të gjerë mjetesh të gjuhës vizuale, të cilat krijojnë në subkoshiencë silogjizma dhe na flasin përmes simbolikave të panumërta për të na mbajtur të ngulur para ekranit.

Në një version, burra dhe gra që dukshëm janë përzgjedhur të simbolizojnë përbërjen e larmishme etnike të Rusisë, shfaqen në një qendër tregtare, befasohen nga një këngëtare që nis të këndojë Katjushën me kameran që fokusohet më mimikën e secilës prej personazheve me radhë. [link] Në një tjetër, të kënduar në grup në shesh, kamera në planin e fundit ngrihet për të fiksuar kryqin e një kishe orthodokse.

Sapo kuriozohesh dhe e dëgjon një herë, algoritmi kapitalist i Instagram, i konceptuar për të të mbajtur sa më gjatë, të paraqet disa variante të kësaj kënge, njëra kënduar nga një vajzë e vogël, tjetra e kënduar nga një vajzë e rritur e shoqëruar me kor, tjetra e kënduar në vargje të lexuara në gjuhë të ndryshme, nga rusishtja në gjuhën kirkize, në bullgarisht, serbisht apo në gjuhën polake. Në një version, kënga këndohet nga pesë vajza simpatike të shtirura si fshatare me cfurqe e cape në duar.

Propaganda është tinëzare, ajo synon ta përçojë mesazhin në mënyrë sa më të pakuptueshme për viktimën.

Nëse kënga në fjalë të fikson dhe ndjek disa versione të saj, nuk duhet të çuditesh nëse, në vijim të vargut të reels të të shfaqet edhe vetë ayyyy, Vladimir Putini, me pamjen e njeriut të lodhur por të vendosur, lodhja jep mesazhin e sakrificës dhe orëve të gjata të punës, një mesazh krejt i gënjeshtërt sepse diktatori i një diktature nuk ka praktikisht asnjë punë për të bërë gjatë të gjithë ditës.

Algoritmi nuk ushqen urrejtje, siç pretendon Edi Rama. Ekzistenca e algorimit synon thjesht sa të të mbajë në Instagram, Facebook apo Tik Tok sa më gjatë. Vetëm se grupe të ndryshme, qeveri totalitare apo organizata politike, përdorin burime të mëdha për të prodhuar materiale që synojnë të mbajnë të lidhur vëmendjen e qytetarëve me atë që atyre u intereson dhe të largojnë vëmendjen e qytetarëve nga ajo çfarë atyre nuk u intereson.

Nuk është e vështirë të shohësh se Katjusha dëshiron të mbajë vëmendjen larg realitetit të luftës mizore në Ukrainë dhe ta zhvendosë te një shoqëri që duket në paqe, e lumtur.

Ka edhe raste kur qytetarëve të shqetësuar për një kauzë të drejtë, siç është rasti i të drejtave të Palestinës dhe të palestinezëve, algoritmi, krahas materialeve joekstreme, t’u shfaqë materiale dizinformuese, të cilat, ne mund të hamendësojmë se kanë origjinë nga Irani, por vetëm mund të hamendësojmë sepse nuk kemi nga ta dimë. Dizinformimi synon para së gjithash të kapë njerëzit pa mendje. Kështu që fushata dizinformuese që hamendësimi të çon të mendosh se kanë origjinë nga Irani, mund të kenë origjinë tjetër.

Një nga këto fushata dizinformuese që qarkullon aktualisht është supozimi se hebrenjtë “po e blejnë Qipron”. Ashtu si edhe dizinformimi tjetër që sugjeron se pas projektit të Zvërnecit janë hebrenjtë që po përpiqen të blejnë Shqipërinë. Dizinformime të tjera të ngjashme: Turqit po blejnë Thrakinë, krahinën greke në kufi me Turqinë. Arabët po blejnë Bosnjën, etj.

Qeveritë në të gjithë botën po bëhen pjesë e rëndësishme e portofolit të reklamave ose të materialeve propagandistike të shpërndara në mediat sociale. Disa qeveri promovojnë turizmin, disa të tjera, si kjo e jona, maskojnë propagandën qeveritare duke e paraqitur si promovim turizmi. Në një rast ekstrem para disa vitesh, blogu i një turisteje suedeze u promovua për t’u shfaqur te përdoruesit shqiptarë të Facebook.

Qeveria paguan median e ashtuquajtur “të pavarur” apo blogje të parëndësishme nëpër botë për të prodhuar materiale reklamuese për turizmin, të cilat na shfaqen çdo mbrëmje në edicionet e lajmeve këtu në Tiranë për të na çuditur. Filan media e huaj u magjeps sërish me Shqipërinë. Normalisht që qeveria ka të drejtë legjitime që të promovojë turizmin shqiptar te turistët, vendës apo të huaj. Por askush nuk mund të gënjehet nga propaganda e viteve të fundit, ku reklamat për turizmin duan të na përçojnë mesazhin: jetoni në një vend të lumtur! Mos e vrisni mendjen për korrupsionin dhe keqqeverisjen! Mos i shihni plehrat gjithkund! Mjaftohuni me këto pamjet e kuruara me plazhe, natyrë e gjelbërim.

Ashtu si fushatat e dizinformimit me komplot të hebrenjve kundër botës, edhe kjo bie në kategorinë e një fushate dizinformimi: në vend që të pyesim se si po qeveriset vendi, dhe nëse janë apo jo të manipuluara proceset e prokurimeve publike, jemi duke konsumuar pamje të këndshme natyre apo plazhe, pamje të kuruara për të mos shfaqur batërdinë e betonit.

Këto të gjitha nuk janë ndonjë shqetësim i madh për demokracinë. Njerëzit që i shohin përbëjnë një pjesë të vogël të shoqërisë. Dizinformime të tilla depërojnë në shoqëri që, si kjo e jona, nuk kanë kundërtrupat e nevojshëm, në formën e të arsyetuarit logjik, me të cilin qytetarët pajisen normalisht nga sistemi arsimor i vendit, për shkak se sistemi arsimor i sotëm, njësoj si politika dhe ekonomia, duke qenë vijimësi e regjimit komunist, ka nevojë të reformohet, për të kaluar nga leksionet që mësojnë qytetarin të jetë pasiv dhe të shohë nga shteti si padron apo si baba, te shoqëria ku qytetari e sheh shtetin si organizimin e përbashkët në shërbim të të gjithëve, produkt i kontributit të të gjithëve.

Qytetari bën mirë të dallojë pikën kur algoritmi po e bombardon me tepri me gjënë që përbën interesin e tij të momentit, qoftë ky interes një çëshje politike, qoftë një çështje jopolitike, fjala vjen, sport, blerje online mallrash të panevojshëm, konsum i tepruar i medias apo i informacioneve politike.

Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Partizani says:
    June 26, 2026 at 4:35 pm

    1. “EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
    2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
    3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
    4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”
    5: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!
    6.. “VDEKJE TRADHTARËVE-BURG PADRONAZHISTAT”
    7. “TË ROJË SHQIPNIA”

    PARRULLA: “REVOLUCION-SPAK DËNO RAMËN EDHE SALËN”!

    Reply
  • 👺 n'burg, 🥶 n'burg says:
    June 26, 2026 at 5:41 pm

    “Filozof” Gjergji i vjen mullarit rreth e rrotull, po nuk guxon të thotë atë që qindra e mijëra protestues po e shpalosin haptazi me bindje të plotë.

    Ata nuk kërkojnë dorëheqje, jo!

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    June 26, 2026 at 6:24 pm

    Shenim per korigjim: O i madhi SPAK, deno kryekriminelin Berisha ne burg perjete dhe kryehajdutin Rama, per aq para sa ka vjedhur!

    Reply
  • demo says:
    June 26, 2026 at 6:48 pm

    Shiko se po letyreni ne nje luge uje ju analitiket e portaleve.Hodhi Talleqyri lloqen Algoritem ne pazar dhe ju o burra kush ta perserise me shume pa ja ditur kuptimin keti barbarizmi te ri ne te folurit shqip.Algoritmi ne matematike shpreh nje seri veprimeshn qe japin nje zgjidhje te caktuar,.Ne jeten e perditshme algoritmi shpreh rendin e veprimeve per nje program te caktuar.Psh,Algoritmi i nje nxenesi nga zgjimi deri sa ulet ne banken e shkolles jane zgjimi,larja,ushqimi,pregatitja e mjeteve shkollore,vajtja ne shkolle eetj.Te gjitha keto veprime permblidhen ne nje fjale-Algoritem.Fjalen Algoritem e perdori edhe mystiku magjistar,Petro Zheji per te karamboluar gjuhen shqipe per te hutuar laraskat kokeboshe te turbogjuhesise,qe u shtuan si sorrat e laraskat ne fushen e plehrave.Edhe mystiku magjiku Edi Rama ka hedhur ne treg fjalen Algoritem per te trullosur sorrat mediatike,por jo demon ,qe diplomoi me rezultate te shkelqyera gjuhesine dhe per disa vjet ka qene pedagog i sorrave dhe laraskave te gazetarise,qe kurre nuk i kushtuan mesimit te gjuhes shqipe vemendjen e duhur dhe sot tallet nje cope bojaxhi instituti,me terma fallco,qe i perdor pa vend.
    TERMI ALGORITEM perdorur nga tyrryfyli Edi Rama,PER TE TREGUAR MORINE E KRITIKUESVE TE QEVERRISE SE TIJ DHE VENJDIMARRJEVE TE TIJ NE RRJETET SOCIALE,,ESHTE I PAVEND. Kete jua thote demo,qe kur sheh mbretin tuaj lakuriq,nuk shtiret,por ja thote cope:Ky i paftyyre eshte lakuriq,o torobellooo! Prandaj sa te imitoni sharrlatanin Edi Rama,hapni fjalorin dhe mesoni kuptimin e lloqes Algoritem.

    Reply
  • nastradini says:
    June 27, 2026 at 5:57 am

    Gjergj Erebara:

    Ka shume pasaktesira ne shkrimin tuaj per ALGORITMIN e protestes ne Shqypni:

    Emeri “Katjusha” nuk vjen nga “Katerina” alla shqip, por nga “Ekaterina”, nje emer i njohur ne gjuhen ruse qe te kujton Perandoreshen me te njohur ruse Ekaterina e Pare. Thraka nuk eshte greke, por e bullgareve te hershem ne Gadishullin ballkanik, Thraka eshte vendlindja e Spartakut qe eshte skllavi qe u be gladiator dhe qe luftoi kunder Perandorise romake, qe njihet si rebelimi me i madh me i madh ne histori. Kenga “Katjusha” nuk eshte vetem kenga e ushtareve te Putinit, por edhe te ushtareve te Ushtrise se Kuqe qe bente te mundur fitorjen mbi Hitlerin dhe Fashizmin, le te mos harrojme se mbi 30 milione sovjetike dhane jeten per kete fitorje, nderkohe qe po kaq monstra Josif Stalin kishte vrare gjate Diktatures se tij pa lufte. Kur gjermanet ishin ne dyert e Moskes Stalini ishte futur poshte krevatit dhe ishte bere tap me vodke, kur e nxjarr Zhukovi dhe i thote: “Lere vodken dhe mba fjalim per ushtaret qe te shkojne te vdesin krenare me koken larte” Dhe urdheroi bedelet e frikesuar te Stalinit, komisaret politike: “Te gjithe altoparlantet e Moskes te bucasin me KATJUSHEN qe t’i tregojme armikut se nuk kemi frike!” Kjo eshte historia e kenges “Katjusha” qe permend ti me neveri. Ja texti i plote me perkthim ne shqip:

    Mollët dhe dardhët kishin lulëzuar
    Mjegulla fluturonte mbi lumë
    Kur Katjusha doli në breg
    Në bregun e lartë dhe të pjerrët,
    Duke kënduar një këngë
    Për shqiponjën gri të stepës
    Për atë që e donte shumë
    Për atë që i çmonte letrat e saj

    Oh, ti, këngë, këngë vajzërore
    Fluturo pas diellit të kthjellët
    Dhe ushtarit në kufirin e largët
    Përshëndetjet nga Katjusha jep
    Le ta kujtojë vajzën e thjeshtë
    Le ta dëgjojë e këndojë këtë këngë
    Le ta mbrojë tokën e tij të lindjes
    Se dashuria e Katjushës ketu e pret

    por:

    KATJUSHA nuk ishte vetem kenge, por edhe arme artilerie e njohur si BM13 qe nderroi fatin e L2B, KATJUSHA eshte emeri i nendetses legjendare e njohur si nendetsja K, qe i kishte futur friken ne bark Hitlerit po gjate L2B, KATJUSHA eshte monument ne Sankt Peterburg, KATJUSHA ishte emeri i ekipit te ciklizmit te BRSS, qe fitoi disa here Tour de France, por KATJUSHA eshte edhe emeri i nje komete apo asteroidi per nder te nje pilote femer qe kishte rezuar qindra Messerschmitt te Hitlerit po gjate L2B dhe kishte shpetuar e gjalle.

    prandaj:

    ALGORITMI i “Katjushes” eshte me i nderlikuar se ALGORITMI i Edi Rames ne menyren sic e trajton ti, sepse thirrjet e protestes duke djegur flamurin e Izraelit dhe per UCK-ne e burgaxhiut te Hages, Dritan Goxhajt i vrasin FLAMINGOT e Nartes dhe i japin oksigjen Edi Rames, qe po perdor me shume djallezi ALGORITMIN e Partise se Punes me “Katjushat” e tij.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vajza e Berishës zbraz llogaritë bankare ndërkohë që procesi ‘Partizani’ është në proces
  • Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
  • Mbi 40 gradë Celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
  • Rikthehen bastet sportive online, qeveria plotëson kuadrin ligjor pas 2 vitesh vonesë
  • Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!

Komentet e Fundit

  1. K R on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  2. 100% on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  3. Andi on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  4. Vepro on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!
  5. Epopeja e Rilindjoteve on Paratë e pensioneve përfunduan në ruletë: Ish-drejtores së Postës i zbulohen 675 hyrje në kazino bashkë me burrin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?