Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: KUJDES! Sëmundja që në Shqipëri po prek një në pesë vetë pas moshës 40 vjeç
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > KUJDES! Sëmundja që në Shqipëri po prek një në pesë vetë pas moshës 40 vjeç
Lajmi i funditShendetesi

KUJDES! Sëmundja që në Shqipëri po prek një në pesë vetë pas moshës 40 vjeç

Published: January 16, 2024
Shpërndaje

Insufiçienca kardiake është sëmundja që zhvillohet kur muskuli i zemrës nuk pompon gjak aq mirë sa duhet. E nëse kjo ndodh, gjaku shpesh rikthehet dhe lëngjet mund të grumbullohen në mushkëri, duke shkaktuar gulçim.

Autoritetet e shëndetit publik në Shqipëri sqarojnë se fatkeqësisht vitet e fundit vërehet një shtim i të prekurve nga kjo patologji. Sipas të dhënave të bëra publike një në pesë veta, zhvillon insufiçienë kardiake pas moshës 40 vjeçare.

Risku shtohet edhe më tepër me rritjen e moshës. Në Shqipëri, kjo patologji mbetet shkaku i parë i shtrimeve në spital për moshën mbi 65 vjeç. Diagnostikimi i vonë i saj, bën që shumë pacientë të përballen me sëmundjen në stadet më të rënduara, kohë në të cilën edhe trajtimet mund të mos jenë më efikase.

- Publicitet -

Shenjat

Në Javën e Ndërgjegjësimit për Insufiçiencën Kardiake, autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik apeluan për kryerjen e kontrolleve rutinë nëse konstatoni shenja të kësaj sëmundjeje.Sipas tyre, janë një sërë shenjash që mund të paralajmërojnë zhvillimin e kësaj patologjie. Kërkoni ndihmë nëse vëreni shenja të tilla si:

– Frymëmarrje me aktivitet ose kur jeni shtrirë

– Lodhje dhe dobësi

– Enjtje në këmbë, kyçe

– Rrahje të shpejta ose të parregullta të zemrës

– Aftësia e zvogëluar për aktivitet fizik

– Kollë e vazhdueshme ose gulçim me mukozë të bardhë ose rozë me ngjyrë gjaku

– Enjtje e zonës së barkut

– Shtim shumë i shpejtë në peshë nga grumbullimi i lëngjeve

– Nauze dhe mungesë oreksi

– Vështirësi në përqendrim ose ulje e vigjilencës

– Dhimbje gjoksi nëse dështimi i zemrës shkaktohet nga një atak në zemër

Disa këshilla:

Para se të përfundojmë te doktorët dhe ilaçet duhet të dini se lëvizja fizike gjatë ditës, ulja e kripës (natriumit) në dietën tuaj dhe menaxhimi i stresit, mund të përmirësojnë cilësinë e jetës. Kujdesi për ushqimin është gjithashtu thelbësor.

Mos u ushqeni me shumë ushqime të konservuara dhe të parapërgatitura pasi ato kanë shumë sheqer dhe yndyrna. Pakësoni pijet me sheqer dhe lëngjet e frutave, dhe në vend të tyre merrni ujë apo lëngje pa sheqer. Përpiquni të hani disa herë në ditë fruta dhe zarzavate (ato mund të jenë të freskëta, të ngrira, të konservuara ose të thata). Ulni brenda udhëzimeve të rekomanduara sasinë e alkoolit që përdorni. Përgatisni vetë në shtëpi ushqimin për në shkollë apo në punë.

Aktiviteti fizik

Përpiquni të kryeni të paktën 30 minuta aktivitet të moderuar deri në intensiv 5 herë në javë. Të gjitha lëvizjet si loja, ecja, punët e shtëpisë dhe kërcimi kanë rëndësi. Ju duhet të jeni më aktiv gjatë ditës si për shembull duke marrë shkallët në vend të ashensorit, të ecni apo të përdorni biçikletën në vend të makinës. Para se të vendosni për të filluar ushtrimet, ju duhet të konsultoheni me personelin shëndetësor apo mjekun tuaj të familjes.

Kujdes me duhanin

Të dhënat tregojnë se brenda dy vjetëve pasi keni lënë duhanin, rreziku për sëmundje koronare të zemrës reduktohet ndjeshëm. Pas 15 vjetëve rreziku juaj për të patur sëkundje kronike të zemrës është i njëjtë me atë të një personi joduhanpirës. Lënia e duhanit do t’ju përmirësojë jo vetëm shëndetin tuaj por edhe atë të njerëzve që ju rrethojnë.

Njihni kolesterolin

Niveli i lartë i kolesterolit në gjak është shkak i miliona vdekjeve çdo vit në botë. Prandaj ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes në mënyrë që të masni nivelin tuaj të kolestrolit në gjak, peshën tuaj dhe Indeksin e Masës Trupore (IMT). Në këtë mënyrë mjeku juaj mund t’ju këshillojë për rrezikun nëse e keni, në mënyrë që ju të merrni masa apo veprime për të përmirësuar shëndetin e zemrës.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  • Debati për lumin Ibër, Gjuric replikon me Ramën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë
  • Ministri replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime
  • U arrestua për zjarrin e madh në malin e Krujës, Prokuroria e Tiranës liron 74-vjeçarin
  • 25 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 5 prej tyre aktive

Komentet e Fundit

  1. Mësuesi i fillores on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  2. Dashi on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  3. Mësues historie on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  4. Dashi on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Dashi on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?