Nga Adriatik Doçi
Herë pas here e ndjek Kumbarin e SHQUP-it pasi mes turbulencave të fjalimeve të tij reflektohen hallet familjare, procedime të reja penale, fraksione hetimi, veprime hetimore, vektor interesash, riorganizime, tundime të të vetëve për të dalë jashtë gardhit, aleanca, pazare të prishura etj.Për shembull, një vit para se të arrestohej dhëndri i tij zëhollë për aferën ish Klubi Partizani (tetor 2023), Sali Berisha sulmoi prokuroren e çështjes Enkeleda Millonai, mesazh të cilin rrallëkush mund t’a ketë kuptuar në atë kohë.
Ditën e djeshme, në përvjetorin e tij të 81-të (i bëftë dita një mijë), teksa eklipsoi profesor Pilinçin me hiperbola, me prognoza, me gjysmë të vërteta dhe sajesa të kulluara, në fjalimin e tij ndihej edhe njëfarë shqetësimi për një rrezik të ri të mundshëm, në dinamikë dhe ndoshta duke u afruar me vendoshmëri.
Si qen vjetër stani, i cili pa lëvizur nga vendi ndjen nga larg avitjen e kamufluar të ujkut drejt vathës, teksa të tjerët luajnë të pashqetësuar, edhe Kumbari i SHQUP-it lëshoi dje disa kumte deri diku të koduara, ndoshta për ‘ujkun’ që po lëviz në SPAK mes fashikujeve të dosjes të të birit, Shkëlzen Berisha.
Krahas gjykimit të Fatmir Mediut, SPAK ka një fraksion hetimi të hapur për Gërdecin, me pronar faktik Shkëlzen Berishën, provuar me fakte dhe prova.
Nisur nga metodologjia e hetimit të Ilir Metës dhe Arben Ahmetajt, nëse SPAK do të ndërtojë akuzë penale për Shkëlzen Berishën si pronar i biznesit të vdekjes në Gërdec, pjesë e dosjes mund dhe duhet të përfshihet edhe roli i tij si sekser i aferës CEZ (450 milionë euro), lidhje e provuar e kryesekserit Nuel Kalaj, i cili tërhoqi 6.8 milionë euro nga bankat e nivelit të dytë në Tiranë, duke i kaluar me çanta jashtë vendit.
Po a ka ndonjë koncension të periudhës 2005-2013 që nuk shfaqet pas dora e Shkëlzenit?
Për shembull, më datë 14 korrik të 2008, Shkëlzen Berisha dhe Ismail Mulleti lidhin një kontratë. Sipas kësaj kontrate, detyra e Shkëlzenit ishte ndërmjetësimi për blerjen e pronave në fshatin Rinia në Durrës, në zonën kadastrale 31 84, me numër pasurie 60/2, 60/3, 60/4, 60/5, 60/6, 60/7, 60/8, me sipërfaqe 57 494 m2. Shkëlzeni duhet të identifikonte shitësit potencial të tokës, identifikimin e pronave, të dhëna për shitësit etj.
Për këtë shërbim, i cili mund të kryhej në vetëm në pak minuta, me anë të një verifikimi nga institucionet shtetërore, Shkëlzen Berisha ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti.
Fiktiviteti i shërbimit, me anë të cilit djali ish-kryeministrit ka marrë paratë, është vetëm njëra anë e medaljes, pasi ka dyshime të forta se shuma prej 200 mijë eurosh të mos jetë vlera e vërtetë. Po ashtu, zona kadastrale është e njëjtë me zonën ku ka blerë tokë Damir Fazlliç nga Argita dhe Jamarbër Malltezi, tokë që e kishin blerë me lirë. Argita blinte tokë me 10 euro m2 dhe ia shiste Fazlliçit me 18 euro m2.
Më pas në lojë hyn Berisha, i cili me vendim qeverie zgjeroi zonën e parkut energjitik në Porto Romano, duke përfshirë në të dhe tokën e Fazlliçit, klientit të të bijës).
Në datën 11 dhjetor të 2009, po në Fshatin Rinia në Durrës, në zonën e Porto Romanos, Shkëlzen Berisha, ka lidhur një kontratë me Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k, për t’i gjetur blerës për blerjen e rreth 50 mijë m2 tokë që kanë në pronësi, duke marre si shpërblim 3 euro për çdo metër katrorë.
Në rastin konkret për shërbimi i tij Shkëlzen Berishës fiton 150 mijë euro të tjera. Shoqëria që shet 50 mijë metra katrorë tokë në fshatin Rinia ka si administratore Entela Shehajn, pra të njëjtin person që është ortake e Ismail Mulleti, që paguan Shkëlzen Berishën për të gjetur tokën për blerje në fshatin Rinia.
Nëse blerësi dhe shitësi janë ortakë mes tyre, përse kanë nevojë të paguajnë Shkëlzen Berishën 350.000 euro për një ndërmjetësim të panevojshëm?
Sepse biznesmemët, për të marrë një koncension, leje, tender apo favor nga qeveria Berisha, duhet të sajonin pagesa të majme tek Shkëlzeni ose Argita.
Në 27 shkurt 2013, Sali Berisha, përmes kryefinancierit Ridvan Bode, i jep Ismail Mulletit koncensionin e markimit dhe monitorimit të karburanteve.
Nga bilancet e dorëzuara në QKR koncesioni ka një marzh fitimi prej të paktën 1.2 milionë eurosh në vit, nga e cila në shtet derdh si tarifë koncesioni rreth 100 mijë euro.
Pra, Ismail Mulleti i dha Shkëlzenit të paktën 350 mijë euro në vitet 2008-2009, ndërsa Berisha i dha më pas Mulletit një koncension nga i cili fiton mbi 1 milionë euro në vit.
Është thjeshtë një shembull ilustrues, ndonëse është edhe fakt penal. Dora e Shkëlzenit nuk shfaqet vetëm pas aferave korruptive para 2013. Nëse SPAK do të ndjekë rrugën e 90 milionë eurovr që kanë dalë nga buxheti i shtetit për koncensionin e hemodializës të Rilindjes, koncision që nuk guxon t’a përmendë askush në SHQUP, kjo rrugë ndahet në disa rrugica, njëra nga të cilat të çon në xhepin e Shkëlzen Berishës.
(Marrë nga profili në Facebook)

Sali Berisha, pas denoncimit te trafikantit me damke, me te inkriminuarit ne PS, Taulant Balla, ka qene nen hetimin me te hollesishem qe i eshte bere ndonje politikani shqiptar ne keto 35 vite, por zagaret e drejtesise se re nuk i kane gjetur asnje qindarke, qofte edhe te dyshimte, abuzimi. As edhe nje qindarke. Kater (4) vite hetim i detajuar, dhe nuk i kane gjetur asgje. Zagaret e Kryeqenefit ne SKAP, nuk kane lene shkrese, zyrtare apo private, dokument, banke, institucion me te cilin ka patur te beje Berisha, qe nuk e kane kaluar ne site, dhe prape ASGJE. Eshte vete kjo drejtesi e re socialiste, qe ne te vertete e ka shfajesuar Sali Berishen nga cdo akuze per korrupsion. Dhe kjo e nderon ate, duke e paraqitur para shqiptareve si te vetmin politikan te panjolle ne historine e ketyre 35 viteve. Edhe para se te niste hetimin SPAK, socialistet jane menduar e stermenduar, sesi dhe ku ta kapnin Berishen; dhe te vetmen gje qe kane “gjetur” ishte ceshtja Partizani, ku del fajtor vete Kryeqenefi i Shqiperise, Edi Rama, aso kohe Kryebashkiak, qe me vendim dhe firme te tijin vendosi te tjetersoje statusin e prones publike te kompleksit Partizani, ne hapesire per ndertim….!!! Te gjithe ekspertet nderkombetare, qe u eshte derguar dosja, per tu pergatitur me pas per ne Strasburg, kane mbetur te tromaksur nga pocaqite juridike te zagareve te drejtesise se re socialiste. Imagjinoni ee, edhe ketu ku kane menduar se mund ta kapnin, del monstra Edi Rama… te cilit zagaret e tij ne SPAK, as emrin nuk guxojne t’ia permendin, por i thone “autoriteti kontraktor”…. qe autoriteti ua befte ato qe nuk thuhen.
Poashtu, si Berisha edhe familjaret e tij, te gjithe paperjashtim, jo vetem ata te familjes se ngushte, por gjithe cka lidhje fisnore dhe miqesore me to, jane kaluar ne site. Dhe prape, lesht e currit kane gjetur. Asgje, nada, nothing. Dhe kjo e nderon Sali Berishen. Doktorin. Keshtu vetem te vjen per te qeshur dhe per tu zbavitur me shpifjet rrugacerore te ndonje gazetari, te diskretituar tashme publikisht si gjobaxhi me damke, bile nga vete media qe jane te njohura si te majta dhe pro Kryeqenefit ne pushtet. Eshte me te vertete zbavitese.
SKYPION:Ose te jane thare trute ose te kane paguar shume qe flet keshtu.Nuk ka shqiptare qe i ka dy pare mend ne koke qe nuk i din bemat e Sali Berishes per 35 vjet.Ka bere me keq se sa Enveri per 40 vjet.Por pagesa ndaj teje duhet te jete e majme.Nuk thne kot “Qeni ku han leh”.Ndaj nuk te bejme me faj.Sherbeji vendit ku han.
Vazhdoka akoma grabitje-shitje-blerje-tjetersim e tokave te Familjes famekeqe Berisha? Dhe Ne presim me Tapite e zogut ne Sirtar te marrim TOKAT TONA!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Tokat,Trojet,Kullat ne Tirane,Durres,Lales,,Ksamil, i kane me Tapi te vulosur me patkoin e mushkes Rame Shiqere Berishes ne kadastren e Vicidoloit.
Edhe Ne presim te marrim tokat me tapi te Zogut!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Po ti o Edi Rama care je?Noteri?Apo boll qe nuk te kercenojne pushtetin!!!!!!!!!!!!
Kemi psu:As ligj,as kanun.
Salih Vuk Berisha: “Objektiv i madh per mu:
Keto milionat me i fitu
Si t’i fusim ne xhepin tone,
Ka metoda ti pastrojme.
Arme, droge e kontrabande,
Jane per burrat: pune e rande,
Ketu, Argite mos i fut hundet,
Kem Shkelzenin per kesi punesh.
More Shkelzen, t’ka baba trim,
Je i lind per demontim,
Ti Argita, bija ime,
Fokusou n’ privatizime.
Sokoleshe, ti moj malesore,
Na e hap studion ligjore,
Gjithe projektet qe ka shteti,
Do i perlajme t’ tana per vedi.
Ç’fare ka prona ky milet,
Ne mal, n’fushe a ne bregdet,
Turru pra, ti moj azgane,
Me i kalu n’llogarine tane.
Thuri planet me ngadale,
Futju bregdetit me radhe,
Nga Ksamili ne Velipoje
S’leme parcele te na shpetoje !
Ty Jamarber t’kam si djale
T’i zaptosh tokat ne Jale
Per Zenin kam tjeter plan
Jane dy mije hektare ne Seman
Nuk na vjen me fati ne dere,
Ta shfrytezojme per te fundit here,
Te mos mbese aset pa shit,
Te mos leme prone pa grabit.
Do veme kapital pa mase,
Do fitojme para me thase,
Me i pastrue sipas ligjit,
Kemi firmat e Fazllicit.
Shkina ime, moj Argite,
Mire i “qan” keto “sukses fite”
Çdo projekt qe konsulton,
Dhjete perqindeshin e “rrafshon”.
Nga qe pronat ke synim,
Po te jap mendimin tim:
Toke me çmim “badiava”
Veç n’ Porto Romano ka.
Jane pronare ca katundare,
I genjejme me pak dollare.
Bejme nje Vendim historik:
E kthejme n’ Park Energjetik.
Vlera e tokes shkon n’stratosfere,
Rritet çmimi 300 here !!
Sa firmos nje V.K.M.
Pare te madhe fitojme ne !!
Shkelzeno, qepju Gerdecit,
Eshte mbreti i biznesit.
Gjithe mafjozat ma t’nderu
N’trafik armesh jane perqendru.
Eshte biznes fantastik !
Demontim dhe trafik.
Do ta bejme ne menyra te fshehta,
T’ mos leme gjurme ne evidenca.
Trafikojme edhe raketa,
Sa te doje Al-Qaida.
Ne rruge sekrete permes Çadit,
I çojme arme edhe Xhihadit.
Nuk na duhen ne uzinat,
Fillo, e ngre llamarinat.
Perdor mjetet e ushtrise,
Ke dhe çiken e Farise.
Kam mendu per proceduren,
Gati ke infrastrukturen.
Fatmir Medi e Aldo Bumçe,
I ke vartes n’ grupin e punes.
Mos humb kohen me liçencat,
Ti jep baba kompetencat.
Qeveria, perfshi mua,
Do te jete nen urdherat tua !!
Dy krahasime te thjeshta fare:
– Ka 35 vite, qe edhe pse ka qene politikani me i gjurmuar nga gazetaret, sidomos per ta kapur ne mekat, nuk ka asnje foto, asnje per be, ASNJE, te Sali Berishes duke pire nje kafe per qejf ne ndonje lokal; kafe se per gjera te tjera as qe behet fjale. Nderkohe, monstra Rama pin vere, veren me te shtrenjte qe sherbehet ne restorantet me luksoze dhe nga me te pasurit e Europes, mu ne zyren e Kryeministrise…! Imagjinoni! Nuk po flas jeten prej sheiku qe ben, mu para syve te te gjitheve!
– Sali Berisha banon ne nje apartament te zakonshem, aq te zakonshem, sa ne te tille apartamente jetojne me dhjetera e dhjetera mijera shqiptare; ne te njejtin apartament ku ka pas jetuar ne kohen e diktatures, me nje zgjerim modest prej 30 metrash katror ne 35 vite!
Nderkohe kryehajduti i Shqiperise jeton ne nje supervile futuristike, me disa kate nendhe, me materiale nga me te shtrenjtat ne treg; ku, gjithcka behet ne sekret te plote, aq sa arkiteteve, inxhinerve, punetoreve ndertues e mirembajtes te superviles se tij, u behet nje kontroll i rrepte ne hyrje nga punonjes te besuar te gardes, nga frika se mos filmojne fshehtas ndonje gje. Dhe c’eshte me e bukura, toka mbi te cilen eshte ngritur supervila, eshte marre me dokumente te falsifikuara…
Besoj se krahasimi flet vete.
Gjate 1 viti arrest shtepie, ate Sali Berishen e pane tere shqiptaret se ku banonte ngaqe dilte pernate duke u folur demokrateve te tij nga dritarja – ne nje apartament ne katin e 8 te nje pallati ne Tirane.
A ka shqiptar qe te kete pare gje se ku banon Edi Rama, ky i “vobeget” qe doli nga Bashkia Tirane me 3000 Euro e nja 4 milione Leke te vjetra pasuri te deklaruar?
A ka dale ndonje medie te dergoje ndonje Adriatik Doci per ta filmuar “ate gjene” ku banon Rama kryeministri?
Ja pra, pse ky vend eshte vend cuditash – kudo gjetke merren me pasurite e banesat e atyre qe kane pushtet e fonde publike neper duar, kurse ne vendin tone Adriatik Docer mbahen me rroga vetem te merren me pasuri e banesa te atyre qe jane ne opozite, por kurrsesi te marrin kamerat e te shkojne ti tregojne shqiptareve Sarajet e atij qe sot ka tere pushtetet nen kembe.
Vetem Zegjine e Rroskovecit po e beri.Ajo i jep fund pandeshkueshmerise te Familjes famekeqe Berisha.
Po e beri Zeqineja,mire,s`e beri,Kete vend e mori lumi.
Ruani Zegjinene!
Vilen e Lalzit ,Berisha e zhduku nga diskutimi,4 shtepite e Argites ne Europe s’jane me.Supermbesa me pirsing ne gjuhe jeton ne Gjermani punon kamariere. Hahaha.