Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ​Kur flet Saliu për media të kapura dhe mashtrim!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > ​Kur flet Saliu për media të kapura dhe mashtrim!
Analizaopinion

​Kur flet Saliu për media të kapura dhe mashtrim!

Published: May 16, 2026
Shpërndaje

Nga Migena Aleksi

​Nga foltoret e tij live, Sali Berisha ka marrë sërish përsipër të bëjë gjykatësin e moralit mediatik në Shqipëri. Ai u lëshua me gjuhë të shthurur ndaj një televizioni kombëtar dhe pronares së tij, duke e etiketuar si “mafia e fjalës së lirë” dhe duke folur për “miliona të grabitura mediatike me Ramën që përdoren për mashtrim”.

Në veshët e një publiku që nuk vuan nga amnesia kolektive, ky fjalor nuk prodhon më habi. Ndoshta, thjesht një buzëqeshje të hidhur ironie. Kur hap gojën Saliu për “media të kapura” dhe “mashtrim”, pyetja e parë që lind natyrshëm është: Kush po flet? Kampioni i pacipërisë në mashtrim dhe xhelati historik i lirisë së fjalës në Shqipëri, sot ka veshur mantelin e predikuesit.

- Publicitet -

Trau në syrin e predikuesit

Përpara se të bëjë skanerin e mediave të tjera, Berisha do të bënte mirë t’u shpjegonte shqiptarëve se me çfarë parash, me çfarë burimesh dhe nën çfarë interesash funksionon perandoria e tij mediatike.

Berisha flet për korrupsion të Ramës në media, por nuk ka nevojë për imagjinatë të madhe për të kuptuar se ku investohen paratë e korrupsionit të tij, të mbledhura gjatë viteve të pushtetit, paratë e aferave që sot janë nën hetim apo të shpallura “non-grata” ndërkombëtarisht.

Me to është ngritur një infrastrukturë e pastër e mashtrimit mediatik, një fabrikë sulmesh të përditshme, e mishëruar në një platformë që funksionon si mburojë familjare dhe politike. Ky është syri që nuk e sheh traun te vetja.

Të akuzosh të tjerët për mashtrim, ndërsa menaxhon vetë një makineri të tillë të propagandës dhe fabrikimit mediatik me standard militant kafeneje, është kulmi i cinizmit politik.

Historik i përgjakur

​Nëse ka një politikan në historinë post-komuniste të Shqipërisë që nuk ka asnjë të drejtë morale të shqiptojë fjalën “media”, ai është Sali Berisha. Memoria e gazetarisë shqiptare mban ende shenjat e dhunës së pushtetit të tij. Rikujtesa historike është një detyrim. E ka nisur dhunën që në vitet ’90  kur gazetarët rriheshin rrugëve nga SHIK-u famëkeq, vetëm pse guxonin të shkruanin kundër regjimit të autokratit të ri.

Djegia e një redaksie gazete në 1997 është ngjarje e paprecedentë në Europën Lindore. Jo vetëm redaksia e gazetës më të madhe të kohës u dogj dhe u shkrumbua, por një gazetar i ndodhur brenda u linçua me pasoja të përjetshme. Dhjetëra të tjerë në vite janë përndjekur, kërcënuar dhe rrahur. Jo më kot mediat perëndimore e kanë quajtur qeverisjen e tij, regjim gangsterësh dhe armik të medias.

Ky është historiku real i Saliut mediatik. Censurë e egër, dhunë fizike dhe eliminim i zërave kritikë. Ky njeri sot kërkon të djegë besueshmërinë e mediave me fjalë, duke përdorur të njëjtën metodë, fyerjen dhe denigrimin personal të kujtdo që nuk i nënshtrohet.

Linçimi i grave, gjuha e dëshpërimit

Por, në arsenalin e tij të sulmeve, ka një pikë ku zbret në nivelin më të ulët njerëzor. Linçimi i egër dhe sistematik i grave. Kur i drejtohet Vjollca Hoxhës, pronares së Top Channel, me etiketime si “kumarxheshë”, Berisha prek pikërisht kufirin që nuk duhet kaluar kurrë ndaj një gruaje dhe një nëne që prej vitesh drejton me sukses një nga investimet më të mëdha mediatike në Shqipëri.

Një sipërmarrëse në vorbullën e egër të biznesit dhe jetës publike në Shqipëri mund të përballet me kritika apo dritëhije, por të sulmohet me një fjalor të tillë fyes e rrugaçëror është thjesht dëshmi e një dëshpërimi biologjik e politik.

Kjo sjellje, në fakt, nuk është një aksident retorik. Është fytyra e vërtetë e një lideri që përgjatë gjithë karrierës së tij politike është sjellë si palaço me dinjitetin personal të grave, vajzave dhe nënave të kundërshtarëve të tij, duke shpërfaqur një mentalitet të prapambetur, patriarkal dhe primitiv.

Në arsenalin e sulmeve të tij pa fund, ky është një tjetër moment ku politika rrëzohet dhe mbetet vetëm degradimi moral. Kur ky lloj degradimi vjen nga një njeri që me profesion është mjek, nga dikush që ka bërë betimin për të mbrojtur jetën dhe dinjitetin njerëzor, kjo gjuhë bëhet thjesht e pështirë.

​Kampioni i mashtrimit publik

Sa i përket akuzës për “mashtrim”, Berisha mbetet padyshim kampioni i padiskutueshëm në këtë disiplinë. Një lider politik që ka ndërtuar karrierën e tij mbi gënjeshtrën, nuk mund të jetë kurrë etaloni i së vërtetës.

Mbi të gjitha, ky që akuzon sot pronarët e mediave se bëjnë korrupsion me Edi Ramën, harron se është vetë bashkëpunëtori dhe përfituesi kryesor i kësaj makinerie pushteti. Ky është teatri i madh i hipokrizisë shqiptare. Ditën lëshohen mallkime e dënesa nga dritaret dhe foltoret, ndërsa natën firmohen lejet, licencat dhe statuset e investitorëve strategjikë për bizneset e lidhura direkt me familjen e tij.

Ata jetojnë në një simbiozë të plotë e të llumtë me Ramën. Janë armiq publikë për konsum të militantëve, por ortakë të palëkundur kur vjen puna te ndarja e tortës së pasurisë kombëtare dhe mbrojtja e interesave të ngushta oligarkike.

Në këtë kontekst sulmet e tij të fundit ndaj mediave nuk janë asgjë më shumë se një përpjekje e dëshpëruar për të mbajtur gjallë këtë narrativë lufte. Kur nuk ka më asnjë lloj kredibiliteti institucional dhe kur pesha e të kaluarës rëndon mbi supe, zgjidhja e vetme që i mbetet është shkolla e përhershme e baltës.

Shqipëria e vitit 2026 nuk është më ajo e vitit 1997. Publiku mund të jetë kritik ndaj medias, dhe ka plot arsye për të qenë, por kurrë nuk do të pranojë që leksionet e lirisë së shtypit dhe të ndershmërisë t’i marrë nga njeriu që lirinë e medias e ka shtypur me zjarr dhe me leva.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Media si pasqyre e Regjimit says:
    May 16, 2026 at 3:21 pm

    Migena Aleksi ti nuk ke pse kerce perpjete fare, sepse : E thote apo jo Saliu, mediat jane jo vetem te kapura por dhe te vena nen nje zap te plote nga pushteti.
    Vetem nje fakt : kush medie dergoi gazetare e kamera ne Surrel per ti treguar shqiptareve se ku banon kryeministri me i varfer i globit me vetem 3000 EURO e nja 4 milion LEKE pasuri te deklaruara? Asnje.
    Shko ti Migena Aleksi e futu atje nese arrin, pastaj eja e sulmoje vence Saliun. Por pasi te kryesh detyren e informimit te opinionit ama.
    Se eshte prej 13 vitesh Edi Rama kryeminister e nuk ja numeron as kujton askush pasurite ku i ka e sa i ka.
    A nuk eshte ky fakt nje shembull i qarte se si mediat rrijne Sus para pushtetit e ushqehen prej tij pikerisht per kete gje?

    Reply
    • Ai says:
      May 17, 2026 at 8:15 am

      Që media ka qënë dhe mbetet pasqyrë e shëmtuar e regjimit d’accord, veçse nuk shkruhet “kush medie”, por “cila medie. Fjala kush përdoret për frymorë, dhe jo për sende apo mjete propagande si pshm. pasqyra.

      Kjo pak rëndësi ka, por me që pyete për mungesën mediatike në katunin e Surrelit, përgjigjen e gjen ke një artikull i kësaj gazete nja dhjetë a më shumë vite më parë, kur fotografët ishin fokusuar vetëm ke oxhaku i shtrenjtë dhe murri rrethues nja gjys metri i trashë, dhe një pamje anësore sa për sy e faqe e fasadës.

      Sa qesharake! Ke gjithë ai “investigim” pe leshi mungonte ajo më kryesorja, dmth. një pamje komplet si ato me dron, që zëdhënësja e qeverisë me emrin Dita (ditëzeza me bojë të kuqe i shkon tamam për shtat) na nxjerr çëfësht, sa herë e opozita saliniste del me një tufë militantësh me ner me thonë për protesta.

      Reply
  • Valbona says:
    May 16, 2026 at 3:29 pm

    Publiku kurrë nuk do të pranojë që leksionet e lirisë së shtypit dhe të ndershmërisë t’i marrë nga njeriu që lirinë e medias e ka shtypur me zjarr dhe me leva,”, por SPAK dhe GJKKO argetohen me zbulimet e Doktor Mortjes.

    Reply
  • FD says:
    May 16, 2026 at 3:54 pm

    Bravo!

    Reply
  • SOKRTATI says:
    May 16, 2026 at 4:42 pm

    Kini ndonjë opinion për “Drejtësinë e Reformuar? Për saliun e dinë dhe e njohin të gjithë se çfarë monstre është dhe çfarë krimesh ka bërë dhe vazhdon të bëjë.
    Kur një kriminel pushton çdo tribunë dhe ka liri më shumë se unë, ç’rol ka Drejtësia? Nuk merret ajo me këto punë?
    Llafollogji, zallamahi, reklama nëpër ekrane…
    E lodhën këtë populli ca horra zabërhane…

    Reply
    • ¿? says:
      May 16, 2026 at 10:31 pm

      Tēpkē si Edvini…

      Reply
  • Ethem Lalaj says:
    May 16, 2026 at 4:51 pm

    OK,Migena Aleksi:
    Këtij kafshe ne 2 këmbë(i martë të keqen balos së babës tim) i duhet ndryshuar mbiemri në.. Sali Non Grata.!
    Ky titull Non Grata është si GOZHDA E NDRYSHKUR E TRARIT NË 4 PJESTARËT E FAMILJES SË DEGJENERUAR NË KORRUPSION ME 60 VILA DHE URDHËR VRASJE NË GËRDEC,21 JANAR,2 PRILL SHKODËR,YROPOJË MBI 200,NË 97= 4000 PËR PRONAT = 16.000,OTRANTO = 83..NË GJITHË SHQIPËRINË = 22.000,deri 6000 MË PAKË SE NË LNÇL.
    Qëllimi Non Gratës është :
    1.TË KRAHASOET ME ENVERIN..BABIT QË I LËPIHEJ FËMIJVE TË TIJ NË KAMPE PUSHIMI..PASI E BËRI DOKTOR,KOMINIST 8 MËNTOR 68,SEKRETAR PARTIE..QË MË PAS RAMIZI E DREJTOJË TE PD-ja E KRIJUAR VETË,PASI I DHA LISTËN E 65.000 SPIUNVE & KOMINISTVE..
    ..ME PLURALIZMIN PARTIAK,KU SALIU ISHTE VETËM ME PLURALIZMIN E MENDIMIT..ATË QË KËRKON SOT..SHPIFJEN E VETË PA FUND DHE NDALIMIN E TV TJERA..SI XHELAT BOTROR.!
    2.KËRKON TU BËJ QEJFIN ATYRE QË GRADUAN GJEBERAL 1992 PRESIDENT,LOBEVE SLLAVO GREK,PREJ TË CIVE PAGUHET QË NGA 1979 “.BISTURIA”..NDAJ DEKLARON..JAM SB UNË ORE BUDOLLEJ..!
    3.Në 1992 kapi 100 % DREJTËSINË,KU SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ.JANË PLEPIST 6 MUJOR..ME 7,8 KLLASË DHE U BËNË ME DIPËLOMA FALLCO ME U/PRIVATE,KU EDHE 900 ITALIAN U BËN MË DHIPLLOMA PLAGJIATRUR..
    4.NË 2005 KAPI 99 % TË MEDJEVE PËVEÇ TEË.TV,TANI PO SULMON NEWS24,TOPIN..SIÇ DIHET..!
    -SI KANUNOR(SHOELLAR),FAMILJA U DHPËRNGUL NFA FSHATIT BERISHË-PUKË,NË VIÇIDOL PËR HASMËRI TË GJYSHIT..KU HAKMARRJA E TIJ ËSHTË NË GEN..!
    -KY ËSHTË PETSONAZH I ÇUDITSHËM NË PLANET QË NUK PRANON MENDIMIN NDRYSHE,ASNJË GABIM..ËSHTË I PANDREQSHËM..
    …NDAJ DO LLOGARITUR SI HIENË PYLLI..QË HA NJËRZ..MBI 13 KUADRO KRYESOR TË PD..QË I DININ MARRZIT QË NGA 1967 (PENICILINA)!
    FLM

    Reply
    • Qwerty says:
      May 17, 2026 at 7:47 am

      Sot qenka ok Migena dmth. Po parjde ishte e paguar nga Saliu per te shkruar per Karcanajn. Apo jo o kapterr?

      Reply
  • Katiu says:
    May 16, 2026 at 7:49 pm

    Migena—një bravo të madhe !

    Reply
  • Port-halet e propagandës says:
    May 16, 2026 at 9:07 pm

    https://sot.com.al/politike/parukeria-e-grides-fut-ne-lavazh-te-pastrehen-mirlinda-karcanaj/
    _______________________

    Ndërkohë Mero.B vazhdon çensuron komentet që flasin për korrupsionin qeveritar, për AKSHIn, dhe ” parukerinë” e propagandës së Gridës te Topi. Pse? Këto nuk mund të quhen gazeta online, por port-hale propagande.

    _________________________
    https://www.pamfleti.net/dosja/tema-nga-zedhenesja-e-it-shteteror-te-megafoni-i-trafikantit-gjergj-lu-i335866

    Reply
  • Propaganda mediatike says:
    May 16, 2026 at 9:26 pm

    O Migena, kur do bësh një shkrim me titull ” A do mbledhim ndonjë lek të ndihmojmë V.Hoxhën pronaren e Topit mqs është kumarxhie? Apo s’ka nevojë se Topi ka marrë para boll si reklama nga inceneratorët?
    ______________________

    https://gazetadita.al/a-te-mbledhim-ndonje-lek-ta-ndihmojme-mirlinden/

    https://www.cna.al/aktualitet/pse-top-channel-dhe-gjobaxhinjte-e-tij-nuk-flasin-per-110-milione-eur-i383667

    https://www.cna.al/aktualitet/opozite-nga-top-channel-apo-top-inceneratori-i341153

    Reply
  • Pse, s'është Topi media e kapur? says:
    May 16, 2026 at 9:37 pm

    https://www.cna.al/aktualitet/pse-top-channel-dhe-gjobaxhinjte-e-tij-nuk-flasin-per-110-milione-eur-i383667
    ________________________

    https://www.cna.al/aktualitet/opozite-nga-top-channel-apo-top-inceneratori-i341153
    _________________________

    https://www.cna.al/2021/12/24/redaksionale-inceneratoret-top-channel-ben-blushi-dhe-milionat-qe-akuzojne
    __________________________

    https://dosja.al/lajme-apo-reklama-politike-gazetareve-u-mohohet-e-drejta-per-raportim-te-pavarur

    Reply
  • SI DALLOHET NJË MEDIA E KAPUR? says:
    May 16, 2026 at 9:58 pm

    Nga dallon një gazetë propagande nga një gazetë e paanshme? Marrim shembull Temën e Meros. Kur Migena bëri një shkrim për qarravitjen e Mirlindës së AKSHIt te Grida e Topit, Mero nuk publikoi si shkrim këtu te Gazeta e tij. Kurse kur Migena flet për Saliun, direkt e publikon. Vetë si gazetë, Tema është si port-hale rilindase. Pra, jep artikujt pro qeverisë dhe çensuron artikujt kundër ose komentet kundër.

    _______________________________
    https://gazetadita.al/a-te-mbledhim-ndonje-lek-ta-ndihmojme-mirlinden/

    Reply
  • Regjimet si Diktatura me kozmetike says:
    May 17, 2026 at 7:24 am

    Per te pare nje vend ne eshte Demokraci apo Regjim, mjaft te shohesh pozicionin e mediave qe eshte treguesi me i qarte.
    Sali Berisha ne pushtet i kishte shumicen e mediave KUNDER qe e benin opoziten ndaj qeverise tij fuqishem po aq sa vete opozita.
    Edi Rama ne pushtet i ka shumicen e mediave PRO qe jo vetem nuk i bejne kurrfare opozite, por mundohen paturpesisht tia mbulojne zullumet e kur ato dalin ne drite, tja zvogelojne.
    Tani mendojeni vete se ku eshte Regjimi.

    Reply
  • Ana says:
    May 17, 2026 at 8:53 am

    Ky njeri nuk duhej te ishte fare ne jeten publike,me e pakta duhej te fshihej,e jo te bej kryetarin e opozites dhe te krtikoj mediat,por fakti qe ekziston akoma eshte dhe faji i mediave dhe disa gazetareve.Nuk mund te kesh zhytur vendin ne lufte civile,rrenim total dhe shkaterrim,dhe sot pengon nderrimin e pushtetit dhe te trajtohet sikur s’ka ndodhur gje.Jo,kjo nuk eshte demokraci.Kur ke perballe njeriun qe shkel interesat e vendit dhe te shumices duhet t’a bojkotosh hapur,te nxish ekranin kur del ai dhe te mbeshtetesh drejtesine qe t’a nxjerre te jashteligjshem,sepse partine e paguan populli nga taksat e tij dhe gazetaret jane zeri i tij.Shpresoj shume shpejt kete t’a bej drejtesia me ndihmen e te gjitheve,sepse kushdo qe vjedh pasurite publike,shkel ligjin dhe nuk respekton kushtetuten nuk mund te kete asnje rol ne perfaqesimin e vendit dhe te shoqerise.Ai nuk meriton me te flase ne emer te shqiptareve.Prej vitesh fjalet qe dalin nga goja e tij ngjajne me fyerje.Mjaft me.

    Reply
  • Mediatikusi says:
    May 17, 2026 at 9:24 am

    Pyetja qe nuk mund as te shmanget as te fshihet pas S. Berishes eshte : a eshte Media e lire dhe ne krye te detyres saj si oponence e pushtetit ne keto 13 vite pushtet absolut Rama?
    Absolutisht JO, sepse ne keto 13 vite pra me tere pushtetet ne duar te Edi Rames te mbushura me skandale me shume se me dite, asnje prej tyre nuk eshte zbuluar nga mediat.
    Te gjitha aferak e korrupsionit te pushtetit jane denoncuar si te tilla nga opozite. Kuse media ne fillim i ka mohuar, pastaj ka tentuar per ti zbutur e ne fund i ka pranuar. Por ama si Kofini pas te vjelit. Dhe kjo jo me kot : sepse jane te paguara te heshtin e te mashtrojne kur eshte fjala per skandale e korrupsion qeveritar. Jane media te blera per ti bere opoziten opozites e jo pushtetit, sic ndodh kudo gjetke.

    Reply
  • Tártari says:
    May 18, 2026 at 12:56 pm

    Mediat bahkpunojne me dy qeverite qe alternohen! Kete e di dhe bufi! Pra, nuk ka pushtet mediatik te pavarur, por ka Media te blera qe te denojne pa gjykuar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?