Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Kur Partia e Punës e mori Saliun e vogël nga kasollja” (për ata që ende pyesin: Çfarë pune i prishte Saliut të madh data e Çlirimit)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Kur Partia e Punës e mori Saliun e vogël nga kasollja” (për ata që ende pyesin: Çfarë pune i prishte Saliut të madh data e Çlirimit)
Analizaopinion

“Kur Partia e Punës e mori Saliun e vogël nga kasollja” (për ata që ende pyesin: Çfarë pune i prishte Saliut të madh data e Çlirimit)

Published: November 29, 2025
Shpërndaje

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Ata që e kanë ndjekur me vëmendje politikën shqiptare të këtyre viteve, e dinë se Sali Berisha, në kohë dhe për shkaqe të ndryshme, ka paraqitur tri arsye pse pati bërë lutje për t’u anëtarësuar në Partinë e Punës (komuniste).

Në fillim pati thënë se ishte lavdia e Luftës Nacional-Çlirimtare që e shtyu ta bënte këtë. Madje, edhe kur mbajti fjalimin e tij para studentëve dhe popullit në Qytetin Studenti në dhjetor 1990, ai i thuri lavde udhëheqësit komunist, Ramiz Alia që “me guxim dhe trimëri udhëhoqi formacionet partizane për çlirimin e vendit…”.

Më vonë, pasi u ul në krye të vendit, filloi të sillej si ia donin nevojat për të ruajtur pushtetin, duke shkelmuar të vërtetat dhe parimet morale. Arriti deri atje sa të ndryshonte datën e Çlirimit.

Pse? Po ta shohim me vëmendje këtë veprim kundërhistorik, imoral dhe antikombëtar mund të evidentojmë disa shkaqe, por po veçoj tre prej tyre, që besoj se ndikuan më drejtpërdrejt.

Së pari, Sali Berisha nuk e kishte politikën si mision në shërbim të vendit, por si qëllim individual, nga njëra anë, për të promovuar veten politikisht për t’u bërë sundimtar, mundësisht i përjetshëm, dhe, nga ana tjetër, për të arritur atë pozitë ekonomike që tashmë ka familja e tij, një familje milionerësh.

Ambiciet e tij për pushtet kanë qenë të hershme dhe ai e ka synuar dhe kërkuar atë qysh gjatë regjimit komunist. Për njerëz si Sali Berisha nuk ka rëndësi lloji i sistemit por vendi që zë ai në atë sistem.

Po, ç’punë i prishte 29 Nëntori Sali Berishës?

Ai është pa parime, pa moral dhe pa shpirt, por nuk është budalla. Saliu e di shumë mirë se tre momentet më të rëndësishme historike të popullit shqiptar janë: Epopeja e Skënderbeut, Shpallja e Pavarësisë dhe Lufta Nacional-Çlirimtare.

Të gjithë popujt më dinjitozë dhe më të zhvilluar të botës konsiderojnë dhe nderojnë si figura të mëdha kombëtare individë që kanë kontribuar në çlirimin e vendit, në pavarësimin e tij, në zhvillimin e revolucioneve arsimore, kulturore apo industriale të vendeve të tyre.

Sali Berisha e di se nuk mbetesh në histori si figurë madhore me ngritjen e sistemit të kjoskave, të firmave piramidale, të komplekseve të aty-këtushme të bixhozit apo me zhvillimin marramendës të hoteleve, restoranteve dhe vilave të ndërtuara me paratë që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale.

Ai e vuan fort mungesën e një beteje reale në jetën e vet politike. Në kërkim të saj, ka dy dekada e gjysëm që lufton me mullinjtë e erës. “Lufta” e tij dhe ushtrisë së tij ka qenë një zinxhir aktesh të turpshme dhe antikombëtare që çuan në shkatërrimin e fabrikave, uzinave, vreshtave, pyjeve, minierave, shkollave, qendrave kulturore, shëndetësore etj.

Alibia e luftës kundër komunizmit e komunistit Sali Berisha do të vdesë një ditë. Atë vazhdojnë ta besojnë sot vetëm dy kategori shoqërore: tufa e injorantëve, pre e propagandës vulgare të pesëdhjetepesë fahrinjve dhe një pjesë e individëve që vazhdojnë ende të jetojnë me urrejtjen pasionante që iu ka pas shkaktuar persekutimi komunist.

Faik Konica thoshte dikur se, sikur Ahmet Zogu të kishte drejtuar rezistencën kundër Italisë në prill 1939, ai (Zogu) do të merrte atributet e një heroi kombëtar.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këto atribute iu përkasin atyre që e bënë një akt të tillë. Gabimet dhe fajet e tyre të mëpastajme nuk ia zbehin vlerën luftës. Prandaj, për t’i denigruar ata, duhej denigruar vepra e tyre. Jo fare hapur por nëpërmjet ndryshimit të datës së Çlirimit, pra nëpërmjet instalimit të harresës.

Data është preteksti, është mjeti dhe jo qëllimi.

Së dyti, mendoj se gjatë aktivitetit të vet politik Sali Berisha ka qenë dhe është i rrethuar nga individë dhe forca ekstremiste të djathta, të cilat, jo vetëm nuk pranojnë bashkëpunimin e tyre me pushtuesit gjatë luftës, por përpiqen ta paraqesin atë si “luftë civile”.

Ndikimi i tyre, jo romantik, por për interes të votave, e ka çuar Berishën deri në ekstremin e marrëzisë.

Së treti, të menduarit dhe të gjykuarit e njeriut evoluon dhe ndryshon me ndryshimin e pozitës së vet shoqërore. Nuk kanë thënë kot se ndryshe mendohet në pallate dhe ndryshe në kasolle.

Kur Partia e Punës e mori Saliun e Vogël nga  “kasollja”, domethënë pa qenë askushi, dhe e bëri dikushin, madje gjithkushin, Saliu iu përgjërua asaj ta pranonte në radhët e saj, ku qëndroi 22 vjet. Kur Partia “vdiq” dhe ky u bë Saliu i Madh, punët ndryshuan.

Nuk mund të mendojnë njëlloj si sundimtari, si i sunduari, si milioneri ashtu edhe varfanjaku. Në këto rrethana shkon të thuhet: më trego sa ke në “xhep” të të them se çfarë mendon.

Rëndësia dhe vlerat e LNÇ nuk qëndrojnë aq shumë në trimëritë, reale apo të zmadhuara, të partizanëve. Para së gjithash, kjo është një çështje morale, kombëtare dhe historike. Kjo ka të bëjë sa me faktin se ajo luftë i rreshtoi shqiptarët me fituesit dhe parandaloi ndarjen e mëtejshme të Shqipërisë, aq edhe me mesazhin që ne iu përcjellim brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë.

Shkurt, shtrohen pyetjet: A duhet luftuar kundër atij që të shkel vendin me tanke e topa apo duhet puthur me të? A duhen nderuar ata individë që e rrezikojnë dhe e japin jetën, duke iu kundërvënë pushtuesit, apo duhen ngritur në piedestal ata që pushtuesin e konsiderojnë “çlirimtar”, administrator apo thjeshtë “kalimtar”?

Nëse shkojmë me predikimin se është e kotë dhe gabim të luftosh kundër të madhit dhe të fortit, atëherë zhvlerësohen automatikisht të gjitha përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi në shekuj, madje edhe epopeja e Skënderbeut do të quhej një marrëzi, pasi Perandoria Osmane ishte superfuqia e asaj kohe. Trimëria, sakrifica dhe atdhetarizmi tregohen kundër të fortëve sepse të dobëtit nuk guxojnë të të mësyjnë.

Prandaj, ata që sulmojnë 29 Nëntorin, në thelb janë kundër të vërtetës, kundër të drejtës, kundër moralit. Ata janë jo vetëm kundër të shkuarës, që ka ruajtur dhe forcuar identiteti e kombit, por edhe kundër të ardhmes. E ardhmja iu përket atdhetarëve dhe atyre që japin jetën për një të ardhme pa pushtues.

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
24 Comments
  • Po te mos ishte enveri nuk do kishim saliun nga shpella,jane te pa ndare.kur themi enver nenkuptojme saliu dhe kur themi saliu nenkuptojme enverin says:
    November 30, 2022 at 9:23 am

    saliu eshte misherimi i se keqes,i fshatarit malokut qe vjen ne qytet dhe do hakmarrje ndaj te gjitheve se i duket qe cdo njeri eshte fajtor qe ai ka qene ne shpell dhe ka origjine nga nje familje barinjesh.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    November 30, 2022 at 9:34 am

    ska lidhje fare ajo që thua ti që enveri = saliu.
    sepse me llogjikën tënde i bie që pa turkun dhe ahmet zogun sdo kishim enverin. çdo me thën kjo që me enver nënkuptojm zogun ose xhonturqët.
    mos fol kot. se ku e njihte enveri salën?
    thjesht i ka dhën njëher dorën që sala nuk e lau një muaj. po ku e njifte enveri salën dhe viçidolin.
    saliu është 180 grad i kundërte legjendari atdhetar enver hoxha

    Reply
  • Shqiptaret INFERIOR. ARNAUTET SUPEROR. says:
    November 30, 2022 at 9:39 am

    CIRK

    Reply
  • Shqiptaret INFERIOR. ARNAUTET SUPEROR. says:
    November 30, 2022 at 9:40 am

    Zogo-fashistat dhe Berisha jan prodhim i te njejtes fabrik, edhe te tjeret Rama, Haradinaj, Kurti…

    Reply
  • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
    November 30, 2022 at 10:03 am

    Qiresi i dhive Sali,ish eQIm i Kapos Hisni,Neroni qe dogji ish Shqiperi dhjet ne te njejten teèpsi me Like flori dhe EDvin Bojaxhi si UDB-ashe te krushkes Serbi!

    Je shum’ i vonuar
    more Viktor DJALI
    Tash pa Shqiperi
    Djegur nga ‘VAR KARI’!

    Ku ishe zoteria jote
    kur Varkari ENVERIT
    DIgjte Shqiperine
    me urdher te BIBERIT!

    Ku kini qene ju ‘IntelektuHale’
    Kur ish eQImi HISNISE
    Numurit DY te diktatures
    i vuri zjarrin SHQIPËRISE!?

    Si S’hapet 30 vjet gojen
    e sdoli nje Avni-SHQIPTAR
    Dhendurrin e Serbise
    ta kish lene pa VARR!?

    sI sdoli nje burre
    me dyfek e ‘SHPATE’
    te lante hesapet me Fazlliqat
    qe na shkerdhejne GRATE!

    Si s’doli nje burre shqiptar
    qe s’do t’ia dije F R I K Ë S!
    e demaskonte boterisht
    Biberajt,Butkat Beogradas te A MER IKË-s!?

    Si s’doli nje intelektual
    i luftes i punes apo i RI
    Qe tu thote shqiptareve
    se kan’ ngelur pa SHQIPËRI

    Reply
  • Doni says:
    November 30, 2022 at 10:08 am

    Dakort me shkrimin . Sali Ram berishacic pa parime pa moral, Por keta njerez behen antishqiptar tradhetar e agjent. Saliu kishte betimin qe ju bere ustallarve armiqve te kombit. Shkaterrim djegje vrasje shqiptareve. Dhe kete ka bere e ben Sali Ram berishacic, shkaterrim total te ushtrise, arsimit hidrocentraleve vjedhje pronash vjedhje te parave me piramidat banda kriminale etjetjjjjjjjjjjSe kur behesh agjent I te huajve do te sherbesh deri ne vdekje bile futen ne valle edhe familja. Dhe jane familjarisht berishen. Fatkeqesi kombetare, Por me shume Fatkeqesi qeniet me fytyre njeriu qe e shoqerojne. .

    Reply
  • Akoma gjalle Saliu? says:
    November 30, 2022 at 10:25 am

    Jeni ju pa eshte Sali Berisha! Mund te jene shkruar qindra mijra artikuj ne gazeta, shkrime reportazhe per Sali B.qirberisha! te pakten nga viti 1997 dhe deri tani! Asnje hap konkret drejt procedimit per burg, ose largim nga politika si njeri plangprishes! Njeri negativ dhe i rrezikshem! Amerika Anglia e kane dhene verdiktin per Berishen dhe familje e tij! Shqiperia shqiptaret e “mencur” akoma! Berisha eshte nje kufome politike qe qelb dynjane!
    C prisni me ? Me artikuj gazete eshte ngop dynjaja me Berishen ,deri ne gryk!

    Reply
  • spata says:
    November 30, 2022 at 11:01 am

    Te gjitha versjonet ,qe hidhen e jane hedhur per Berishen, qendrojne .Fenomeni Berisha eshte vazhdimi i tradhetise kombetare qe ka egzistuar qysh pas shpalljes se Mevetesise .Shqiptaret as e kane patur e kane konceptin shtetformues .Te gjitha perpjekjet, qe jane bere nga patriot te shquar, per formimin e nje shtetit shqiptare ,jane kundershtuar nga vete shqiptaret te lidhur ne klane armiqsore te huaja .
    Nuk po zgjasem shume ne te shkuaren, mbasi ajo ka shume te pa thena ,por dua te ve theksin se cpo ndodh praktikishte sot ne politken shqiptare e pikerisht per kete Berishe ,qe na eshte bere si mullari i barit ,qe nuk digjet por haet nga bagetija shqiptare .
    Kemi qene dhe jemi te tradhetuar qysh ne diktaturen e Hoxhes . U tradhetua i gjithe brezi luftetare e patriot qe cliruan vendin e permbysen mizserjen dhe fukarallekun shekullor .Hoxha, qe u be inisjatori i kesaj epoke shqiptare, ka mbi vehte shume te pathena, qe smund te gjukojme se rruga qe ndoqi, ishte e duhur per popullin shqiptare . Ai e ngriti vendi me shume atdhetare e luftetare te tjere por nga brenda e tradhetoje kauzen shqiptare .Brezi qe solli ndryshimin s’pati jetegjatesi .E carmatosi dhe e eliminoje duke lene shtegun te depertoni element armiqsor brenda vendit . Nje i tille eshte dhe Berisha .
    Berisha kishte nje biografi te dyshimte, por dhe te vertet, nga ata qe e njihnin shume mire se nga doli ky shpellar ne krye te simpatizantve te diktatures se Hoxhes . Nga disa te dhena zyrtare e jo zyrtare del se na qenka kompromentuar nga sigurimi i shtetit por me rekomandime te grup;it politik qe udhehiqte Hoxha . Pra Saliu u fut si ndermjetes i dyfishte i agjeturave te huaja me sigurimin e shtetit shqiptare . Nuk mund te behej i besusheem ne se nuk do te pranohej ne radhet e PPSH .Vete Hoxha i shkeli rregullat e normat e statusit per tu antarsuar ne PPSH .Ne kete konkluzjon dal duke krahesuar vehten time me rastet e tjera te pranmimit ne PPSH.Biografija ime vinte si nip i deshmorit te kombit. Ajo e Salit si nje shpellar i Bjshkeve te kombit ku ne kullaqt e Berishajve hynin e dilnin persona te pa desherueshem te vendin . Une i lidhur me nje grua, qe rrithte nga familje luftetaresh per clirim ,ndesa e Saliut nga nje familje me prejardhje shqau . Pra a mund te qendrojne keto versjone se i duheshin popullit per te mirate e tij qe rrjedhnin nga burime te dyshimta antishqiptare!!!!!!! . Keto politka te se shkuares, qe ndiqen dhe sot , kane bere e do te beje qe kombi perjetesishte te tradhetohet .
    Nuk po vazhdoje me shume se jane thene e sterthene dhe nga goja e Plakut I.Qemali e shume patriotve te tijere se : Po nuk u vra tradhetija ska per te bere kurr Shqiperija .Ne edhe sot, qe po diskutojme per te ardhmen tone ,bejme vepra te turpshme antikombetare duke tradhetuar interesat e popullit per perfitime personale . E gjithe kjo klase politke nuk i sherben interesave te kombit. Perkrahen nga Aleatet se ska kush ti rrexoje . Populli eshte ne arrati dhe as qe e shikon te ardhmen e tij ne vendin qe u lindi .

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 30, 2022 at 11:02 am

    Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe me emigrantët ka gjithsej 5.850.000 shtetas

    Shqipëria ka 4.450.000 banorë dhe jo 2.820.000 banorë si deklaron INSTATi. Numri i emigrantëve është 1.400.000 edhe gjithsej Shqipëria ka 5.850.000 shtetas. Demografia edhe numri i popullsisë janë shumë të rëndësishme për të gjitha fushat kombëtare, ekonomike, sociale, politike edhe ushtarake të vendit. Në Shqipëri janë manipuluar pas 1990 qellimisht në të gjitha vitet numri i lindjeve, i nxënësve, i emigrantëve edhe i gjithë popullsisë nga të gjitha qeveritë e Shqipërisë edhe INSTATi. Gjithashtu edhe të dhënat e regjistrimeve të popullsisë të viteve 2001 e 2011 që u deklaruan nga qeveritë dhe INSTATi ishin plotësisht të manipuluara duke e deklaruar popullsinë më pak. Dihet që në 2011 regjistruesit e INSTATit që shkonin tek banorët për të bërë regjistrimet nuk shkuan tek shumë banorë. Edhe shifra e deklaruar e urbanizimit prej 53,5 % është e manipuluar sepse në të vërtetë është 65 % për të gjithë vendin. Shifra e urbanizimit është përqindja e popullsisë që banon në qytete. Me rëndësi të madhe është për të ditur zhvillimin e numrit të popullsisë së Shqipërisë ndër vite.

    Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë sipas viteve:

    1920: 960.000
    1925: 1.020.000
    1930: 1.070.000
    1935: 1.120.000
    1940: 1.170.000
    1945: 1.260.000
    1950: 1.360.000
    1955: 1.550.000
    1960: 1.810.000
    1965: 2.080.000
    1970: 2.400.000
    1975: 2.680.000
    1980: 2.980.000
    1985: 3.320.000
    1990: 3.680.000

    Nga 1920 deri në 1940 kanë emigruar afërsisht 100 mijë shqiptarë për në SHBA. Këta emigrantë nuk përfshiheshin më si banorë të Shqipërisë. Në ato vite SHBA ishte i vetmi vend ku emigronin shqiptarët. Pas 1990 rifilloi emirgimi. Në vijim është numri i popullsisë së Shqipërisë me emigrantët sipas viteve:

    1995: 4.060.000 (3.560.000 banorë në Shqipëri edhe 500.000 emigrantë)
    2001: 4.520.000 (3.620.000 banorë në Shqipëri edhe 900.000 emigrantë)
    2008: 4.980.000 (3.810.000 banorë në Shqipëri edhe 1.170.000 emigrantë)
    2011: 5.170.000 (3.870.000 banorë në Shqipëri edhe 1.200.000 emigrantë)
    2021: 5.850.000 (4.450.000 banorë në Shqipëri edhe 1.400.000 emigrantë)

    Shqipëria e 3-fishoi popullsinë e vet nga 1945 deri në 1990. Këtë nuk e arriti dot asnjë vend tjetër në kontinentin europian. Shqipëria ka pasur nga 1945 deri në 1990 shtimin më të lartë të popullsisë në Europë. Shqipëria arriti deri në 1980 që ta barazonte jetëgjatësinë mesatare me Italinë, Francën e Spanjën që e kishin dhe e kanë më të lartën në Europë. Prandaj Shqipëria e ka sot jetëgjatësinë mesatare po aq të lartë sa Italia, Franca e Spanja dhe më të lartë se sa të gjitha vendet e tjera të Europës edhe të rajonit tonë. Edhe INSTATi e ka deklaruar këtë fakt në regjistrimin e popullsisë në 2001 edhe e ka krahasuar Shqipërinë me Italinë.

    Por edhe pas 1990 Shqipëria ka gjithashtu shtimin më të lartë të popullsisë në kontinentin europian. Nga 1990 deri në 2021 popullsia e Shqipërisë me emigrantët shqiptarë u 1,6-fishua. Nga 1991 deri në 2001 numri i lindjeve në vend ishte mesatarisht rreth 85.000 lindje në vit kurse qeveritë dhe INSTATi deklaruan mesatarisht vetëm rreth 65.000 lindje në vit pra 20 mijë lindje më pak.

    Pas 2001 qeveritë dhe INSTATi i bën edhe më flagrante mashtrimet e tyre duke e ulur numrin e lindjeve të deklaruara në rreth 30.000 deri 40.000 lindje. Në të vërtetë numri i lindjeve në vend nga 2001 deri në 2007 ishte rreth 70.000 lindje në vit. Nga 2007 deri në 2021 ky numër ishte mesatarisht rreth 72.000 lindje në vit. Këto shifra janë vetëm lindjet brenda vendit pa shifrat e lindjeve të emigrantëve. Për vitin 2021 INSTATi deklaroi vetëm rreth 27.284 lindje por në të vërtetë ishin afërsisht 76.000 lindje.

    Numri mesatar i lindjeve për grua pra fertiliteti ishte 3,2 fëmijë në 1990, 2,6 fëmijë në 2001 edhe 2,2 fëmijë në 2007. Nga 2007 deri në 2021 numri mesatar i lindjeve për grua ka qënë i qendrueshëm me 2,2 fëmijë. Lindshmëria në Shqipëri ishte 2,55 % e popullsisë në 1990, 2,1 % në 2001 edhe 1,7 % në 2007. Nga 2007 deri në 2021 lindshmëria ka qënë e qendrueshme me 1,7 % në vit. Ky zhvillim i lindshmërisë ndër vite është i njëjtë edhe për emigrantët shqiptarë.

    Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare shtetërore dhe private është afërsisht 620.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 280.000 nxënës. Gjithashtu numri i nxënësve të shkollave të mesme në vend edhe i studentëve të shkollave të larta është i manipuluar nga INSTATi dhe qeveria. Numri i nxënësve në Shqipëri në të gjitha shkollat e mesme të klasave 10 deri 12 është afërsisht 210.000 nxënës kurse INSTATi dhe qeveria deklarojnë vetëm rreth 100.000 nxënës.

    Duke i marr numrat e nxënësve nga të gjitha shkollat në vend vërtetohet shumë lehtë që INSTATi dhe qeveria gënjejnë dhe kanë gënjyer për numrin e nxënësve në vend. Numri i nxënësve vërteton edhe numrin e lindjeve në vend por numri i lindjeve mund të llagaritet edhe duke pasur numrat e lindjeve në të gjitha spitalet e vendit. Vetëm në të gjitha spitalet e rrethit të Tiranës numri i lindjeve në 2021 ishte rreth 18.000. Në Shqipëri në të gjitha shkollat 9-vjeçare janë afërsisht 28.000 mësues dhe kjo është shifër zyrtare. Raporti mësues për nxënës me 620.000 nxënës është afërsisht 1 me 22,1 kurse me numrin e nxënësve prej 280.000 sa deklarojnë INSTATi dhe qeveria do të ishte 1 me 10 dhe ky raport me numrin e nxënësve sipas INSTATi dhe qeverisë është plotësisht i pabesueshëm se nuk ka asnjë vend në Europë që ta këtë kaq të ulët por e kanë mes 1 me 15 dhe 1 me 20. Shqipëria e kapasur edhe para 1990 pak më shumë se 1 me 20 këtë raport. Madje dihet që klasat në Shqipëri janë plot me nxënës. Kaq lehtësisht vërtetohet me numrin e nxënësve që popullsia e Shqipërisë është shumë më e madhe edhe që shifrat e INSTATit dhe të qeverive janë të manipuluara.

    Shumë e thjeshtë është për të vërtetuar me numrin e nxënësve numrat e vërteta të popullsisë e të lindjeve në Shqipëri. Shqipëria ka 4,45 milionë banorë dhe jo 2,82 milionë banorë si mashtrojnë INSTATi e qeveria. Me 1,4 milionë emigrantët Shqipëria ka gjithsej 5,85 milionë shtetas. Emigrantët përbëjnë 24 % të gjithë shtetasve të Shqipërisë. Kurse INSTATi e qeveria gënjejnë duke deklaruar 1,7 milionë emigrantë sepse kanë si qellim që të deklarojnë sa më shumë emigrantë për të shpallur krizën demografike. Por këto janë vetëm mashtrimet e INSTATit dhe të qeverisë sepse kriza demografike nuk ekziston fare në Shqipëri. Edhe treguesi i qartë që nuk ekriston fare kriza demografike është papunësia e lartë në Shqipëri.

    Shqipëria ka rreth 1.400.000 emigrantë. Numri i emigrantëve shqiptarë sipas vendeve është:

    Italia: 650.000
    Greqia: 400.000
    SHBA: 170.000
    Kanada: 25.000
    Australia: 5.000
    Britania: 80.000
    edhe 70.000 në vendet e tjera të BE

    Në këto shifra përfshihen edhe shqiptarët që kanë marrë nënshtetësinë në vendet ku banojnë. Numri i emigrantëve shqiptarë që e kanë lënë nënshtetësinë shqiptare pas 1990 është vetëm rreth 10 mijë. Por edhe këta emigrantë munden ta rimarrin nënshtetësinë shqiptare shumë lehtësisht.

    Shqipëria ka me emigrantët gjithsej 5.850.000 shtetas. Në 2008 qeveria e atëhershme shqiptare deklaroi 4.264.000 shtetas se më herët nuk kishin deklaruar qeveritë pas 1990 kurrë numrin e shtetasve shqiptarë. Por edhe ky numër i qeverisë ishte i manipuluar sepse Shqipëria kishte në 2008 në të vërtetë 4.980.000 shtetas. Edhe qeveria e tanishme manipulon numrin e shtetasve duke e deklaruar më pak. Qeveria e tanishme deklaron 4.500.000 shtetas por në të vërtetë Shqipëria ka 5.850.000 shtetas.

    Struktura moshore e popullsisë së Shqipërisë është shumë më e re se sa deklaron Instati. Nga 1991 deri në 2001 nga Shqipëria emigronin mesatarisht rreth 70.000 shtetas në vit. Kurse pas 2001 edhe deri në 2021 nga Shqipëria emigruan rreth 30.000 shtetas në vit por edhe kthehen rreth 15.000 shtetas në vend nga emigrimi.

    Nuk ekziston fare një largim masiv nga vendi siç mashtrojnë poltikanët dhe mediat në Shqipëri. Arsyeja për këtë mashtrim të politikanëve, mediave dhe INSTATit është që të nxisin shqiptarët që të emigrojnë jashtë vendit. Por politikanët, mediat dhe INSTATit kanë dështuar plotësisht me shifrat e tyre të manipuluara sepse Shqipëria ka 4.450.000 banorë edhe ka domethënë gati 800 mijë banorë më shumë se sa ka pasur në 1990. Shqipëria, Kosova e shqiptarët në Maqedoni, Luginë të Preshevës edhe Mal të Zi kanë shtimin më të madh të popullsisë në Europë. Shumë pak vende si Franca, Anglia e Irlanda kanë shtim të pakët natyral të popullsisë në Europë. Të gjitha vendet e tjera të Europës dhe të rajonit tonë kanë shtim negativ natyral të popullsisë ose edhe mosndryshim të numrit të popullsisë. Shqiptarët kanë demografinë më të mirë në të gjithë Europën.

    Reply
  • Dibrani says:
    November 30, 2022 at 11:08 am

    Si ka mundesi o ti “www.mentealternativa1.blogspot.com dhe http://www.whale.to” qe qeverite Rames e Berishes kane mashtruar e mashtrojne kaq shume me numrin e popullsise se Shqiperise?

    Reply
  • Dibrani says:
    November 30, 2022 at 11:09 am

    Si ka mundesi o ti www mentealternativa qe qeverite Rames e Berishes kane mashtruar e mashtrojne kaq shume me numrin e popullsise se Shqiperise?

    Reply
  • Veri-Jug says:
    November 30, 2022 at 11:53 am

    Nuk eshte kaq e thjeshte sic e paraqisni ju! Jane te verteta te gjitha,por diku tjeter fle lepuri i Saliut! Kush e mori ne telefon ne Grushtin e Shteti 1998! Pra ne fillimet e tij Saliu dhe njerezit e fisit te tij, ishin spiune i disa shteteve! Edhe i Ramizit edhe i UDB-se dhe me gjere! Por a keni menduar pse Enveri i besoi Saliut edhe djemte e tij? Bashke me Lirien ishin shoke te ngushte te tyre sepse edhe Enveri vete edhe Negjmija por edhe Ramizi ishin spiune te Titos! Tito formoi partine komuniste dhe vuri Enverin ne krye te saj me Miladin Popovic! Veprimtaria e Saliut me vone tregoi qarte qe ai ishte spiun i tyre! Denimi i Negjmies tregoi qarte lidhjen! Pse shumica e PD te rithemelimit jane dhe kane qene spiune? Durojeni kete njeri tani deri sa te largohet nga kjo jete!

    Reply
  • To be continue ... says:
    November 30, 2022 at 12:30 pm

    Luften Antifashiste nuk e perdhosi vetem Saliu por edhe Enveri me larot e tij. Qe ne kohe te Enverit filluan te merrnin dekorata si veteran lufte ca morracake qe as me sy nuk e kishin pare gjermanin lere me te luftonin me te. Ndersa disa veterane lufte u pushkatuan me vone dhe u quajten “armiq te popullit” vetem se nuk ishin ne nje mendje me regjimin e Enverit . Saliu nuk eshte gje tjeter vetem nje nxenes i Enverit keshtu qe kur te permendesh Saliun si hyrje vendose nxenesi i Enverit. LANC u perdor si nje trofe nga disa njerez te pavlere dhe e sunduan kete vend drejt katrahures per 45 vite . E keqja e cdo regjimi ne Shqiperi eshte se kane barazuar gjithmone heronjte dhe patriotet me dallaveraxhinjte qe kane qeverisur kete vend. Keshtu qe Lavdi dhe Respekt per Deshmoret e ketij vendi dhe poshte “Pseudoheronjte qe nxoren regjimet” .

    Reply
  • Erdogan says:
    November 30, 2022 at 12:46 pm

    Partia e “Punes” e mori nga kasollja (casa ital) o Viktor (Fitore) sepse ata qe kishin mbaruar ne Evrope i ktheu ne “Hajdute Pulash”.
    Punen e beren te Persekutuarit kurse Partine te Privilegjuarit.
    Te mire apo “te keqinj” te ashtuquajturit “Hajdute te Pulave” Ata ishin Balli i “Kombit”.
    Sic eshte sot Politika dhe gjithe Inteligjenca e shitur tek Ata qe krijojne conflicte vellavrasese ne interes te tyre.
    Nje nga ato conflikte vellavrasese eshte sot midis Rusise dhe Ukrahines.
    Kush ka dy gram mend ne koke e kupton qe Ukrahina per Rusine eshte si Kosova per Shqiperine.
    Ne qofte se doni Diktature Globale te udhehequr nga ata qe kthyen ne germadhe Popujt e Lindjes se Mesme per interesat e cifuteve dhe jo Polarizuese d.m.th Demokrate atehere kini te drejte qe flisni per “Liri,Drejtesi,Njerezi”.
    Te Shkuara Evropes se Greqise se Lashte nga Imperialstet dhe Cfarosesit e Globit.

    Reply
  • Ta ve ne gop! says:
    November 30, 2022 at 1:46 pm

    @to be continue..
    je rrot k.. kur krahason Enverin me Saliun! O Njeri o Tjetri! Te dy nuk rrine bashke! Nese Enveri do ishte gjalle Sali do te ishte ne hale te gomarit! Ndersa Sali si nje vegel e prishur e shurosur si puna jote eshte trim kur tjetri (Enveri) ka vdekur!

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 30, 2022 at 1:54 pm

    Ti Dibrani duhet te dish qe kjo eshte loja e Shoqerise se Hapur te Sorosit ne Tirane qe komandon te gjithe politikanet.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 30, 2022 at 4:23 pm

    Shko pyet Ramutin o shoku Viki. Ai ti jep pergjigjet kur ngre bustin e Hasan Isufit, kur rivarros Mithat Beun si hero kombetar, dhe kur ngre kulisat tradhetare te rishkruajne historine e antifashizmit pa breke dhe uniforme

    Reply
  • Andis says:
    November 30, 2022 at 11:59 pm

    Gjyshi Sali Berisha po vazhdon me pampersin neper kembe dhe ju merreni akoma me nje plak matuf.

    Reply
  • Albanian says:
    December 1, 2022 at 8:08 pm

    Kasollexhinjte, bythegrisurit dhe evgjito-fshataret si ky Viktor Malaj, e shesin veten te fisem!

    Kur bythegrisurit me morra qe dolen nga kasollet vrane e prene e moren pushtetin me lufte, e ndryshojne lukuren, e na e shesin veten jo kasollexhinj. Te pakten kasollexhiu Sali Berisha, nuk ndoqi rrugen e morraxhinjve kasllexhinj Komuniste qe te merrte pushtetin me lufte.
    O Viktor laj gojen e pastaj Ma Laj me goje!

    Reply
  • Leon says:
    December 1, 2022 at 8:47 pm

    Ja ku e beri Saliu nje te mire..E caktoi mitingun diten qe do vijne krushqit e hajdutit,,Ne orarin e dasmes hajdutit,perpara zyres hajdutit..Ketyre te shoqerise civile nuk u ndizet cakmahu.
    O shoqeri civile!Po grabit 2 miljon meter katror ne Durres hajduti.!Po asgjeson portin e vetem tregetar te Vendit.o grabit Butrinton,Po jep 400 km bkatror det te Shqiperise.Po lejon nje bolbe te papare ne 110 vjet Shtet .Greqia po vjen te krijoje associacionin e komunave fantazme te Greqise,kur gjysma e Greqise eshte toke shqiptare…Ouuu zgjohu shqiptariii!Berishen e luftuam ne kur ishte gjalle.
    Sot me Berishen gjalle a vdekur do ja perplasim dyert e kryeministyrise Hajdutit,qe ta marre vesh Bota e tere qe shqiptaret nuk pranojne nje qelbanik te nenurave ta nxjerre shqiperine ne ankand.

    Reply
  • ?+ says:
    December 1, 2022 at 9:11 pm

    shiheni intelektualin = fatos lubonja
    tek open i eni vasilit e keni.
    do ta kuptoni që kjo që kam kohhë që them është e vërtetë.

    fatos pse nuk po komenton tash.
    je i zënë tek emisioni i enit te news 24

    Reply
  • SPAK says:
    November 29, 2025 at 10:34 am

    Njeres si Saliu te ardhur nga malet me familje “spiune te sigurimit’ fshatare dinake, jo te zgjuar por tinzare! Dhe sot shikoni njeresit e sektit sali hajdute, vrases, injorante islamiste,gjysem analfabete est. etj! Ky eshte rrethi i saliut! Injorante vrases dhe hajdute! Te pa edukuar, spiune te shteteve te huaja!

    Reply
  • 45 VJET SHQIPERI SOCIALIST-TALLONISTE says:
    November 29, 2025 at 10:46 am

    Data e clirimit per gjithe vendet europiane eshte ajo e clirimit te kryeqyteteve te tyre (asnje vend tjeter nuk ka gjurmuar se kur ka ikur ushtari i fundit e ta beje ate date si date Clirimi)
    Perjashtim ben vetem Shqiperia ku per date clirimi nuk ka ate te kryeqytetit (si tere Europa) por mban daten e ardhjes ne pushtet te Diktatures me te eger qe ky popull ka pasur, ate te Proletariatit. Duke e interpretuar si Clirim ardhjen ne pushtet te asaj Diktature – 29 nentorin e 1944.

    Reply
  • demo says:
    November 29, 2025 at 6:50 pm

    Per njerez si Sali Berisha nuk ka rendesi lloji i Sistemit,por vendi qe ze Ai ne ate sistem.-kete e ke thene bukur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së
  • Publikimi në Scopus: si të zgjidhni një revistë, të kaloni recensimin dhe të shmangni rreziqet
  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?