Nga Migena Aleksi
Deklaratat e kësaj fundjave të kryeministrit Rama, të bëra në krah të Komisioneres së Zgjerimit të BE-së, sollën ndoshta sinjalin më të qartë se tensioni mes Ekzekutivit dhe Drejtësisë ka hyrë në një fazë të re.
Asnjëherë më parë kreu i qeverisë nuk e kishte sulmuar SPAK-un dhe GJKKO-n me një tonalitet kaq të zhveshur, duke i etiketuar si institucione “fëmijënore” dhe vendimet e tyre “brutale” e “anti-demokratike”.
Kjo nuk është më retorikë e thjeshtë politike. Kjo është doktrinë politike që synon ta portretizojë mazhorancën si viktimë të “teprimeve” të drejtësisë.
Me këtë narrativë, qeveria tenton t’i thotë opinionit publik se goditja ndaj një figure të lartë të kabinetit nuk është rezultat i akuzave për manipulim tenderash, por produkt i një devijimi institucional. Pra këtu, nuk paskemi korrupsion dhe përgjegjësi qeveritare, por një lloj teprimi gjyqësor, një ndërhyrje në Ekzekutiv.
E them me keqardhje por kjo përpjekje për ta kthyer një hetim penal në një akt kundër pushtetit politik, e turpëron Kryeministrin dhe nuk ka të bëjë fare me imazhin publik që ai ka ndërtuar për veten.
Në një shtet që aspiron të funksionojë normalisht, pezullimi nga detyra i një zyrtari të lartë gjatë një hetimi nuk është as fyerje, as brutalisht anti-demokratik. Është një masë e përkohshme, e paracaktuar nga ligji, që ekziston pikërisht për të shmangur ndërhyrjet në proces. Fakti që kjo masë prek një zëvendëskryeministre nuk e bën më pak të ligjshme, e bën ndoshta më të rëndësishme.
A ka GJKKO të drejtë ligjore të pezullojë një të pandehur? Kuadri ligjor i strukturave të posaçme të drejtësisë së re thotë po. Megjithatë, qeveria kërkon status të veçantë për veten dhe ka vendosur që kësaj pyetje duhet t’i përgjigjet Gjykata Kushtetuese.
Kjo do mjaftonte. Kaq mund të deklaronte Kryeministri. Të tjerat nuk janë argument juridik, me keqardhje duhet thënë se në rrethanat e sotme duken thjesht sinjale paniku.
Është e kuptueshme që kryeministri të mbrojë një bashkëpunëtore të ngushtë dhe një figurë kyçe të qeverisë. Por të akuzosh një institucion të reformës në drejtësi se po rrezikon demokracinë, është një hap përtej debatit politik. Në thelb mesazhi është: Kur drejtësia prek qeverinë, drejtësia është problem (!).
Reforma në drejtësi nuk është projekt i SPAK-ut, as i GJKKO-së. Është një mekanizëm shtetëror i ngritur pikërisht për të mos u ndalur përpara zinxhirit të pushtetit siç ka ndodhur më parë.
Nëse ky mekanizëm duhet frenuar sapo prek “lartësinë” e qeverisë, atëherë nuk kemi më reformë. Kemi një tjetër dekor. Kjo Shqipëri ka tepër dekore. Ajo që i mungon ende është funksionimi i institucioneve dhe ndarja reale e pushteteve.
—
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shkrim perfekt zonja Aleksi
Ose zonjushe kerkoj ndjesë
Me thjeshtesi dhe sensibilitet te dukshem qytetar
“Kjo Shqipëri ka tepër dekore…”
Do shtoja që të gjitha paguhen shtrenjtë nga taksapaguesit. Ndërkohë, politikanët rrinë rrotull si në një ekspozitë, i prekin, i komentojnë dhe e bëjnë bukuri publike teatrin e pushtetit të tyre, ndërsa qytetarët paguajnë faturën për institucione dhe parazitë me kostume e rroga të majme që i bejne fresk kryetarve te partive
Nje artikull me te vertete i mire i zonjes Aleksi.
Politikanet tane sillen dhe flasin sikur populli duhet ti thote – faleminderit qe na drejtoni , na tallni, na vidhni
Nuk e kane kuptuar qe populli te zgjedh por edhe te heq
Per cilin shkruhen keto shkrime?! Qe ti lexoj une, s’ka asnje rendesi, ai qe e shkruan hedh nje mendim dhe nxierr dufin e tij, por ata qe duhet ta marrin ta analizojne as i shkojne kesaj pune. Shkrime qe behet thirrje per ate qe desheron shkruesi.
Po mi Migena. 50 shades of gray.
Po per Veliajn si e sulmoi?! Me lehte apo me ashper?!
Edhe Veliaj e ka shpallur veten viktime.
Apo s’kishte pushtet dhe ishte klloun?!
Pezullimi nga gjykata nuk tingëllon mirë. Ligjin nuk e njoh, po logjika të thotë që duhej që gjykata t’i drejtohej kryeministrit me kërkesën për t’a pezulluar. Se nesër gjykatës mund t’i teket të pezullojë kryeministrin dhe e lë qeverisjen pa kokë, siç bëri me Veliajn!!!!!!!!!
Nguli prangat SPAK,Shtrengoi mire vidhat hajduteve,se narropen,.Na nxine jeten.Shoh hajduterit asnje pune asnje zanat,varavingo me vetura luxoze,.Une kam 47 vjet pune,lam mbetur me nje biciklete kineze tribotiste revizjoniste.
Prangat Hajduteve SPAK,se une jam me kushtetuten tende.Nuk jam me kushtetuten e Hajduteve.
Mbertheje edhe malokun e Lugut Zi,se Ai eshte shpella e te gjitha te keqiave.Ai i mesoi te gjithe horrat,qe nga pushtimi pronave deri tek grahbitja Shtetit.Eshte arratisur ne Brazil si Adolf Eichmanni.Silleni me arke teposhte.
Ne nje vend normal Balluku do te jepte vete dorheqjen per mos te vendosur ne siklet Qeverine edhe partine e saj . Ne nje vend me pak normal Rama do e kishte shkarkuar Ballukun per mos ti krijuar vetes e maxhorances kosto te kote . Ne nje vend anormal total si ky ndodh qe eshte Drejtesia qe shkarkon nje ministre (pezullim i leshit). Ketu perfundimisht kane pjerdhur te gjithe nga trute e kokes .
Migena Aleksi, pushteti nuk e shpall veten viktime, sepse respekton gjykaten dhe i drejtohet gjykates kushtetuese per te zgjidhur problemin, vetem ne drejtesi, por me thuaj pse Belinda Ballukut i hiqet nga SPAK dhe BKH pasaporta per te dale jashte shtetit dhe Sali Berishen qe gjykohet per partizanin dhe 21 janarin nuk i hiqet pasaporta por shkon ne Brazil atje afer Venezueles, ndoshta per te marre dhe azil se ka gazetaren Vjollca Vokshin atje. Pse?! Jeni bere gazetare paçavure, antishqiptare dhe banale me qendrimet tuaja prej mekataresh. Vetem kete fakt thuaje apo leshon fendet ne gazete dhe futesh vrimave te miut; njeres pa principte dhe aq banale sa sjell neveri.
Paska qene nje femer e ndyre kjo Aleksi me keto shprehje qe nuk i shkojne bukurise qe ka femra. Jane bere tani lesh e li bashke. Pse gjykon në kete menyre dhe nuk thua se qeveria po tregohet shume e matur ne argumentin e saj ku mbron pavaresine e pushtetit te pavarur nga nje pushtet tjeter i pavarur por me njerez te varur. Kushtetuta e thote troç qe ministri eshte baraz me deputetin ne kete detyre persa i perket imunitetit, ndersa prokurori dhe gjykatesi duan te ja rrembejne pavaresine. Largimi ministrit eshte vetem eskluzivitet i kryeministrit apo presidentit te republikes. Gjykata duhet te sillet me ligjin ashtu si ka emrin dhe jo si ka ty apo ndonje tjeter. Dhe problemin nuk e zgjidh ti ne kete rast por gjykata kushtetuese qe vendos balancen dhe mbas vendimit te saj, dil perseri e shkruaj po deshe. Jeni banale femer si duket edhe ne moralin tuaj kur kerkoni te prishni balancen shteteformuse me mendimet e tua, gje qe s’ka per te ngjare, por ktheni veten atje ku jeni, Aleksi!
Me vjen keq per Tahirin,Ahmetajn,Beqajn,Veliajn dhe tani per Ballukun por ne asnje menyre nuk do me vinte keq sikur sot te dilte lajmi RAMA U ARRESTUA NGA SPAK….
Sepse ashtu si Hashim Thaci me Gjykaten Kushtetuese dhe Rama me Spak-un farketoi prangat e tij dhe nga ana tjeter reabilitoi per jete Usaliun e Marikes ( Ne ligjin per Spak-un thuhet se Spak-u do hetoje vetem krimet ekonomike pas 2013 ky Donald Lu ky zorre e trashe e berishisteve te Washingtonit ja futi Rames dhe shpetoi pergjithmone Usaliun e Marikes)
Nese Spak vepron me dy standarte ndryshe per Ballukun e Veliajn dhe ndryshe per Usaliun e Marikes qe eshte dhe Dollibashi Lacipites Trampit…do te thoja qe me pak i keq ishte nje pushtim nga armiqte se sa nga nje pshurrim nga miqte me hallatet e fishkura te Usaliut Marikes..Turp !
Dikush thote se duhet te jepte vete doreheqjen, kjo vlen per njerez qe kane hyre ne politike per ideal,ne Shqiperi politika eshte pune,eshte biznes,eshte njesoj si Balluku ose ndonje politikan tjeter si ai shitesi djathit te lagjja ime qe del ne mengjes per te fituar leke,ai shet djathe Balluku ben tendera.Ne Shqioeri vemdi vakive,ministra prokurore gjyqtare me rroge shteti qe i kane femijet ne shkolla jashte,Austri Hollande Angli,dhe me vila te blera,vec femijeve te sheikeve dhe femijet e Shqiptareve jane me vila e organizojne parti per shojet e shoqet e shkolles me parate e taksa paguesve Shqiptare,kaq mjafton jo per pezullim nga detyre po burg e konfiskim pasurie deri ne rrenje.
E keqja eshte se mire qe kjo shoqja per gjithe keto miljona te “humbura”- vjedhura rrezikon deri ne 5 vite burg por ato leket e “humbura” a do i konfiskohen ?
“Noi siamo la coppia piu bella nel mondo ”
do bejme sot nje dueto me Belen me qitare,
qe te lumturohen rilindasit tone
…e tju veje ky Weekend mbare.
Prej Beles vec te mira patem,
Arkat partise na i mbushi plot,
pa ate Tunelin e Beles pra,
rilindja jo nuk kuptohet dot,
me Belen tani kam boll telashe,
se e leshoj por nuk po me leshon,
do gjej ndonje marifet Endri Fuga,
qe nje rrugedalje gjithmone sajon.
Nuk lejohet Hajduti te gjykohet per vjedhje,te shkarkohet,te burgohet,sepse eshte i zgjedhur nga populli.
Nuk lejohet Hajdutja te gjykohet per vjedhje,te shkarkohet,te burgohet,sepse nuk eshte zgjedhur nga populli.
Ku e keni gjet kete Kushtetute mor bira kurvash?Keshtu ka qene qe ne fillim,apo e keni ndryshuar rruges?
Eshte bere Gjykata Kushtetuese si Kishat dhe Manastiret ne Mesjete.
Hajduti,Krimineli,nuk prekej po te arrinte te futej ne Kishe.Cfaredo te kishte bere,po te futej ne kishe dhe Manastir,Shteti nuk kishte te drejte ta kapte dhe gjykonte.
Nuk e ka fajin Spak qe zv.kryeministrja eshte hajdute.
Kaq
Eshte e thjeshte
Belinda Balluku personalisht por dhe qeveria Rama totalisht u vetdiskretituan duke tentuar fshehjen e saj nga hetimi pas postit te zevendeskryeministes.
Se kalimi i saj nga zyra e nr-2 te qeverise per te vazhduar tenderime te metejshme e pastaj tek SPAK per tu perballur me padi per shkelje barazie ne tenderat e meparshem e anasjelltas, ky eshte nje teater absurd e komedi bashke.
Perpara amerikaneve jane te gjithe Viktima! Por artikullshkruesja eshte pjese e sektit berishian!
Kuptohet që kjo mikesha e ARGITËS,me këtë REZYME i trego SPAK ti shtrëngoi VIDAT Ballukut sikur Saliu NEXMIE HOXHËS PËR KAFE MORTI.Pasi nëse Nexhi u arrestua për KAFETË E BURRIT,Balluku po dënohet për ndikim në TENDERA,ku nuk duhet të fliste,pasi nuk vërtetohet se kush i mori 50 mil.€.! Dhe këtu e ka fain Qeveria aktuale që nuk jkontrollon dosjet hetimore FIKTIVE,sikur të LaliErit me sutjenat e Ariolës.
Ne nuk jemi kundër të KORRUPTUARVE NË 35 VITE MARRZI,por SPAK duhet ti mitet OK Kuvëndit që e ka votuar dhe mandej K.Ministri i detyruar të firmoste shkarkimin duke e zvëndësuae me një tjetër që QEVERIA TË KRYEJ DETYRËN KUR MUNGON KM.!
Është fatkeqsi që një gazetare si kjo që i del në mbrojte SPAK që mban në PARABURGIM 65 % TË ARRESTUARVE PA GJYQE DUKE U BËR PROMBLEM ND/KOMBËRTTAR.!
Po kështu,SPAK nuk po lejon Erionin në takimin me avokatët e SHBA,BE,si në asnjë vënd demokratikë në botë,kur GJK e la në drtyrë,kur dosja ka shkue në Gjykatë.! Kjo është një HAKMMARRJE MALOKARE E TIPIT OLSI-DADO TË PD, NË KOMFLIKT INTERESI.!
Ndaj,KORPORATA E SPAK me në krye DUM DUMANIN PO JA KALON GESTAPOS HITLERIANE NË L2B..PASI PO DEL MBI GJK,GJL(për 21 janarin)KLP,KLGJ,KUVËNDIT,QEVERISË..PRO USALIUT TË UDB 1967.!
Kuptohet,qëllimi është dobësimi Qeverisë Rama 4 për të prur në Pushtet Non Gratën fatkeqsi Kombëtare në 35 vite i padëshiruar nga Perëndimi përveç A.KURTIT,VUÇIÇIT,PUTINIT.
Por,me usali në krye nuk ka OPOZITË,PD ËSHTË NJË CELULË TRITOLESH QË NGA 1991.!
FLM DITA.
EL News Albania
Padyshim qe ne SPAK ka prokurore te ndershem; padyshim qe ne BKH ka hetues te ndershem; padyshim qe ne GJKKO ka Gjyqtare te ndershem.
Perndryshe nuk ka si shpjegohet as SPAK-isti digjital, as BKH-isti digjital dhe as gjyqtari digjital , te cilet i japin ne kohe reale Doktorit, info te dores se pare .
Ne fakt, keta punetore te ndershem te drejtesise, po e kthejne pak nga pak SKAP-in ne SPAK. Eshte merite e tyre qe drejtesia,mbase, mund te vihet ne shina te drejta, ashtu sic e do ligji dhe kushtetuta.
Prangosja e Kryehajdutit me te madh qe ka njohur Tirana, Erion Veliajt eshte veper e tyre. Po keshtu edhe prangosja e pritshme dhe e pashmangshme e lubise, eshte po veper e tyre.
Sidoqofte, letra e lakmusit, guri i proves apo prova e zjarrit eshte prangosja e Kryehajdutit te Shqiperise, Edi Rames. Nese e bejne edhe kete, atehere une , bashke me gjithe qytetaret e ndershem te ketij vendi, do te themi: rrofte drejtesia e re!
Por, te mos ngutemi; le te presim.
Zysha Aleksi ka shprehur një mendim që shtrembëron – ndoshta jo qëllimisht – qëndrimin e qeverisë. Qeveria nuk thotë t mos hetohet dhe as të mos ndëshkohet nëse ka shkelur ligjet, por masa e pezullimit është një masë e diskutueshme në raport me përcaktimet e Kushtetutës, që saktëson rolet dhe ndarjen e pushteteve. Dhe ndarja e pushteteve ka për qëllim që asnjëri nga pushtetet të mos ketë fuqi absolute dhe të mos futë dot hundët në pushtetet e tjera. Kaq. Ndofta zysha nuk i ka lexuar mendimet e juristëve për rastin, ose u kundërvihet pa qenë juriste dhe pa e shpallur drejtpërdrejtë kundërvënien. SPAK-u është bërë i neveritshëm me arrogancën bashkë me BKH-në. Ata duket sepo fluturojnë me presh, gjë që do ta kuptojnë kur preshi t’u hyjë më thellë, në thellësira ku nuk e luan dot rolin e krahëve fluturues. Është i tmerrshëm fakti që kulti i SPAK-ut i ngjan pikëpërpikë kultit të Enverit, i cili e u ushtronte autoritetin e tij si një kryeinstitucion që urdhëronte për gjithçka, deri te pushkatimet. Populli do drejtësi dhe jo tangërlliqe cubash e gangsterësh, që ushtrojnë rolin e Zotit në këtë mender hapësirë.
Nuk eshte me dekor o Migena, eshte krim kunder popullit shqiptar. Rama eshte armik i popullit shqiptar, armik i Shqiperise.
Tere ato vjedhje, pazare kufijsh, shitje te pasurive publike neper turq e ruse, e kane cuar Ramen pertej Pashiqit.
Ka dhe goje dhe ben viktimen
Ky eshte krim kunder popullit shqiptar.
Keta jane krimenele te ndyre. Duan litarin, jo burgun
Si thua ti hallexhi? Votove Ramen qe te vjedhi sa te doje, meqe nuk eshte denuar Berisha?
Aldrinp, hallexhiu ka tridhjete e pes vjet qe nuk njehe as ty dhe as kend ne ate vend qe e bete ju si ndermarrje komunale, por une ndjej keqardhej per vendin dhe njerezit, vetem kaq. Qe te besh gjyqin ti apo shoku yt qe mezi shkruajne shqip, kjo eshte katasrofe kombatre dhe mungese e shtetit ligjor dhe drejtesise. Kaq kisha une dhe vazhdo punen ti se paske ngé me gjithe shoket e tu. ndoshta te del mire se paguesh cach.
Në vend të drejtë është turp të jesh i varfër; në vend të padrejtë është turp të jesh i pasur.
Kur një shoqëri është e shëndetshme, fëmijët qeshin, të moshuarit jetojnë me dinjitet.
Drejtësia sociale dhe kujdesi për të tjerët janë baza e një shoqërie të ndriçuar.
per komentuesin “Haka Tekizoti”
Më pelqejne komente te tilla si juaji qe me pak rrjeshta jepni nje pasqyre reale ateqe po ndodh me masakrimin mediatik te Ballukut qe ushqehet nga korofillaket e Spakut.. Qofsha i gabuar por keto VUVUZELA me keto tip Mig. Aleksi jane qellimisht kunder qeverise gjasme perfaqsojne te “pa aneshmit” qe nese i zbulon peten lakrorit po den ndonje “shoqe bange” e shtriges Salemit qe godet ne kohen dhe vendin e duhur si ky Skypi Sales…
Eshte fat i madh per shqiptaret sot qe megjithese Usaliu Marikes ka pushtet paralel me te madh se Rama ne drejtesi media ect…dhe ne disa segmente te dyshimta ne Washington dhe Bruksel ai perseri i fiton votimet deri sa te mos kete ngordhur “shenjtori Skypionit”
Pra e vetmja menyre qe Berishizmi te vije per here te trete ne pushtet me derivatet e Usaliut eshte rrezimi spektakular i Rames dhe deri tani me masakrimin e Tahirit-Ahmetajn-Veliajt dhe tani Ballukun eshte kembane alarmi per Ramen qe duhet te kuptoje gafat me Spakun sipas “kinezerirave” te Arvizise-Don Luse dhe Kimetes Trambidenit..
Kam mendimin se “segmentet te dyshimta ne Washington dhe Bruksel” me masakrimin e Rames dhe kolegve te tij dhe nga ana tjeter tolerimi antishqiptar ( lexo gallatat me non grata te LaCivitizura) qe po i bejne Usaliut te tyre duket sikur po shkruajne pjesen e dyte te rrezikut angloamerikan me titull ” Pshurrimi anglo amerikan i Shqiperise me Hallatet e Usali Biberishes & Belerishes” Turp !
Zhvillimet tejet pozitive politike po ndodhin keto dite, dhe me nje shpejtesi te paimagjinueshme me pare.
Ne te njejten kohe kur pushtetit te hajduteve socialiste po i bien nje nga nje traret mbajtes te brejtur nga mola e korrupsionit ( shume me shpejt se c’imagjinohet do te bjere edhe trau i madh i tij, dmth palloshi gjate), kane ndodhur dy ngjarje te jashtezakonshme politike ne te mire te interesit te pergjithshem te shoqerise shqiptare,
– E para, Doktor Berisha behet nje nder drejtuesit kryesore te organizates me te madhe politike te globit, CDI-se.
– E dyta, CDI del me Rezolute per gjendjen politike ne Shqiperi, duke e quajtur ate Narkoshtet dhe duke kerkuar me urgjence zgjedhje te lira dhe ta ndershme, natyrisht pas doreheqjes se Kryehajdutit, kapos se Narkoshtetit te Shqiperise, Edi Rama.
Kjo rezolute eshte tejet e fuqishme, sepse ata qe e kane miratuar, jane politikane, si republikanet amerikane, konservatoret britanike, dmth ajka e politikes serioze Perendimore.
Ashtu sikunder e kemi thene kaq e kaq here, Rama eshte ne Rreth te Kuq. Zhvillimet e fundit jane ne vazhden e ngushtimit te ketij rrethi.
Te then te drejten, nuk e kisha pritur qe te ndodhte me kaq shpejtesi. Megjithate, sic thuhet, mrekullite ndodhin.
Eshte ftohte keto dite, por keto habere ta bejne zemren vale.
Optimizmi juaj nuk mbeshtetet ne Toke.Eshte ndertese pa truall.Jane 725 mije pensioniste grushtbashkuar,qe ne 8 te mengjesit votojne te paret kunder Berishes..Mua si pronar Berisha me mori tokat,,Idustrise dhe prodhimit ju mori fabrikat i hodhi ne rruge,Oficereve ju mori repartet dhe Armatimet,i la si zarbo te tallen rrugacet dhe hajdutet me sakrificen e tyre.
Fshataret po shiten tokat dhe gezojne ate cike pension qe u jep Rama dhe kalamajte qe kane neper bote.Te gjithe keta votojne partine Socialiste.Vetem 25 mije militante te Berishes qe perfituan nga privatizimet dhe hyxhymi mbi magazina,dyqane,troje,jane ata qe votojne Berishen.Po c`jane 25 mije perballe 725 mije pensionistave antiberishiste?
Jo CDI,por edhe OKB ta shpalli president Berishen,,vota ne Shqipri nuk merr.Une per veten time me mire votoj perbindshin e ishullit Komodo se te votoj perbindshin Berisha.
Kot per gallate.
Thote i gjori: “mua si pronar”… dhe flet per uzina e fabrika, pallate e kantiere, per oficere e popullin ushtar…!
Nuk eshte i vetmi, ka shume bij komunistesh qe komentojne ne kete forum, qe shtiren kinse si jo te tille, porqe i tradheton fjalori i dhjere prej enveristi.
Demo, Berisha nuk te mori tokat, tokat ” Ti mori Enveri” ne qofte se ke pasur dhe ti i sherbeve me devotshmeri aq sa nuk e permend kurre ! Berisha nuk ti dha tokat, prap ne qofte se ke pasur por ti me sa ma merr mendja ashtu si dhe Rama jeni merzitur me Berishen se nuk ju dha poste ne partine e tij “DEMOKRATIKE” . Megjithate njerez si puna jote me keto shkrime e keni siguruar jeten !