Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti kritika ndaj ndërkombëtarëve: Pasi njohën zgjedhjet, nuk mbështetën kryetarët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kurti kritika ndaj ndërkombëtarëve: Pasi njohën zgjedhjet, nuk mbështetën kryetarët
AktualitetKosovë

Kurti kritika ndaj ndërkombëtarëve: Pasi njohën zgjedhjet, nuk mbështetën kryetarët

Published: June 2, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka dalë përpara deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku ka bërë një kronologji të situatës në veri të vendit që nga tërheqja e serbëve nga institucionet e deri në incidentet pas betimit të kryetarëve të rinj.

Kreu i qeverisë së Kosovës lëshoi sërish kritika ndaj ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij njohën zgjedhjet, por harruan të mbështesnin kryetarët e rinj, të cilët pas një rezultati të njohur, sipas Kushtetutës, duhet të nisnin dhe detyrën.

“Eskalimi i situatës më 29 maj ishte i planifikuar dhe kishte autorë. Ai ishte Beogradi zyrtar. Ngritja e shqetësimeve bëri që Serbia të angazhojë grupet kriminale që vërtetë ta eskalojë situatën. E kundërta duhet të ndodhte. Pas deklaratave mbështetëse për mbajtjen e zgjedhjeve dhe njohjen e rezultatit zgjedhor, duhej të mbështeteshin kryetarët e rinj. Ajo që mungoi ishte deklarata që të mos pengohet puna e kryetarëve të rinj deri në zgjedhje. Deklarata e munguar nuk i shërbeu situatës. Ne punuam sipas ligjeve të Kosovës. Kjo kronologji ka pasur bashkëpunim me ndërkombëtarët”, tha Kurti.

- Publicitet -

Kurti deklaroi në Kuvend se protestat e fundit në komunat e veriut kanë shërbyer vetëm për një gjë, që ka të bëjë me identifikimin e personave që i organizojnë ato, një pjesë e të cilëve me të kaluar kriminale.

Kreu i qeverisë i përmendi emër më emër serbët e dhunshëm dhe që financojnë protestat dhe kërkoi nga deputetët e kuvendit që të mbështesin Policinë e Kosovës e cila sipas tij është në një përballje me një milici fashiste.

“Është në dorën tonë beteja e radhës për sundim të ligjit dhe Kushtetutshmëri. Policia ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje. Mbështesni Policinë që është në vijë fronti me milicinë fashiste. Nuk jemi kundër serbëve, i kemi ftuar në institucione. Gabimin e Listës Serbe duhet ta paguajë ajo dhe jo ne”, u shpreh Albin Kurti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK
  • VIDEO: “Nuk ka raciste më të madhe se ju”, eurodeputetja greke shpërthen ndaj Von der Leyen: Na mbytët me emigrantë, taksa e burokraci
  • U arrestuan tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit
  • Ministrja e re Shëndetësisë: Në 2027-ën ose do sjell PET Scan-in, ose do jap dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?