Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti në SHBA për Konventën Kombëtare Demokratike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kurti në SHBA për Konventën Kombëtare Demokratike
AktualitetKosovë

Kurti në SHBA për Konventën Kombëtare Demokratike

Published: August 19, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara, për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago, e cila fillon sot. Zyra e Kurtit njoftoi se ai do të jetë pjesëmarrës dhe në një panel diskutimi me titull “Konventa Kombëtare Demokratike dhe Roli i Partive Politike”.

“Paneli do të hapet nga kryesuesi i bordit drejtues të NDI, Tom Daschle, dhe do të moderohet nga Presidentja e NDI, Tamara Wittes, e ku ndër të tjerë pjesë e panelit do të jetë dhe ish-Sekretari i NATO-s, Lord George Robertson dhe Donna Brazile, ish-drejtuese e Komitetit Kombëtar Demokrat dhe tashmë pjesë e bordit të NDI”, thuhet në njoftim.

Konventa Kombëtare e demokratëve nis më 19 gusht në Çikago, më pak se një muaj pas largimit të pritur të presidentit aktual, Joe Biden, nga gara presidenciale. Kjo ngjarje, që do të shfaqet nëpër televizione, i ofron mundësinë nënpresidentes Kamala Harris, tashmë e konfirmuar si e nominuara e demokratëve për president, që t’i prezantojë qëndrimet e veta para një audience kombëtare.

- Publicitet -

Javën e kaluar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffery Hovenier, tha se Kurti planifikon të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik, duke shtuar ky institut i ka ftuar edhe kryetarët e partive tjera të Kosovës.

“Por, të jemi të qartë, kjo nuk është ftesë nga Qeveria amerikane”, tha Hovenier.

Ndërkohë, zyra e Kurtit tha se kryeministri do të ketë edhe takime të ndryshme dypalëshe gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, pa dhënë hollësi të tjera. Kurti udhëton për në SHBA në një kohë kur Uashingtoni po inkurajon Qeverinë e Kosovës që t’i kthehet “angazhimit konstruktiv” me të, BE-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

SHBA-ja ka shprehur zhgënjim me vendimin e fundit të autoriteteve në Kosovë për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës, që sipas zyrtarëve në Kosovë, punonin pa licencë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, deklaroi më 7 gusht se me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni i ka ndihmuar që të krijojë.

SHBA-ja e ka kundërshtuar gjithashtu synimin e Qeverisë së Kurtit për hapjen në këtë kohë të urës mbi lumin Ibër për qarkullim edhe të automjeteve – e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mali i Zi priti në fundjavë më shumë vizitorë sesa ka banorë
  • Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 26-vjeçar, plagosen dy të tjerë
  • Gazetarët pa telefona e kamera në seancat e GJKKO, Unioni i Gazetarëve reagon ndaj rregullores së re
  • REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST (CONSULTING SERVICES – CONSULTANCY FIRM)
  • Hipokrizi e shkallës më të lartë. Një vështrim psikanalitik

Komentet e Fundit

  1. Hasan Zyko Kamberi on Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  2. Arnold on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?