Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti në Tiranë për samitin/ Konfirmon pjesëmarrjen, do adresojë sulmin terrorist serb!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Kurti në Tiranë për samitin/ Konfirmon pjesëmarrjen, do adresojë sulmin terrorist serb!
KosovëKryesore

Kurti në Tiranë për samitin/ Konfirmon pjesëmarrjen, do adresojë sulmin terrorist serb!

Published: October 8, 2023
Shpërndaje

Ka marrë përgjigje finale dilema e fundit nëse në Tiranë do të ishte Albin Kurti apo Vjosa Osmani, për Samitin e Procesit të Berlinit. Kabineti i kryeministrit të Kosovës kanë konfirmuar, se Albin Kurti ka vendosur të udhëtojë drejtë Tiranës, më 16 tetor, për Samitin e Procesit të Berlinit. Dhe axhendën e ka të qartë.

Nuk dihet ende nëse edhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të i përgjigjet pozitivisht ftesës, por kryeministri i Kosovës, e ka të vendosur që të ngre çështjen e sulmit terrorist në veri, më 24 shtator dhe gjithë asaj çka ka pasur në vijim. Kjo është konfirmuar nga këshilltari i tij, Jeton Zulfaj, për “Kosova Press”.

“Kurti në adresimin e tij do të përmend sulmin terrorist në veri. Samiti në kuptimin e atyre që do të arrihen nuk ka çështje të sigurisë, por ajo do të jetë temë diskutimi në këtë samit ose më mirë të themi në çështjen e adresimit që do të bëjnë liderët e rajonit”

- Publicitet -

Çështja e Kosovës karakterizoi dhe Ministrialin, që u mbatë të premten, më 6 tetor, nën drejtimin e ministrit të jashtëm, Igli Hasani. Këtu ministri i Jahstëm serb Ivica Daçiç pati një takim të tensionuar me homologen gjermane dhe mori konfirmim nga Tirana dhe Brukseli të qëndrimeve kundër Serbisë.

Pritet të shikohet nëse për herë të parë pas 24 shtatorit do të jenë përballe njëri-tjetrit dhe në sy të liderve të BE-së, Kurti dhe Vuçiç.

Ndërkohë, samiti i 16 tetorit për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, pikërisht në Tiranë ku përveç liderëve të rajonit do të marrin pjesë dhe liderët kyç të BE-së, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Nismës që synon bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në përafrimin me Bashkimin Evropian, do t’i shtohet edhe një marrëveshje e re. Udhëheqësit e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë Hercegovinës dhe nëse konfirmon pjesëmarrjen dhe Serbia, pritet të nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e ndërsjellët edhe të katër profesioneve, të fushës së mjekësisë dhe gjithashtu do të synohet të ketë deklarata të përbashkëta për lehtësimin e tregtisë dhe transportin, për mbrojtjen e ambientit dhe partneritetit për klimën.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?