Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen “de facto” nga Serbia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen “de facto” nga Serbia
AktualitetKosovë

Kurti: Propozimi evropian do të sigurojë njohjen “de facto” nga Serbia

Published: February 24, 2023
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të enjten se aleatët perëndimorë përmes propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë po synojnë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe njohjen në realitet të saj nga Beogradi.

Ai i bëri këto komente në Parlamentin e Kosovës pas kërkesave të opozitës për të sqaruar pozicionin e qeverisë para takimit të së hënës me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian thanë se në takimin e 27 shkurtit pritet të diskutohet për propozimin evropian që u bë i njohur si nisma franko-gjermane, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri Kurti tha se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit por ka të bëjë me historinë prej më shumë se një dekade të dialogut të zhvilluar në Bruksel.

- Publicitet -

“Dhe nuk është as produkt i përfshirjes së kërkesave negociuese të palëve, nuk është që unë kam kërkuar diçka e është në atë propozim ose pala tjetër. Aleatët e Republikës së Kosovës e kanë dizajnuar pra si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe i cili përmban njohjen ‘de facto’ e gjithë kjo e bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, e cila përbën një Kushtetutë të sistemit ndërkombëtarë pas Luftës së Dytë Botërore për marrëdhëniet ndërmjet shteteve të pavarura”, tha kryeministri Kurti.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti kritikoi kryeministrin për siç tha paqartësitë e tij lidhur me pozicionin që do të mbajë në takimin e së hënës në Bruksel.

“A insiston kryeministri vetëm për marrëveshje për njohje reciproke apo është i gatshëm t’i përpijë sharjet edhe kritikat ndaj oponentëve politikë që sot janë në opozitë dhe ta pranoj marrëveshjen pa njohje duke lënë problemin të hapur për qeverinë e ardhshme”, tha ai.

Zoti Hoti kërkoi debat parlamentar para dialogut dhe miratimin e një rezolute për siç tha formalizimin e qëndrimeve nga ana e kryeministrit.

Ndërsa, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri thirrje qeverisë që të përmbyllë marrëveshjen me Serbinë, që sipas tij do të mundësonte largimin e agjendës ruse në Ballkan.

“I vetmi vend në botë besoj që nuk i gëzohet arritjes së marrëveshjes është Rusia. Rusia nuk ka asnjë interes që të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi përkundrazi ata kanë dëshirë që kjo me mbetë çështje e hapur dhe potencial çdo here qoftë për çrregullime apo destabilizim qoftë për një debat të vazhdueshëm politik rreth Kosovës apo stories së Kosovës. Si mundet me vepru Kosova? Po, mundet të hënën me e mbyllë marrëveshjen pra me e mbyll dhe jo vetëm me dhënë sinjale pozitive por me e mbyllë”, tha zoti Haradinaj.

Pergjatë debatit në parlament deputetët shtruan edhe çështjen e statusit të Kishës Ortodokse serbe në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti tha sot se propozimi përmban një pikë mbi këtë çështje që nuk nënkupton negociim mbi statusin e saj e as diskutim mbi të drejtat e veçanta.

“Më lejoni të ju kujtoj se statusi që Manastiret e Kishës Ortodokse Serbe kanë aktualisht në sistemin kushtetues të Kosovës është produkt i negociatave të Vjenës edhe propozimit të ish presidentit Ahtisari dhe një standard i tillë është përfshirë në Kushtetutën e Kosovës pavarësisht në atë kohë me kundërshtimin tim dhe subjektit politik që udhëheq. Një element të tillë të Kushtetutës tonë tashmë unë nuk mund ta ndryshojë. Pra e kam trashëguar andaj i takon një analize politiko-historike të përcaktojë se kush janë faktorët që ajo ka rezultuar të jetë e tillë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se nuk do të pranojë asnjëherë që të përfshihet në marrëveshje diçka e veçantë apo privilegjuese rreth Kishës Ortodokse Serbe.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë tashmë e kanë pranuar në parim propozimin evropian i cili nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.

Por çështje e diskutueshme mbetet zbatimi i marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Beogradi kërkon që para se të flitet për propozimin evropian të zbatohet kjo marrëveshje ndërsa Prishtina ka hezituar ta zbatojë atë nga frika se Asociacioni mund të shndërrohet në një shtet brenda shtetit, ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnje, megjithëse Shtetet e Bashkuara e kanë siguruar atë se kjo nuk do të ndodhë. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?