Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti viziton familjen e Rugovës: Bashkoi popullin kundër pushtimit serb
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kurti viziton familjen e Rugovës: Bashkoi popullin kundër pushtimit serb
AktualitetKosovë

Kurti viziton familjen e Rugovës: Bashkoi popullin kundër pushtimit serb

Published: January 21, 2024
Shpërndaje

Teksa sot shënohet 18-vjetori i vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Kryeministri Albin Kurti ka vizituar familjen e tij. Kurti ka shpërndarë disa foto në rrjetet sociale nga kjo vizitë, ku shkruan se Rugova e bashkoi popullin e Kosovës kundër okupimit të Serbisë.

“Sot, 18 vite më parë u nda nga jeta Presidenti Historik i Kosovës, doktor Ibrahim Rugova. Ai e bashkoi popullin e Kosovës kundër okupimit të Serbisë, duke e bërë rezistencën humane dhe humanitetin rezistencë. Në nderim të figurës së tij dhe kontributit të madh për kombin dhe shtetin tonë, bashkë me zëvendëskryeministren Gërvalla dhe ministrin Çeku vizituam familjen Rugova: bashkëshorten Fanë, vajzën Teuta, djemtë Mendimin dhe Ukën me bashkëshortet e tyre Blerinën dhe Blertën”, shkruan Kurti.

Në rezidencën ku Rugova e zhvillonte aktivitetin e tij, Kurti tregoi se ai dhe dy zëvendësat e tij, Donika Gërvalla dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku njoftuan familjarët se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin.

- Publicitet -

“Na pritën në Rezidencën e Presidentit Rugova, aty ku ai kishte pritur personalitete të mëdha botërore dhe ku janë marr vendime të rëndësishme e përcaktuese për fatin e shqiptarëve dhe të Kosovës. Në këtë shtëpi Dr. Rugova zhvilloi aktivitetin e tij nga viti 1993 e deri në ditën e fundit të jetës. Për shkak të vlerave që posedon, kjo ndërtesë është shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore më 2016. Familjen Rugova e njoftuam se së shpejti do të nisin punimet për restaurimin e Rezidencës së Presidentit Ibrahim Rugova. Ky projekt dhe investim i qeverisë sonë është dëshmi e përkushtimit tonë për të nderuar personalitetet e larta dhe ngjarjet historike të rrugëtimit tonë shtet-formues, nga ilegalja, lëvizjet studentore, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e deri te shteti i pavarur e sovran që e gëzojmë sot”, shtoi Kurti.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Tensione dhe përplasje fizike në Durrës: Të rinjtë sulmojnë postën e skandalit me drejtoreshën
  • SPAK sekuestron celularin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit të Ogerta Manastirliut
  • “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  • Protestë edhe në Korçë, studentët dhe gjimnazistët sulmojnë Drejtorinë e Arsimit
  • Tirana në gjendje lufte, reagon Brukseli: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë

Komentet e Fundit

  1. kastriot on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  2. K R on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  3. Piqeras on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  4. Skypion on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  5. Xha Teme Analisti on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?