Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush do të punojë? Popullsia në moshë pune është reduktuar me 349 mijë persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kush do të punojë? Popullsia në moshë pune është reduktuar me 349 mijë persona
EkonomiLajmi i fundit

Kush do të punojë? Popullsia në moshë pune është reduktuar me 349 mijë persona

Published: July 4, 2024
Shpërndaje

Popullsia në moshë pune 15-64 vjeç është reduktuar në mënyrë të ndjeshme në periudhën ndërmjet dy censeve 2011-2023 sipas të dhënave të INSTAT. Të dhënat paraprake nga rezultatet e cens 2023 tregojnë se popullsia në moshë pune ishte 1,555,080 persona, nga 1,903,987 me rënie 18.3% në krahasim me të dhënat e cens 2011.

Rënien më të madhe të popullsisë në moshë pune e kishin grupmoshat 15 deri në 19 vjeç, të cilat pësuan tkurrje me 46.8% dhe grupmosha 20-24 vjeç që u reduktuan me 41%. Grupmoshat me rënie të fortë në popullsinë në moshë pune ishin 25-29 vjeç me rreth 25%, 40-44 vjeç me 25.6% dhe 45-49 vjeç me 25.4%.

Në të kundërt, popullsia në moshë pune në prag pensioni 60-64 vjeç ka shënuar rritje me 48.8% dhe grupmosha 45-59 vjeç, rritje me 9.6% Siç shihet, popullsia në moshë punë në vendin tonë jo vetëm që është reduktuar në mënyrë të ndjeshme gjatë një dekade, por është përkeqësuar në strukturë, pasi ka një rritje të personave në prag pensioni dhe ulje të ndjeshme në grupet e reja të moshave.

- Publicitet -

Bizneset në të gjithë sektorët vitet e fundit e kanë konsideruar mungesën e punonjësve problem serioz, për zgjidhjen e të cilit nuk kanë përvojë dhe as mjete. Ekonomia shqiptare, kurrë më parë, nuk është përballur me këtë fenomen. Kjo është dekada e parë që ekonomia dhe bizneset duhet të operojnë me të panjohurën më të madhe, mungesën e punonjësve.

Në vitin 2011, popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) përbënte 68% të popullsisë totale dhe në vitin 2023 përbënte 64% të saj. Reduktimi i popullsisë në moshë pune do të ulë treguesit e shkallës së dembelizmit në Shqipëri dhe do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme treguesit e punësimit.

Në fund të vitit 2023, ishin të punësuar zyrtarisht 1,243,085 persona në moshën 15-64 vjeç, të cilët përbëjnë 80% të popullsisë në moshë pune. Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë. Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët (19,0%) dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1%). Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Forca ripjellja says:
    July 4, 2024 at 3:25 pm

    Këtu fajin duket se ka mungesa e reklamës… Nëse doni ta zgjidhni problemin bëjini së më shumë reklamë ripjelljes, se pa ripjellje nuk ka tkurrje ke asnjë lloj grupmoshe të aftë për punë.

    Reply
  • Kapterr Temja says:
    July 4, 2024 at 3:31 pm

    Ceshte kjo qe thoni more shoke te Dites? Mos indirekt po pranoni qe vendi eshte zbrazur? Jo shoke! Sic ka the lideri suprem kjo eshte pasoje e levizjes se lire. Kujt nuk i pelqejne reformat tona le te iki nga syte kembet. Ja do mbetemi ne ketu, une, Ethemi, Aliu nga Selenic, korcari e plot te tjere. E ardhmja e kombit dmth.

    Reply
  • mali says:
    July 4, 2024 at 5:15 pm

    Kapterr Temja ke haruar edhe mali ,apo ne te tjeret jemi prapa listes se Belul Gjeraqines.
    Ne jemi me lista te hapura thuaj.
    Kush te doje le te shkruaj emrin.
    NATO me ne mburet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mbrëmë tensione te Komisariati 3, protestuesit e arrestuar dalin sot përpara togave të zeza (emrat)
  • Eurodeputetja: Ja kush qendron pas projektit për Sazanin dhe Nartën
  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare

Komentet e Fundit

  1. K R on Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  2. K R on ​”I gjetëm rusët!”
  3. K R on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  4. Km on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  5. Ethem Lalaj on ​”I gjetëm rusët!”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?