Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është skulptura më e madhe nënujore në botë?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Kush është skulptura më e madhe nënujore në botë?!
Enciklopedi

Kush është skulptura më e madhe nënujore në botë?!

Published: October 29, 2022
Shpërndaje

Ujërat e pastër kristal të Bahamas mbartin një thesar vërtet të veçantë, i cili me siguri do të jetë një atraksion kryesor për çdo vizitor në Karaibe. “Atlasi i Oqeanit” është skulptura gjigante e vendosur nën ujë, në brigjet e ishullit të New Providence, në Bahamas. Ju mund të keni dëgjuar për muzetë e hapur, por ky muze nënujor po zgjeron mundësitë e asaj që mund të ofrojë një ‘snorkeling’ ose tur në Bahamas, si dhe po ndihmon në mbrojtjen e jetës në oqean. “Atlasi i Oqeanit” në Bahamas është pjesa qendrore e këtij muzeu.

Duke kombinuar artin, aventurën, qëndrueshmërinë dhe mjedisin, statuja më e madhe nënujore në botë mban peshën e oqeanit dhe të jetës ujore.

Por cila është historia e skulpturës “Atlasi i Oqeanit”?

- Publicitet -

Ideja ambicioze për të krijuar skulpturën më të madhe nënujore në botë është në fakt pjesë e një projekti edhe më të madh: Kopshti i Skulpturave të Gumës Koralore Sir Nicholas Nuttall, një instalacion arti, një kopsht me skulptura dhe një rezervat natyror i krijuar nga njeriu.

Ai ndodhet në shtratin oqeanor në brigjet e ishullit New Providence, në Bahamas. I porositur nga B.R.E.E.F – Fondacioni Arsimor i Mjedisit të Gumave në Bahamas, dhe i zhvilluar në vitin 2014, projekti synon të krijojë zona të reja artificiale ku mund të rriten koralet, në mënyrë që të tërheqë turistë në një vend të konceptuar për t’u vizituar, larg shkëmbinjve nënujorë natyrorë dhe atyre të rrezikuar.

Kopshti i skulpturave paraqet Fytyrat Lucayan të artistit Andret John, një bust i bazuar te Lucayas, populli indigjen i Nassau; Njeriun Virtuoz të Willicey Tynes, skulptura e një burri të moshuar që mbahet te një shkop dhe shikon nga oqeani dhe qielli; shkëmbinjtë e ndryshëm nënujorë dhe, natyrisht, Atlasin masiv të Oqeanit nga Jason deCaires Taylor. Të gjitha skulpturat janë bërë me materiale të qëndrueshme, beton shekullor dhe ph. neutral, për të mundësuar kolonizimin natyror të jetës ujore.

Dhe si u krijua “Atlasi i Oqeanit”?

Atlasi i Oqeanit në Bahamas, nga skulptori britanik Jason deCaires Taylor, i referohet mitit grek të Atlasit, një gjigant që mban mbi supe peshën e botës. “Atlasi i Oqeanit” është krijuar duke iu referuar një vajze nga Bahamasi, Camilla, e cila mban peshën e oqeanit, pasi brezat e rinj janë ata që do të duhet të mbajnë peshën e ruajtjes dhe të respektimit të jetës ujore.

Megjithëse deCaires Taylor i lidh gjithmonë skulpturat e tij me natyrën dhe mjedisin ku vendosen, “Atlasi i Oqeanit” ishte një vepër e vështirë për t’u realizuar, sipas skulptorit. Me një peshë prej 60 tonësh dhe me një lartësi prej 5 metrash, statuja duhej të planifikohej në mënyrë dixhitale, të përshtatej në përmasa, të ndërtohej në disa blloqe të ve?anta dhe të montohej nën ujë, pjesë-pjesë. Në krye të skulpturës ndodhet një dritë dhe një flamur që e bëjnë më të lehtë lundrimin në këtë zonë.

Që nga hapja e Kopshtit të Skulpturave të Gumës Koralore të Sir Nicholas Nuttall në vitin 2014, shumë lloje të ndryshme të koraleve, të peshqve, të iriqëve të detit, të algave dhe të sfungjerëve të detit i kanë kthyer këto skulptura dhe shkëmbinj nënujorë në shtëpitë e tyre, ashtu siç ishte menduar.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    October 30, 2022 at 3:01 am

    Ja dhe nje menyre tjeter se si te terheqim turistet ne brigjet Joniane

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?