Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush është Xhihadi Islamik që Izraeli e akuzon për shpërthimin në Gazë?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Kush është Xhihadi Islamik që Izraeli e akuzon për shpërthimin në Gazë?
BoteKryesore

Kush është Xhihadi Islamik që Izraeli e akuzon për shpërthimin në Gazë?

Published: October 18, 2023
Shpërndaje

Izraeli ka thënë se dëshmitë tregojnë se grupi i armatosur palestinez, Xhihadi Islamik, është përgjegjës për shpërthimin e 17 tetorit në një spital në Qytetin e Gazës. Por, ky grup, që është më i vogël sesa grupi militant Hamas që udhëheq Gazën ka mohuar përgjegjësinë.

Shpërthimi në spitalin Al-Ahli besohet se ka lënë të vdekur qindra persona. Rriti zemërimin në mesin e shteteve arabe, dhe 22 prej tyre që përfaqësohen në Kombet e Bashkuara kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, gjatë vizitës në Izrael më 18 tetor, tha se “bazuar në atë që kemi parë, duket se [shpërthimi] u krye nga një ekip tjetër, e jo ju”, duke iu drejtuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Por kush është grupi Xhihadi Islamik?

- Publicitet -

Xhihadi Islamik palestinez është themeluar më 1981 me qëllim që të krijojë një shtet islamik palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor, Gazë, dhe territore të tjera palestineze që tani i përkasin Izraelit. Ky grup cilësohet si organizatë terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit, Bashkimi Evropian dhe qeveri të tjera. Sikurse edhe Hamasi, me të cilin ndan pikëpamje ideologjike edhe Xhihadi Islamik zotohet për shkatërrimin e Izraelit.

Në gusht të vitit 2022, emri i Xhihadit Islamik u bë më i njohur për publikun, pas shpërthimit të dhunës në Rripin e Gazës. Në atë kohë, Izraeli raportoi se vrau disa liderë të grupit. Por, edhe në vitet paraprake, Izraeli ka kryer sulme ndaj këtij grupi. Po ashtu, Xhihadi Islamik mori pjesë edhe në sulmet e koordinuara ndaj Izraelit më 7 tetor të këtij viti, që nxitën një përgjigje të ashpër të autoriteteve izraelite.

Në Rripin e Gazës, Xhihadi Islamik është një nga dy grupet kryesore të militantëve palestinezë, krahas me Hamasin që qeveris me këtë territor të gjatë 40 kilometra e me 2.3 milionë banorë. Pavarësisht se ndajnë pikëpamje të ngjashme ideologjike dhe kanë bërë bashkë forcat në sulmet e fundit ndaj Izraelit, Xhihadi Islamik me veprimet e tij në të kaluarën, sikurse gjuajtja e raketave dhe mosmarrja e përgjegjësisë për sulmet, si dhe mosrespektimi i armëpushimeve, ka minuar autoritetin e Hamasit në Gazë.

 Mbështetja nga Irani

Xhihadi Islamik gëzon mbështetje financiare dhe ushtarake nga Irani, armiku kryesor rajonal i Izraelit. Forca e grupit të armatosur është në rritje pasi në të kaluarën është përfshirë në sulme me raketa dhe konfrontime të tjera me Izraelin. Teherani e mbështet Xhihadin Islamik me trajnime, para, ekspertiza. Megjithatë, shumica e armëve që grupi përdor janë prodhime vendase. Besohet se viteve të fundit, Xhihadi Islamik ka zhvilluar një arsenal të barasvlershëm me atë të Hamasit që po ashtu mbështetet nga Irani duke u pajisur me raketa me rreze të gjatë veprimi, të afta të godasin caqe në qendrën urbane të Tel Avivit.

p.c. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore
  • Dhunuan 17-vjeçaren, dy vajzat në Fier vihen në pranga
  • KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Rama mbron financimin 4 mln euro për Kanye West”, New York Times: Kryeministri s’dha detaje si do shpenzohen paratë
  2. Drejtesia on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  3. Vlora on Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  4. Vjosa on KLGJ rrëzon 10 ish-juristë të KPK-së, nuk i emëron në Gjykatat e Apelit
  5. § on Fytyrat e protestës: 13 nga “agjentët më të rrezikshëm rusë, grekë dhe iranianë” me emra dhe foto

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?