Nga Bedri Islami
Nëse ka sot përsonazh të famshëm në Shqipëri, i cili nuk ekziston, ai, pa asnjë dyshim është Nesti Angoni.
Legjendat e thurura për të janë aq të shumta dhe fjalënajat të pashembullta. Ndoshta nuk ka ndodhur asnjëherë që, njeriu inekzistent, të bëhet kaq i pranishëm.
Pas tij është thënë se qëndrojnë klanet brenda së majtës, grupet rivale të prirë nga Zj.Balluku, se është punonjës i rëndësishëm i bashkisë së Tiranës dhe nga më të afërtit e kryetarit Veliaj, se njeriu mund të jetë edhe nga rrethi i tij familjar, apo edhe shërbimet e huaja.
Ka pasur mendime se mund të jetë dora, si gjithnjë e fshehur , e Gazmend Bardhit përmes njerëzve të tij në SPAK, dhe , aq shumë versione, sa që prej tyre gjithçka dukej e pabesueshme.
Në studiot televizive, megjithëse thuhej se kallzimi i Nesti Angonit nuk i ishte dhënë as përsonave nën hetim, Erion Veliaj apo Ajola Xoxa, lexohej dhe deklarohej me siguri të plotë nga analistë të pavarur apo gazetarë hulumtues apo të kronikës.
Gjithësecili përpiqej të mbushte mendjet e etura për besueshmërinë e kallzimit, që kishte qenë disa faqe, ku përshkruhej me hollësi gjithë çfarë ishte shkruar, deri në detaje.
Së fundi, gazetari dhe botuesi Mero Baze botoi editorialin e tij “” Nesti Angoni” nuk është ai që na gënjyen kaq kohë”.
Ja një pjesë prej editorialit :
“Sot kam siguruar dokumentin më të famshëm në Shqipëri, që ka bërë kurioz gjithë shoqërinë shqiptare: denoncimin e Nesti Angonit, i cili heq çdo dyshim se nuk kemi të bejmë me një denoncim professional, siç na e kanë shitur.
Të gjitha legjendat e thurura rreth këtij denoncimi, që ishte aq e kaq faqe, që kishte informacione sekrete dhe të pamundura për t’u siguruar nga një njeri anonim, janë thjesht gënjeshtra. Mjerisht, janë gënjeshtra të dala nga SPAK.
“Denoncuesi” i famshëm anonim ka shkruar vetëm një faqe letër, të gjitha gënjeshtra, të cilën po e përshkruaj pak a shumë se çfarë thotë.
Nuk po e botoj faksimilen meqë ështe ne proces hetimor dhe ende Veliaj nuk ka një akuzë zyrtare, pasi ështe futur ne burg pse eshte grindur me prokurorin”.
Në emisionin “ Opinion” të gezatrit Bledi Fevziu, gazetarja investigative Klodiana Lala, menjëherë pas arrestimit të zotit Veliaj, do të deklaronte bindshëm se :
“Në kallzimin që ka bërë shtetasi Nesti Angoni ka dhënë detaje të sakta të të gjitha lëvizjeve të zotit Veliaj dhe të zonjës Xoxa, e po ashtu ka dhënë detaje deri tek blerja e sendeve përsonale dhe rrobave të zonjës Xoxa… Kallzimi ka qenë deri tek fustanet. Me udhëtimet jashtë vendit, çarterat me të cilat kishte udhëtuar, cili ishte biznesmeni që kishte udhëtuar me to, madje në një rast jep një detaj shumë interesant, pasi ka rezultuar se në një hotel në Vjenë, zoti Veliaj me bashkëshorten kanë kërkuar një krevat të vogël shtesë, pasi kanë udhëtuar sëbashku me djalin, edhe ky detaj është vënë në dispozicion të prokurorisë së posaçme. Nesti Angoni është brenda bashkisë së Tiranës, kallzimi është aq i detajuar…”
Dy gjëra janë në mesin e këtyre deklarimeve, nga të cilat vetëm njëra mund të jetë e saktë. Ose “Angoni” ka shkruar vetëm një faqe letër, bile, nga foto e botuar, as një faqe të plotë, ose ai ka dhënë detaje të sakta, shumë faqëshe, me detaje të sakta të gjitha lëvizjeve dhe blerjeve të zotit Veliaj dhe zonjës Xoxa, ku kallzimi ka qenë deri te fustanet, ose, si thotë gazetari Baze, krejt shkurt, me gjëra të njohura, në vetëm një faqe.
Pra, njëri burim është i pasaktë, nga këtu:
Së pari, mban kush përgjegjësi për shpërndarjen e informacioneve të pa sakta, jo serioze dhe që mund të ndikojnë në mjedisin publik, dhe, përtej tij, në mjedisin gjyqësor?
Së dyti, një dokument që ende nuk i është dhënë përsonave nën hetim, si mund të jenë në duart e mediave, kur ato përbëjnë raste sekrete dhe tepër konfidenciale?
Nëse , edhe nga një institucion i besueshmërisë së lartë dalin edhe burime të tilla, tepër të brendshme, apo , para se të kryhej arrestimi i zotit Veliaj lajmërohej një eksponent i lartë i opozitës, atëherë për cilën besueshmëri mund të flasim.
Nuk e di nëse është i fajshëm apo jo zotit Veliaj. Nuk është në tagrin tim të hetoj, gjykoj e dënoj. Shqetësimi është se shinat e mbara nga ku filloi lëvizja e SPAK mos të kthehen në shinat e vjetra dhe në fund të bëhet pyetja: “Ku ishe? Hiç, gjëkundi”.