Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?
AnalizaLajmi i funditopinion

Kush i nxjerr sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

Published: September 24, 2026
Shpërndaje

Nga Marenglen KASMI

Duke punuar këto ditë me historikun e Sigurimit të Shtetit, hasa në një praktikë të viteve të komunizmit të quajtur “hetimi popullor”. Ishte pjesë e asaj që regjimi e quante “vija e masave”, çka nënkuptonte se në hetimin dhe zbulimin e një veprimtarie armiqësore përfshihej edhe populli. Vetëm gjatë viteve 1967–1970 u zhvilluan mbi 980 hetime të tilla.

Në një rast, që asokohe ishte konsideruar sukses i madh, në hetim ishin përfshirë mbi 500 kooperativistë dhe personi i dyshuar kishte përfunduar duke pranuar veprimtarinë që i atribuohej. Regjimi kishte edhe “gjyqin popullor”, ku procesi gjyqësor shoqërohej me demaskimin publik të të akuzuarit.

- Publicitet -

Duke parë çfarë ndodh sot me disa çështje të bujshme penale, nuk jam më aq i sigurt se këto praktika i kemi lënë krejtësisht pas. Natyrisht, kooperativistë nuk ka më. Por kemi plot njerëz të tjerë që e ushtrojnë më së miri këtë rol natë e ditë, në tavolina kafenesh, studio televizive e portale. Pra, “hetimi popullor” vazhdon. Pastaj vjen “gjyqi popullor”.

Po nga dalin të gjitha këto materiale që paraqiten si pjesë e dosjes hetimore? Si mbërrijnë te gazetarët? Apo janë vetëm “kocka” që i hidhen publikut të uritur për të ushqyer pikërisht “hetimin dhe gjyqin popullor”?

Rasti i Vlora Hysenit është interesant pikërisht për këtë. Drejtuesja e shkarkuar e SHISH-it është nën hetim nga SPAK, ndër të tjera edhe për “zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”. Akuza është serioze dhe nëse provohet, po aq serioze është edhe përgjegjësia. Ndërkohë, në media po dalin komunikime, deklarime dhe hollësi që paraqiten si pjesë të dosjes hetimore.

Madje, “gojët e liga” thonë se nuk ka mbaruar ende. Do të dalin gjëra të tjera shumë të rënda dhe në tetor do të ketë arrestime të tjera nga SPAK-u, bash për “muajin e Enverit”. Se nga e dinë çfarë do të zbulojë SPAK-u dhe kë do të arrestojë muajin tjetër, kjo është një nga ato misteret që vetëm “hetimi popullor” di t’i zgjidhë.

Këto zhvillime janë paradoksale, pasi po hetohet rrjedhja e sekreteve nga institucioni që ruan sekretet e shtetit, ndërsa në publik po dalin informacione nga hetimi që po zhvillohet për nxjerrjen e këtyre sekreteve. Kush i nxjerr pra, sekretet e hetimit që heton nxjerrjen e sekreteve?

Nuk kam ndër mend t’ia faturoj këtë SPAK-ut. Nuk kemi prova se prej nga kanë dalë materialet hetimore dhe me to mund të jenë njohur edhe persona të tjerë gjatë procedurës. Madje, përpara se të flasim për sekret hetimor të nxjerrë, duhet të dimë nëse ato që po publikohen janë vërtet autentike.

Megjithatë, e kemi një precedent. Në dhjetor 2023, kur në media dolën komunikime nga SkyECC, SPAK-u verifikoi materialet dhe regjistroi procedim penal për “Zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete”. Pra, e kemi një standard të vendosur nga vetë SPAK-u.
Unë i besoj SPAK-ut. E konsideroj institucion serioz dhe profesional.

Prandaj, për sa kohë nuk është bërë publik ndonjë hetim për daljen e materialeve të çështjes Hyseni, më lind natyrshëm pyetja: mos vallë ato që prej disa ditësh po na paraqiten si përgjime, komunikime dhe pjesë të dosjes së SPAK-ut nuk janë autentike?

Mirë do të ishte ta dinim. Sepse, po të mos jenë autentike, atëherë kemi një problem tjetër. Publikut po i paraqiten si pjesë të dosjes së SPAK-ut materiale që nuk janë të tilla. Po të jenë autentike dhe ende të mbrojtura nga sekreti hetimor, dikush i ka nxjerrë. Atëherë pse nuk po shohim të njëjtin reagim të SPAK-ut? Apo këtë herë është më e vështirë të gjendet se nga rrjedhin sekretet?

Ndërkohë hetimi dhe gjyqi popullor vazhdojnë punën. “Ka rënë shteti”, thërret opozita. Lloj-lloj konspiracionesh hidhen në qarkullim. Fundja, përvojën e “vijës së masave” e kemi.

Dosja penale nuk është serial televiziv, si ato telesehiret turke të përmbrëmshme. Ajo përmban informacione që duhen verifikuar dhe materiale që marrin kuptim vetëm kur shihen në tërësi. Kur prej saj dalin vetëm disa fragmente, publiku krijon një pamje të çështjes që mund të jetë krejt tjetër nga ajo që më vonë do të përballet në gjykatë.

Për të mos ngjallur ndonjë keqkuptim, faji nuk është i gazetarëve. Gazetaria kërkon informacion dhe kur e siguron, e publikon atë. Gazetarit mund t’i kërkosh të verifikojë burimin dhe ta paraqesë materialin me përgjegjësi. Por, kur një material që supozohet të jetë i mbrojtur përfundon në redaksi, pyetja e parë nuk është pse e botoi gazetari, por kush ia dha.

Në rastin Hyseni kjo ka edhe më shumë peshë. Kemi të bëjmë me drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe me një hetim që prek pikërisht informacionin sekret. Nëse dyshimet e SPAK-ut provohen, përgjegjësia është e rëndë. Pozicioni që ka mbajtur jo vetëm që nuk e mbron nga ligji, por e bën edhe më të madhe përgjegjësinë për informacionin që i është besuar. Por atëherë le të jemi konsekuentë edhe me sekretin hetimor.

Ajo që të bën përshtypje është se SPAK-u duket sikur është mësuar me këtë bashkëjetesë. Hetimi zyrtar zhvillohet në prokurori, ndërsa “hetimi popullor” kudo e nga gjithkush. Në njërin mblidhen provat, në tjetrin ndërtohet historia nga copëza që paraqiten si të dala nga dosjet hetimore të SPAK-ut.

Duket sikur edhe vetë SPAK-u po e shijon këtë spektakël. Ose së paku, nuk po shqetësohet shumë prej tij. Nuk po them se SPAK-u i nxjerr vetë materialet, pasi nuk kam asnjë provë për këtë. Mos vallë heshtja e tij nënkupton se i intereson kjo gjë apo se materialet e dala nuk janë autentike? Se edhe kështu mund të lexohet, për sa kohë nuk kemi parë të njëjtin reagim që SPAK-u ka dëshmuar se di ta bëjë kur e konsideron të nevojshme..

Shoqëria në një vend demokratik nuk ka nevojë as për “vijën e masave”, as për hetues e gjyqtarë popullorë. Ajo ka nevojë për institucione drejtësie që punojnë në mënyrë të përgjegjshme edhe pse nuk i kanë marrë ende rrogat e muajit të fundit dhe që kujdesen që hetimet e tyre të mos zhvillohen paralelisht në studio televizive, me materiale që pretendohet se rrjedhin nga dosjet e tyre hetimore.

Përndryshe, hetimin dhe gjyqin popullor e kemi bërë. U kry!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Jimi says:
    September 24, 2026 at 10:48 am

    Ok !

    Reply
  • Anonymous says:
    September 24, 2026 at 11:36 am

    o marenglen kurva ….

    Reply
    • Qerratai says:
      September 24, 2026 at 10:40 pm

      KurvOt me tendence kriminale jane pikerisht ato kurvOt “anonime”…. alias Anonymous…

      Reply
  • Precizim says:
    September 24, 2026 at 1:47 pm

    Marenglen je munduar qe te mos i prekesh dhe te mos i godasesh te gjitha anet. Dhe ne fakt ke te drejte vetem ne nje gje qe askush nuk duhet te linçohet pa marre nje vendim te formes se prere per fajesine apo pafajesine e tij.
    Por je lodhur shume me argumenta dhe kunderargumenta. Sigurisht qe gjithshka del nga SPAKU. SPAKU e ka bere rruge kete metode pune, aspak serioze, propaganduese, sensacionale dhe manipuluese. Askush deri me sot nuk e ka atakuar SPAK-un. SPAKu duhet te mbaje pergjegjesi per gjithshka del nga zyrat e tij. Duhet ngritur padi penale kunder atij qe nxjerr te dhena te hetimit nga zyrt e SPAKut. SPAK nuk mund te jete jashte ligjit dhe te beje çfare te doje me jetet e njerezve perderisa ata te shpallen fajtore ose jo.

    Reply
  • tom says:
    September 24, 2026 at 3:59 pm

    pa lidhje fare, muhabet koti

    Reply
  • Buda says:
    September 24, 2026 at 4:18 pm

    Historiani Kasmi ben mire te zbuloje dhe te paraqese per ne lexuesit e Dites, se cfare “mrekullie” profesionale apo erotike e solli me katapult neper erresire femren misterioze “Vlora Hyseni” nga rruget e Prishtines ne Zyrat e Larta Shteterore te Sherbimit Informativ te Shtetit Shqiptar? Se dyti, te pyes si historian: Nga vetr emri Sherbimi Informativ Shteteror (SHISH) pse ky institucion shume i rendesishem nuk eshte ne sherbim te Presidetit te Republikes se Shqiperise, por ne ate te Kryeministrit te Qeverise?!

    Reply
  • Teksti says:
    September 24, 2026 at 5:58 pm

    Mendësi konspiracioni! Më keq se në kohën e sigurimit të Shtetit

    Reply
  • Anonymous says:
    September 25, 2026 at 2:14 am

    Komunizmit i vijn rrotull keta:

    Arsim
    Shendetesi
    Rend Publik
    Dinjitet kombetar
    Pasaport serioze nderkombetare

    Le ti kemi prap keto o Mariglen se po e mbyllim njerin sy per “gjyqet popullore” ore aman

    Reply
  • labi says:
    September 25, 2026 at 2:15 am

    spak sali -klodiana serb -rus

    Reply
  • Vlora 97 says:
    September 25, 2026 at 4:54 am

    Turp qe mban anen e hajdutve o Mariglen.

    Reply
  • nastradini says:
    September 25, 2026 at 4:56 am

    Filloi BOLJA fanatike Marks-Engels-Lenini, si BAJGA e Enverit te shkruaje dacibao te gjata si carcafe avokatie per ZGJEBEN kosovare te Hashim Thacit, njashtu sic i kendon lavdi edhe LANC kriminal te Enverit papushim ne gazeten DITA, duke na kujtuar Sigurimin e Shtetit, por ky fanatik Enverist qe nga kapter sigurims Edi Rama e ka emeruar ne Akademine e sufllaqezinjeve ka harruar te shikoje se “gojet e liga” kane perdorur vendimin e GJKKO per arrestimin e Vlora Hysenit, jo se ja ka shitur dafllakun Ergys Agasit me spiune dhe poliagjente, qe e kane ”…hallatin sa Blendi Fevziu shtatin…”, por ka shitur te krimi dhe bandat SHIK e Shqypnise, sic e kishte shitur SHIK e Kosoves do kohe me pare dhe tani kerkon, qe celularin t’ja verifikojne te huajt, “Agjensi Partnere”, por kush eshte Partneri i Vlora Hysenit, letyres qe burgaxhiu i Hages, Hashim Thacit ja hodhi Edi Rames si nje leter bythe e perdorur per te shitur edhe SHIK e Shqypnise te bandat dhe krimi, qe intimidon dhe shantazhon gazetaret njesoj si Enveri dhe nuk i beson as shtetit te vet?

    Mendoni se cfare mendon Haga per shqyptaret dhe Kryegjykatesi Smith per Kosoven ne kete PACAVURE arnautesh:

    CFARE POPULLI ESHTE KY?

    Reply
  • Arnold says:
    September 25, 2026 at 7:00 am

    Bravo Kasmi! Sa nje çarcaf e paske bere shkrimin dhe paska lende te pare dhe per gjuhetaret te te numerojne sa te gjere e ke fjalorin. Kur e ben Bidua/Bidoja historian punen e deputetit çfare ke ti me pak? Te ka hipur vetja ne qejf se ke diplome gjermane por ty te ka pare Gjermania dhe nuk e ke pare ti. Turp per citimet nga veprat e shokut Lleshi e nga ditaret e luftes te shokut bab Lymi qe perdor si burime primare ne botimet e tua (pa vlere per boten akademike europiane). Eshte tek filmi “Mozart” (kompozitor i madh por qe vdiq ne varferi se e mbyten mediokrit dhe xhelozet) eshte nje pjese ku Salieri (kompozitor medioker) thote: “une jam mbreti i mediokerve dhe ju fal mekatet”. Eshte per te te thene ty te falte Salieri mekatet intelektuale!

    Reply
  • !!? says:
    September 25, 2026 at 10:16 pm

    Po sikur prokurorët e SPAK, në interes të hetimit të shpërndajnë të dhëna për të vën në lëvizje lidhjet dhe bashkpunëtorët në krim të të hetuarit, për të zbuluar më tej aktivitetin kriminal duke parë dhe përgjuar reagimet e bashkpuntorëve ndaj të dhënave të shpërndara, dhe

    ta dini që qo Vlora Hyseni në veprimtarin e saj kriminale nuk është e vetme në SHISH dhe jashtë SHISH.

    Njerëz, banda e llahtarshme e kusarëve të kusarokratit kombçfarosës Edi Rama është një shport karavidhesh që janë të gatshëm të hanë njeri tjetrin për tu pasuruar, janë njerëz pa moral ku besueshmëria dhe respekti ndaj njeri tjetrit është zero, mjafton të kujtojmë citimet e Belinda Pallukes për bosin e saj, padrinon e kusarokracis , Edi Rama që në bisedat intime me bashkpuntorët e saj në kusari e quante pallosh dhe k..r dhe a mund ti besohej Arben Ahmetaj nga kreu i bandës së kusarëve dhe

    për të bër zap karavidhet e shportës së kusaris, kryekusari gjeti si person të duhur Vlora Hysenin e cila në krye të SHISH do të organizonte me profesionalizëm survejimin, mbajtjen nën kontrollin e rreptë e Agasëve dhe Agaseve të bandës së tij të cilët duhej ti shërbenin vetëm atij, duhet të vidhnin vetëm për atë padrinon dhe Agasët e Agaset të lëpinin vetëm kockat që do tu hidhte padrinua nga tepsia e kusaris së tij dhe të mos vidhnin jashtë kontrollit të tij, kështu që. nën udhëheqjen e Vlora Hysenit detyra parësore e SHISH ka qën

    përgjimi i pandërprer i të gjithë Arben Ahmetajt e bandës së tij, ministra, deputetë, drejtues partie që mund të delnin nga rreshti duke e tepruar me veprimtarin e tyre, duke vjedhur për vehten e tyre në dëm të thesit të kusaris së padrinos, madje edhe dashuria e zjarrtë për Ergys Agasin ka qën një operacion kontrolli besnikërie i ndërmar nga nga vetë drejtuesja e SHISH për llogari të padrinos që

    të mbante nën kontroll atë që ishte një z/kryeministër de fakto i Edi Ramës që kishte detyrën e vështirë por shumë të rëndësishme dhe jetike për kryekusarin, të menaxhonte me përkushtim dhe profesionalizëm krimin e organizuar qeveritar.

    Frika e padrinos ishte që mbase qy lloj z/kryeministër makina e të cilit bashkë me të si antar i qeveris vinte pas makinës së kryeministrit Edi Rama të eskortuar nga një dyzinë policësh me motorcikleta, mund t’ja drithte si kusari Arben Ahmetaj.

    Detyr tjetër e rëndsishme e SHISH të Vlora Hysenit ishte që të ndihmonte kryekusarin në rekrutimin në shërbim të tij personalitete të rëndsishëm të huaj që mund të viheshin në shërbim të axhendës prej kusari të Edi Ramës. Jam plotësissht i siguret që rekrutimi i McGonigalit të FBI ishte një operacion i sofistikuar i SHISH ku çfaqen edhe specialist të vjetër të sigurimit të shtetit dhe një nga metodat që është kompromentuar është edhe metoda e dashuris me fëmrat si dashuria e zjarrtë e Vlorës me Gysin, aq sa McGonigal harroj të dashurën e tij bashkjetuese në SHBA për fëmrat e kolme dhe të zjarrta që u ofronte SHISH i Edi Ramës, harres që i hëngri kokën Mc Gonigalit dhe kam frik se në “vetvrasjen” e saj ka gisht edhe SHISH i Vlorës së Edi Ramës.

    Guxoj të them që me këtë metodë të suksesëshme të shërbimeve inteligjente kusari i sofistikuar Edi Rama bëri që kryeministrin e Hollandës Mark Rrota nga kundërshtar i vendosur për pranimin e Edi Ramës dhëndërr kusar kollovar në gjirin e bëshëm të miljonave të subevencioneve dhe investimeve të nuses BE, në kumbar në këtë martesë. Kur shikoj pozën e Vlorës së zjarrtë të Agasit me sekretarin e NATO, zotin Rrota, më duket se ka vajtur si drejtoresh e SHISH të Edi Ramës për të mbajtur ndezur përkushtimin e zotit Mark ndaj kusarit Edi Rama.

    Besoj që në videotekën e SHISH të Vlora Hysenit duhet të ketë video kompromentuese rozë jo vetëm për McGonigalin e FBI, por edhe për ambasadorë, diplomatë, presidentë, kryeminstra, politikanë të rëndësishëm që kanë konsumuar kënaqsit e mikpritjes kompromentuese të Edi Ramës, që vuajnë shpesh nga sindroma e Epshtejnit -nga e cila nuk ka shpëtuar as presidenti i nderuar Donald Trapi që për të shpëtuar nga nami i kësaj sindrome po bën luftë për të kthyer Iranin dhe popullin iranian në epokën e gurit për hir të paqes në botë. Mendoj që vërtet SHISH ka punuar seriozisht për sigurimin e sundimit të Edi Ramës në arenën ndërkombëtare.

    Po kështu SHISH po punom shumë, nën orientimin e Edi Ramës për mbarvajtjen e protestës. Arrestimet ku policët pa uniformë, me pamjen e banditëve që zvarritën protestuesin në Zvërnec, me siguri vartës të Vlorës, gjënden papritmas jo përball por mbrapa protestuesve, rrëmbejn në mënyrë poshtëruese protestuesit , më poshtëruese se arrestimet e kriminelëve, bëhen që

    në kthinat sekrete të komisarateve Kumborët e Edi Ramës në SHISH të tërheqin në bashkpunim agjentë për tu infiltruar në drejtimin e protestës dhe kam frik se do tja ken arritur këtij synimim kobzi.

    Të jeni të sigurt që me mbledhjen e këshillit të siguris antikombëtare të kryesuar nga krriçi na Peqini që mban në kurriz me përkushtim Edi Ramën në rrugën e tij pakthim kundër Shqipëris dhe shqipëtarëve , zoti president Barom Beu, këto veprimtari të SHISH të Edi Ramës do të intensifikohen.

    Do të ishte më mir që Dumani të ler pa frik të lir Vlorën se nuk do na gjej ndonjë gjë nga dashurit e saj për Agasët e të tjerë edhe nga nxjerja e sekretit shtetëror të Shqipëris që është lakuriq para gjith botës,

    po qe vërtet prokuror o Dumani, arresto përbindshin e llahtarshëm, antishqiptarin më të rrezikshëm dhe më të sofistikuar Edi Rama që po arrin të bëj edhe atë që asnjë pushtues, as edhe Milloshviçi shqiptar ngrënës në Kosovë, spastrimin etnik të Shqipëris nga shqipëtarët që po përfundon dhe popullimin me shpejtësi të frikshme dhe plotësisht të organizuar nga qeveria nga skllevër afro aziatik. Dilni o prokuror verifikojeni këtë krim makabër në fshatrat, qytetet shkollat e zbrazura , verifikoni dhe bizneset ku do të gjeni kudo indian, filipinas ….afrikanë , nuk po punësohen më fare shqipëtar duke mbështetur projektin e spastrimit etnik kriminal të Edi Ramës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?