Nga Orgen Peci
Sot është vërtet një ditë plot peshë për historinë e drejtësisë. Më 19 korrik 1992, Paolo Borsellino dhe pesë agjentët e shoqërimit të tij humbën jetën në masakrën e Via D’Amelio, vetëm dy muaj pas vrasjes së mikut dhe kolegut të tij, Giovanni Falcone.
Sot, Italia dhe mbarë bota kujtojnë një nga plagët më të rënda të historisë moderne të drejtësisë: 34-vjetorin e masakrës së Via D’Amelio në Palermo.
Më 19 korrik 1992, një shpërthim i telekomanduar mori jetën e prokurorit antimafia Paolo Borsellino dhe pesë agjentëve të policisë që e mbronin atë: Agostino Catalano, Walter Eddie Cosina, Emanuela Loi, Vincenzo Li Muli dhe Claudio Traina.
Ky atentat brutal erdhi vetëm 57 ditë pas vrasjes së mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Giovanni Falcone. Ajo verë e përgjakshme e vitit 1992 ishte një shpallje lufte e hapur e Cosa Nostra-s ndaj shtetit dhe shoqërisë civile.
Vetë Borsellino e dinte se pas vdekjes së Falcones, ai ishte i radhës. Miqtë dhe kolegët tregojnë se ai punonte me një ritëm të ethshëm në ditët e tij të fundit, sikur donte të fitonte garën me kohën që po i ikte. ”Kush ka frikë vdes çdo ditë, kush nuk ka frikë vdes vetëm një herë.”
ishte shprehja e mbetur testament prej tij. Ajo përmbledh filozofinë e një njeriu që zgjodhi detyrën dhe dinjitetin përpara githçkaje.
Borsellino nuk ishte një hero i paprekshëm, por një njeri me frikëra si të gjithë ne. Ndryshimi qëndron tek aftësia e tij për ta shndërruar atë frikë në kurajë për të bërë gjënë e duhur.
Nëse mafia mendoi se duke hedhur në erë makinën e Borsellinos do të varroste edhe betejën e tij, historia provoi të kundërtën. Vdekja e tij shkaktoi një zgjim të paprecedentë të ndërgjegjes ndërkombëtare dhe asaj italiane. Gjenerata të tëra të rinjsh u rritën me idealet e tij, duke e kthyer emrin e tij në një simbol të pakompromis të ndershmërisë.
Sot, pas më shumë se tri dekadash, figura e Borsellinos është një udhërrëfyes i gjallë për çdo sistem drejtësie që lufton me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Edhe shoqëria jonë lëngon në kërkim të një drejtësie të vërtetë, të pastër dhe të guximshme. Përpjekjet e para janë bërë, por sakrifica e Borselinos është një leksion i madh që godet drejtpërdrejt plogështinë dhe kompromiset tona të përditshme.
Borsellino dhe Falcone na provuan se krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivele të larta luftohen vetëm përmes njerëzve me integritet absolut, që janë të gatshëm të vendosin fatin e vendit dhe të ardhmen e fëmijëve mbi interesin apo sigurinë e tyre personale.
Nëse sot në Shqipëri kërkojmë me ngulm magjistratë, prokurorë e gjyqtarë që nuk përkulen para shantazhit dhe nuk joshin nga paratë e pista, modeli që duhet të ndjekim është pikërisht ai i Via D’Amelio-s. Drejtësia pa guxim është thjesht një iluzion, dhe pa njerëz si Borsellino, çdo shoqëri është e dënuar të mbetet peng e mafies dhe e korrupsionit.
DITA

Nga ceta e kacakeve ne drejtesin shqiptare nuk ka e nuk munde te kete drejtesi si ajo italiane e vireve 90, sepse ne Shqipni shumica jane pa arsimin perkates, jane te kohes se Shpellarit e femijeve te tij, e nje pjese rrace cak i xanun, qe japin drejtesi kush pagun me shume ose kush i kujt asht. Pjesa me e mire vritet sic u vra gjygjtari ne Tiran. Ku koleget e tij as nuk moren qendrim si duhej nga presioni ose frika e Sali Serbit.
Sali serbi dhe ed shurreli jane NJË E TË PANDARË
Ndajn bashk pushtetin ekonomik.
Pjeaa tjetlr jan llafe e hartime për popull naiv qe te zgjedh o njërin o tjetrin
Kurse per Ed Surrelen, kjo funksionon ndryshe – vdes c’do dite kur ka proteste.
VO:
1- DREJTËSIA NË SHQIPËRI NUK BËHET,PASI 100 % E MAGJUSTRATVE JANË SHKOLLË E KURSIT 6 MUJOR TË SALISËRBI BISTUEIA 79.
2.VETINGU NXORI NOKAUD 90 % POR PJESA E MBETUR 10 % ËSHTË MË KEQ SE ATA.
NUK MUBD TË BËJ DREJTËSI PREK.ARBEN KRAJA ME VILA SI SALIU,LIKE..GJYQTARJA I.OLLDASHI QË MORI BANESË TE 19 KULLAT E KL.PARTIZANI TË ABIT,GITËS,SALIUT.!
3.NUK KA DREJTËSI NË BOTË TË MOS HETOI,GJYKOI DHE DËNOI KRIMIN SHTETROR TË GËTDECIT 2008,TË 21 JANARIT 2011 ME 32 TË VRARË ME UDHËR TË K.MINISTRIT DHE VKM TË TIJ.
4.NUK KA NË BITË DREJTËSI QË FAL HAJDUTËT QË PËR 35 VITE BËN BADËRDI ME PRONAT,DUKE SHKATRRTUAR MBI 1.200 ND/JE MBI 500 MILD.$ HUMBJE.
5.ME GRUSHTE SGTETI DALISËRBI VRAU MBI 22.000 NJËRZ,MBI 200 NË TROPOJË DHE DOSJET MBAHEN NË SIRTAR NGA FRIKA E PËRBINDSHIT TË VIÇIDOLIT,PSIKO 1970-80.!
6.DREJTËSINË E DREJTON MAFJA SLLAVO-GREKE ME OBJEKSION SHPOPULLIMIN E VËNDIT QË NGA 1940(POPULLI ÇAM) E NË VAZHDIM NGA 1990,97,98..DERI SOT MBI 2000.000 TË VRARË, PASI NË SHQIPËRI NUK BËHET SHTET ME LIGJE,PASI DREJTON MALIQI SALI ME BANDËN E TIJ MBI 65.000 SPIUN E KOMUNIST TË ENVERIT,DORZUAR NGA RAMIZ ALIA ME TEORINË E PERESTROKËS(PPSH), GORBAÇOVIANE.!
7.PA LARGIMIN E SB,KU DASH
E SHPALLI NON GRATA QËLLIMISHT NUK BËHET DREJTËSIA QË DO POPULLI.!
8.MAGJISTRATVE TANË MË PARË U KA LINDUR FRIKA NË BARKË..DHE U GËZOHEN PASURISË MARRAMËNDSE,NDAJ NUK U SEKURSTROJNË PASURINË E VJEDHUR HAJDUTVE..FILLUAR NGA POLITIQËNËT MAKUTËR BOTROR.
EL NEWS ALBANIA
FLM DITA