Nga Migena Aleksi
Deklarata e fundit e Marta Kos ku veçon Malin e Zi në procesin e anëtarësimit, në pamje të parë duket si fjali rutinë e burokracisë së BE.
Por nuk është e tillë.
Për vite me radhë, procesi i integrimit u perceptua si një lëvizje në bllok. Kjo logjikë tashmë ka rënë. Bashkimi Evropian po e bën të qartë se zgjerimi nuk është më kolektiv, por një garë individuale. Procesi është bërë brutal në thjeshtësinë e tij.
Kur thuhet se Mali i Zi është vendi më i avancuar në procesin e anëtarësimit, jepet edhe një mesazh politik për të tjerët në rajon. Dikush ka ngecur.
Në rastin e Shqipërisë, fjala që rikthehet vazhdimisht nga partnerët evropianë është “sundimi i ligjit”. Duket një klishe sidomos për ata që mërziten shpejt me përsëritjen. Por “klisheja” ripërdoret sepse problemi mbetet i pazgjidhur në thelb.
Mbyllja e kapitujve të negociatave është miratimi i tyre se një shtet po transformohet në thelb, në mënyrën si funksionon drejtësia, si luftohet korrupsioni, si respektohen institucionet e ndarje-kontrollit së pushteteve dhe veçanërisht si garantohet barazia para ligjit.
Në rastin shqiptar reforma në drejtësi ka prodhuar pritshmëri të mëdha dhe disa rezultate të dukshme, por ajo që kërkon Bashkimi Evropian është qëndrueshmëria. Mbi të gjitha një sistem që funksionon pa u varur nga emrat apo nga momenti politik.
Kjo është pika ku diferenca jonë me Malin e Zi bëhet më e dukshme. Nuk është se Mali i Zi është një histori perfekte suksesi apo një model pa probleme. Por ai ka arritur të krijojë një vijueshmëri në proces, një ritëm që nuk ndërpritet.
Shqipëria lëviz me impulse. Ka periudha përshpejtimi të ndjekura nga ngadalësime, përparime që relativizohen nga kriza të brendshme të shpeshta.
Këtu hyn edhe një element që e komplikon më tej perceptimin e jashtëm për Shqipërinë. Mënyra si trajtohen çështjet e ndjeshme politike dhe akuzat për abuzim me pushtetin. Rasti i Belinda Balluku është ilustrues.
Nuk është thelbësore për Brukselin nëse një figurë politike është fajtore apo jo në kuptimin penal, këtë e vendosin institucionet e drejtësisë. Ajo që ka rëndësi është nëse sistemi reagon me standarde të njëjta për të gjithë, nëse ka transparencë reale, nëse perceptimi publik për pandëshkueshmërinë fillon të zbehet. Nëse nisin hijet dhe përdredhjet, situata kthehet automatikisht në minus.
Në këtë kuptim, problemi nuk është një emër i përveçëm. Është modeli. Është mënyra si shteti përballet. Reagimi për Ballukun ishte qartësisht selektiv. Besueshmëria është monedha kryesore në procesin e integrimit.
Në këtë kontekst, deklarata e Marta Kos është një formë presioni e drejtpërdrejtë. Ajo u thotë vendeve të tjera të rajonit se koha e justifikimeve ka mbaruar, se nuk ka më hapësirë për të fajësuar të tjerët.
Konteksti aktual evropian është ndoshta më i favorshmi i dekadës së fundit për zgjerimin. Lufta në Ukrainë, rivalitetet globale dhe nevoja për stabilitet në rajon e kanë rikthyer zgjerimin në axhendën strategjike të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë se dera nuk është thjesht e hapur në teori, por ekziston një vullnet real për ta çuar përpara procesin.
A do të arrijë edhe Shqipëria të kthejë reformat në një proces të qëndrueshëm dhe të pakthyeshëm? Apo do vazhdojë të lëkundet mes fjalimeve të bukura dhe realitetit selektiv? Do prodhojë një shtet funksional, apo do vazhdojë të prodhojë batuta për “të shpjeguar” pse ende nuk është aty ku duhet? Dhe ku, këtë herë, si rrallëherë, e duan?
Botuar në DITA

Te gjithe ne kemi ngecur,dhe te vjedhur dhe te dhunuar ne cdo aspekt.Shpresoj te mesojme nga zgjedhjet e gabuara, i kemi paguar shtrenjte.Te ndryshojme dhe ta duam veten dhe vendin me shume.E meritojme.
Urime Migena,qenke ngritur ne pergjegjesi,besoj edhe rritje rroge. Mali i Zi e ka filluar procesin para nesh dhe gjithmone ka qene me mire se ne. M.Kos nuk ka thene asgje te re pervecse te ka dhene ty shansin ta interpretosh sipas oreksit ne perputhje me qellimin per te mxirre ç’te mundesh ..Po me mire po lexojme origjinalin,Qim Peken,se sa nje kopje mediokre si kjo e jotja.
E hengre sufllaqen sot ti?
Se Qimi ha byrek
Votim i gabuar? Pse ke do zgjidhje ti? Mos te hedhim zift mbi cdo gje.
Si perher një opinion i shkruar mirë nga Migena. Fjali të pastra, logjikee fortë.
Por ideja që “problemi është te sundimi i ligjit dhe mungesa e qëndrueshmërisë” është bërë tashmë një narrativë standarde në analizat për Shqipërinë.
Pra është i saktë si koment, por jo domosdoshmërisht surprizues.
Shqipot tashme duan shkurt: Je me Saliun apo me Ramiun.
Harrojne të gjorët si ky Nano më poshtë ato vargjet e famshme:
Mora pushkën dola malit
Të luftoja për atdhe
Ku ta dija unë i ziu
Se armiku ishim ne
Molotovaret me stil te ri: per cdo koment menjehere dy kunderkomente,te pakten …
Aferim!
Sali, Edi,
Jemi nji,
Leku te shkoje te vije!
Përshëndetje Nona ! Janë një tufë e vogël urrejtës e sharës kronikë të Ramës dhe qeverisë . Po t’i shikosh me kujdes , janë të njëjtit nick name , që përdorin prej mbi 10 vjet të njëjtin stil e urrejtje . Tani , me mirëdashjen dhe kënaqësinë e Ditës , e cila , që të mos ia hamë hakun ka bërë përparime të dukëshme anti Ramë , janë grumbulluar të gjithë te kjo gazetë . Është shumë interesante të shikosh , që nuk lenë artikull e editorial pa dhënë mendimin e tyre të mbrapshtë , a thua se jetojnë në këtë botë , vetëm për të shkruar komente te Dita . Ndërsa socialistët , nuk shkruajnë komente , ose shkruajnë shumë më rrallë , ata thjesht shkojnë e votojnë çdo dy vjet në zgjedhjet lokale e të përgjithëshme dhe kur numërohen votat , çfarë zbulohet ? 83 , madje 86 deputetë nga 140 të mundshëm dhe 61 bashki nga 66 të mundëshme . Ky është rezultati i dashnorëve të komenteve anti Ramë te Dita . S’më mbetet gjë tjetër , veçse t’i uroj këta beniaminët tanë opozitarë , që të vazhdojnë në këtë rrugë , veçse mos të habiten pastaj kur në zgjedhjet e ardhëshme të katandisen në 20-30 deputetë e me asnjë bashki të fituar .
Po ce flet gjera pa lidhje bre Dashke?!
Dita e majte ka qene e majte mbetet. Saliu me Edin jane nga keta te ndryshimeve te medha. Sidomos per te mbajtur njeri jatrin ne pëqi.
Lexoni pak sot ne te perditeshmet e majta se si sapo Spaku ka marre te pandehur sJamarbrin e Saliun, Edi ka nxituar tu jape nje leje kulle. Me firme te Beles patjeter… Ah se harrova; pasi i hoqen te drejten Lali Erit per te firmosur leje per kulla…
Edi dhe Sali, leku te shkoje e te vije!
Ty dhe Temes turp e faqja e zeze!
Ke te fala nga ersekaret.
Ja sa te vijne komentet nga rilindas bytharet.
Migena e tha..TOPI është për ATA që kan 35 vite që pengojnë.
-Çëdhtjen BALLUKU,varet se i komenton:
1.Europi thot se PARSBURGIMET në shqipëri janë 65 % më shumë se në BE,të dytët pas KREMLINIT..!
2.SALIDKAPI..thot të arrestohet B.Balluku për TENDERS,Kur non grata vrasësi i 20.000 njërzve nga 1991 kakaris maje plehut dhe 24/24 orë shpif te SHQUP..kë do dëgjoi BELERIZMI I PPE..SALINË APO RAMËN QË NUK LEJON B.BALLUKUN TË ARESTOHET SI E.VELIAJ 13 MUAJ PA AKUZË,QË GJK E LË TË LIRË DHE OLSI/DADO NUK E LËSHOJNË DERI NË VDEKJE SI 4 TË UÇK NË HAGË.?
Po ce flet gjera pa lidhje bre Teme dhe Dashke?!
Dita e majte ka qene e majte mbetet. Saliu me Edin jane nga keta te ndryshimeve te medha. Sidomos per te mbajtur njeri jatrin ne pëqi.
Lexoni pak sot ne te perditeshmet e majta se si sapo Spaku ka marre te pandehur sJamarbrin e Saliun, Edi ka nxituar tu jape nje leje kulle. Me firme te Beles patjeter… Ah se harrova; pasi i hoqen te drejten Lali Erit per te firmosur leje per kulla…
Edi dhe Sali, leku te shkoje e te vije!
Ty dhe Temes turp e faqja e zeze!
More Teme, Lali u arrestua me 13 akuza te konfirmuara nga gjykatat e te gjitha shkalleve dhe aktualisht eshte ne gjykim. E shoqja ngeli shtatzene qe mos te arrestohej serisht.
Migena e tha..TOPI është për ATA që kan 35 vite që pengojnë.
-Çështjen BALLUKU,varet se i komenton:
1.Europi thot se PARABURGIMET në shqipëri janë 65 % më shumë se në BE,të dytët pas KREMLINIT..!
2.SALISKAPI..thot të arrestohet B.Balluku për TENDERA,Kur non grata vrasësi i 20.000 njërzve nga 1991 kakaris maje plehut dhe 24/24 orë shpif te SHQUP..kë do dëgjoi BELERIZMI I PPE..SALINË APO RAMËN QË NUK LEJON B.BALLUKUN TË ARESTOHET SI E.VELIAJ 13 MUAJ PA AKUZË,QË GJK E LË TË LIRË DHE OLSI/DADO NUK E LËSHOJNË DERI NË VDEKJE SI 4 TË UÇK NË HAGË.?
FLM DITA
Ka mundesi ju lutem te me thoni pse duam me kaq zjar ( qajme e ulurijme kur nuk na futin) te hyjme ne BE?
Cfare perfitojme si komb dhe ju si individ?
Pyes se ne kurre nuk do te hyjme ne BE dhe te dime cfare fitojme e cfare humbim nga kjo?
Kerkoja atij qe ke votuar
Une kam 20 vjet qe nuk votoj. Eshte menyre per mua per te protestuar kete klase politike ( te gjithen) te krininalizuar dhe anitkombetare
Po pse o K.. R, po te kish votuar tjetrin do ishim ne Be????….. Nga ana tjeter Migena è njeh mire Malin e Zi, ….. e qarte qe e kemi fajin brenda, se nuk na lene urrejtjet personale. Mali i zi nuk eshte me pak i korruptuar se Shqiperia dhe se gjithe vendet e Ballkanit, por sic thote dikush me lart, e ka filluar procesin shume me perpara se ne. Po ashtu edhe Serbia. Te ishte Balluku e keqja e vetme e ketij vendi do tja benim hallall….. Por..
Unen nuk thashe se votimi apo mos votimi im do te ishim ne BE? Une thjesht ju pergjigja atij K…r me lart kur tha te pyes ata qe kam votuar.
Mali i Zi ka 600 mije banore ne jemi 2 milion banore. Ndersa Mali I zi ka po ashtu korupsionin e krimin si ne, hyrja e saj ne BE ska te bej fare me kohen kur jane bere aplikimet. Ka te beje me
1. Mali i ZI i takon nje tjeter civilizmi nga toni, qe eshte me afer me Civlizimin e BE.
2. Mali i ZI ka popullsi me te vogel per te korntolluar krimin e korupsionin
3. Mali i ZI eshte nje pagese e vogel per te justifikuar zgjerimin e BE. ( pranim i nje vendi te vogel fare per te thene se ja po zgjerohemi)
Sa per dijeni une nuk shkruaj per K…ret ketu. Ata K kane qene e K do te mbeten. Shkruaj per ndonje tjeter qe mund ta lexoj kete.
Te fala K…rave
Dhe ti Migena kerkon qe sistemi i drejtesise te reagoje me standarte te njejta . Te njejten gje kerkojne gjithe shqiptaret, pa lere BE-ja. Ty te duket se sistemi drejtesise vepron me dy standarte, per arsyen e vetme pse maxhoranca nuk aprovoi arrestimin e Ballukut ! Ndersa gjithe shqiptaret mendojne se sistemi i drejtesise vepron me dy standa, per te vetmen arsye se ka 20 vjete qe ish kryeministri dhe ish presidenti i vendit kreu nje krim shteteror, vrau kater protestues ne mes te sheshit dhe ende sot e kesaj dite nuk eshte denuar. Madje ai livadhis i lire dhe ka kurajon qe edhe sot e kesaj dite te kercenoj stabilitetin politik, si dhe rendin publik te ketij vendi. Ne nje vend te konsoliduar me kulture demokratike te gjitha krimet duhen ndeshkuar, por ne trealitetin shqiptar ti si gazetare e di mire se cili prej ketyre krimeve paraqet rrezikshmeri te larte shoqerore.
Ajo pakica qe ngrihet kunder Rames e ka kot o Dashi sepse Rama sa te kete mbrojtes me pagese si ju patronazhistet qe ju paguan neper ndermarrje shteterore pa shkuar nje dite ne pune fiton vetem Noc Rrokun ( ” megjithese ti je emigrant”) kurse ti e ben kete mbrojtje “pa interes” vetem se e sheh qe Rama “eshte K/M. me i mire” dhe me te drejte ti revoltohesh dhe i ofendon kundershtaret e Rames ! Me fal se nuk je vetem,ke shok kapter Temen dhe ka dale dhe nona !
..kurse ti je ose nje trushplar ose nje shpifes me pagese.
Zgjidh e merr.
Ja, kështu duhet ta kuptojë publiku çështjen. Bravo! Të kuptosh është çështja. Për të vepruar, koha është e pafundme.
Po ne kemi spak dhe gjykate speciale, perse i paguan perendimi? Ka nje zgjodhje:Lidhuni fort me Kinen me Japonine dhe Brukseli vjen e ta sjell antarsine vet ne Tirane, pa kapituj fare!
Akoma nuk e keni marre vesh qe Shwiperia nul do pranohet ne BE as ne 2050? Shtet musliman!
Ndoshta Nona nje tru shplare mund te jem por per nje gje te garantoj; shpifes me pagese nuk arrij ta kuptoj sepse ne komentin tim nuk ka asnje lloj shpifje por nuk jam as mutngrenes dhe as bythlepires i askujt si ti me shoket qe thashe . un jetoj me nje pension 18000 leke dhe me ndihmen e djemve qe te pakten deri sot nuk me kane lene te vuaj dhe as te shitem per nje sufllaqe si ju .. Gezuar Bajramin .